Lajmet
Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë gjatë vitit 2023
Buleshkaj tha se ky vit ka qenë i suksesshëm në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMbi 10 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë gjatë këtij viti, të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të pasurisë. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaroi se është dyfishuar numri i regjistrave të deklarimit të pasurisë. Sipas tij, gjatë vitit 2023 ka pasur edhe shkëputje të kontratave, e raste të tjera të cilat janë dërguar në prokurori e gjykata.
Në konferencë për media, Buleshkaj tha se ky vit ka qenë i suksesshëm në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
“Këtë vit kemi pasur rreth 296 kërkesa të cilat i kemi trajtuar e këto kërkesa kanë rezultuar me 66 vendime, me 12 opinione, me 165 përgjigje dhe me 17 mbyllje rastesh. Po ashtu i kemi 36 raste të cilat jemi duke i trajtuar. Në qoftë se e krahasojmë me vitin e kaluar i kemi pasur rreth 220 raste, këtë vit kemi pasur një rritje të rasteve. E që ne i përkthejmë si agjenci në besim që kanë qytetarët dhe OJQ-të, mediat në agjenci për të trajtuar rastet të cilat mund të rezultojnë me konflikt interesi. Si rezultat i punës tonë kemi plot vendime të cilat janë anuluar nga institucionet komunale apo qendrore, kemi kontrata të cilat janë shkëputur për shkak që janë lidhur në bazë të konfliktit të interesit. Ka drejtor të cilëve u është ndërprerë kontrata sepse janë emëruar në konflikt interesi, kemi rezultate të prekshme. Kemi edhe disa raste të cilat i kemi përcjell qoftë për gjyqësor apo prokurori”, tha Buleshkaj.
Buleshkaj shtoi se gjatë vitit janë marrë edhe me 66 kallëzimet penale të vitit të kaluar. Ai u zotua se viti 2023 ka qenë i suksesshëm për deklarimin e pasurisë, ku theksoi se është dyfishuar numri i regjistrave.
“Kemi pasur për herë të parë është mbi dyfishuar numri i regjistrave të deklarimit të pasurisë të cilët ne i kemi pranuar. I kemi 10 mijë e 890 deklarime të pasurisë të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të pasurisë. Mund ta themi me krenari që Kosova është vendi i parë në glob që me futjen në funksion të deklarimit elektronik të pasurisë i kemi mbi 99 për qind të subjekteve deklaruese të zyrtarëve publik të cilët i kanë kryer deklarimet përmes këtij sistemi elektronik. Kjo na ka ndihmuar për të pasur saktësi më të mëdha të të dhënave, sepse më herët është dashur që nga kopjet fizike ne t’i bartim në forma elektronike për të mundur t’i krahasojmë me databazat ku krahasohen këto të dhëna”, shtoi ai.
Buleshkaj shtoi se gjatë këtij viti kanë qenë rreth 170 zyrtarë të cilët kanë kryer trajnime.
“Jemi në proces të kontrollit të plot të pasurisë për 1708 subjekte deklaruese, e duke i shtuar këtu edhe familjarët e tyre, ky numër tejkalon mbi 4000. Jemi në mes të procesit, po besoj që procesin e verifikimit të plotë do ta kryejmë në fillim të vitit të ardhshëm. Këtu është mirë ta përmendim edhe përkrahjen që kemi pasur nga Këshilli i Evropës përmes mentorimit, i cili është duke na ndihmuar hap pas hapi në aspektin teknik për ta kryer këtë punë, sipas standardeve evropiane dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, theksoi Buleshkaj.
Buleshkajkonsideroi që është shënuar sukses edhe në sinjalizim, ku disa raste janë dërguar edhe në prokurori.
“Janë 19 raste të paraqitura si sinjalizime të jashtme. Të gjitha këto janë trajtuar përveç një nga to. Nga këto 19 raste, dy janë përcjellur në prokurori, një rast është dërguar në një komunë të Kosovës për procedim të mëtutjeshëm, një rast është përcjellur në një ministri të Kosovës për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq 11 raste janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes së kritereve ligjore. Ndërsa, tri raste tjera janë mbyllur për shkak se nuk ka rezultuar që veprimi i raportuar të përbëjë shkelje sipas ligjit. Ndërsa, jemi në fazën finale të trajtimit të rastit të fundit për këtë vit. Nëse krahasojmë të dhëna me vitin paraprak, kanë qenë 14 vitin e kaluar, ka një rritje rreth 30 për qind të rasteve”, përfundoi ai.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj tha se kanë arritur që të trajnojmë mbi 180 zyrtarë apo autoritete përgjegjëse brenda institucioneve, të cilët janë të autorizuar për të trajtuar rastet e mundshme të konfliktit të interesit.
Botë
REL: KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor
Published
1 hour agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë).
Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre.
Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit mobil në zonën e Bashkimi Evropian nuk ka kosto shtesë roaming-u për thirrjet, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se kostot e roaming-ut paraqesin problem për qytetarët në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Tarifat e roaming-ut janë problem në gjithë Ballkanin Perëndimor. Për punëtorët që punojnë jashtë vendit dhe familjet që telefonojnë më të dashurit e tyre jashtë vendit. Faturat e papritura kur udhëtoni janë diçka që ne më nuk e pranojmë në BE. Sot propozojmë nisjen e bisedimeve për ta përfshirë në këtë edhe Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos në X.
Me propozimin për nisjen e bisedimeve, Komisioni Evropian kërkon miratimin e Këshilli i BE-së për hapjen e negociatave me partnerët nga Ballkani Perëndimor. Pasi Këshilli ta miratojë këtë kërkesë, Komisioni Evropian do të negociojë marrëveshje dypalëshe me secilin shtet të rajonit.
Pasi marrëveshjet për këtë çështje të përmbyllen me sukses, ato do të hapin rrugën që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e zonës “Roam Like at Home” në BE.
Pas finalizimit të marrëveshjeve dhe harmonizimit të plotë me rregullat e BE-së për roaming-un, qytetarët që udhëtojnë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të realizojnë thirrje, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin shërbime të internetit, pa tarifa shtesë të roaming-ut.
Bashkimi Evropian e ka iniciuar “Roam Like at Home” në qershor të vitit 2017. Ai zbatohet për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e zonës ekonomike evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja u zgjerua edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.
Aktualisht, nuk ka konfirmim nga Komisioni Evropian se kur mund të nisë zbatimi i kësaj rregulloreje për vendet e rajonit, pasi sipas zyrtarëve të KE-së gjithçka varet nga negociatat me institucionet përkatëse në rajon.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Ricardo Cardoso, pranoi se bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar.
“Afatet kohore varen nga gatishmëria e secilit prej partnerëve nga Ballkani Perëndimor për të përmbyllur marrëveshje dypalëshe me BE-në dhe për të siguruar harmonizimin e tyre të plotë me legjislacionin përkatës”, tha zëdhënësi i KE-së.
Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – po ashtu synojnë që një ditë të bëhen anëtare të bllokut. Nga të gjashtë vendet, Kosova është e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka status të vendit kandidat. Prishtina ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022. /REL/
Aktualitet
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Published
2 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se pas heqjes së masave kufizuese është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.
“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, nënvizoi Spiropali.
Rajoni
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Published
3 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Në një konferencë për media, Konjufca theksoi se pritet thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.
“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Presim thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.
Nga ana e saj, Spiropali nënvizoi se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Tirana do të intensifikojë lobimin për njohje të reja të shtetit kosovar.
Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një trajtimi të drejtë dhe të paanshëm të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet.
“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare. Nuk mund të injorohet fakti se në Kosovë ka pasur spastrim etnik… Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet, ku do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më parë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për marrëveshje të reja.
“Biseduam për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë se brenda vitit 2026 do të mbahet një mbledhje në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, fushat me interes të përbashkët dhe të gjitha prioritetet që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, tha Spiropali.
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur deri tani tetë mbledhje të përbashkëta. E nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Tirana. /Kosovapress/
Lajmet
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Published
6 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.
“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”
Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.
Donjeta Sadiku me paraqitje të fuqishme, fiton 5:0 në turneun “Strandja”
REL: KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Grevë kombëtare në transportin publik në Gjermani: Autobusët dhe trenat ndalojnë
Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, qeveria shpall gjendjen e katastrofës
Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
