Lajmet

​Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare

Published

on

Institucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.

Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.

Fermeri Xhemë Krasniqi i cili merret me bujqësi tash e shumë vite, shpalosë sfidat që po hasin për të ‘mbijetuar’ në këtë sektor. Madje, për të mos hequr dorë nga kjo veprimtari, ai thotë se pak kohë më parë janë detyruar të marrin kredi në një institucion mikrofinanciar për të mbuluar shpenzimet karshi nevojave të tregut.

Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.

Ne merremi me blegtori, e dorëzojmë qumështin tek një qumështore. Kredi kemi në FINCA, 15 mijë euro i kemi marrë aty, diku për 5 vjet do t’i kthejmë rreth 6 mijë euro më tepër. Ato i kemi marrë para pak kohe, na duhen për të mbjellë grurin, na duhen për naftë, farë, për të gjitha, dhe i kemi shtuar edhe dy krerë lopë”, thotë Krasniqi.

Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

Me ja dalë po mundemi, por për kamatat janë shumë të larta për bujqit, por, çfarë të bëjmë…Me mujt shteti të na ndihmojë është shumë mirë për neve, sa jemi duke punuar aktualisht, mund të punojmë edhe njëherë kaq më shumë. Mundemi edhe ta lëmë, sepse kamatat e larta, shteti edhe po na vonon subvencionet, por, po e provojmë njëherë kështu”, thotë Krasniqi.

Në njërën prej institucioneve mikrofinanciare për normat e kredive të njëjtit thonë se maksimumi i kredisë për bujqësi është deri në 25 mijë euro, duke theksuar se kohëzgjatja e kthimit është për 60 muaj apo 5 vjet, me këst 580 euro.

Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.

Normat e kredive për bankat dhe jo bankat pak a shumë e kanë ndjekur trendin paraprak. Në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit. Pra, nëse e shikon në rajon ka banka që kanë kamata më të larta se Kosova, ka që kanë më të ulëta, por megjithatë mesatarja e Kosovës është ende mbi mesataren e rajonit. Ka pasur një përmirësim nga 6.6 për qind në 6.3 për qind, të dhënat e fundit janë diku rreth 6.17 për qind. Pra, norma e interesit në kredi bankare ka filluar duke rënë, por ende ne mendojmë që ka hapësirë për konkurrencë, ende ka hapësirë për përmirësim, dhe ende mendojmë që ekziston, ka shumë parametra që tregojnë që norma e interesit në kredi mundet, dhe ne presim që të zbret më tutje. Në sektorin bankar publikimi i fundit është rreth 6.17 për qind në kredi në banka, kurse, ndërmjet 17 për qind në jo banka nga 20 e diçka për qind që ka qenë viteve paraprake”, thotë Ismaili.

Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.

Ne jemi institucion mikrofinanciar, kryesisht japim kredi për bujq, biznese, konsum, renovim e me radhë… Kemi klientë të dy aktiviteteve, por, kryesisht dominojnë klientët në bujqësi…Ne edhe si institucion i mbështesim shumë bujqit, kështu edhe procedurat nuk janë shumë të vështira për të marrë një kredi, normal duhet me pas aktivitete që kryen me bujqësi, pastaj janë procedurat tjera që kur ofrohesh në institucion merr detaje më të sofistikuara lidhur me kredinë e bujqësisë”, thotë Sahitaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna kërkon nga institucionet mikrofinanciare që t’i zbresin normat e interesit.

Mikrofinancat e kanë si produkt ofrimin e kredive, sidomos tek bujqësia, për arsyeje se i kanë procedurat shumë më të thjeshta dhe marrin rriskun më të madh për vete. Kërkesa jonë është që të shihet mundësia që të ulen këto interesa, por për t’u ulur këto interesa duhet ulur me gjitha institucionet mirkofinanciare dhe të shihet se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka duhet të plotësojmë tek kërkesat e tyre që ato të kenë rrisukun më të vogël. Duke ja ulur rriskun si institucione publike, institucioneve mikrofinanciare, padyshim që edhe ato ndikojnë në uljen e normës së interesit të kredive”, thotë Rafuna.

Këto institucione mikrofinanciare ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale./UBTnews/

Lajmet

Konjufca bënë homazhe në Lybeniq: Na mundon shumë fakti që edhe pas 26 vitesh nuk ka drejtësi

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në nderim të viktimave të masakrave të Lybeniqit, në të cilat forcat serbe vranë e masakruan mbi 80 civilë shqiptarë, sot bëri homazhe në kompleksin e varrezave në këtë fshat. 

Pas homazheve kryetari Konjufca tha se këto janë pjesë e shumë masakrave që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilat e shprehin qëllimin gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e popullit tonë, largimin e tij dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Kreu i Kuvendit rikujtoi se sikurse në shumë masakra të tjera të kryera anekënd Kosovës nga aparati shtetëror serb, as këtu Serbia nuk kurseu fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm ngase ishin shqiptarë.

Na mundon shumë fakti që edhe 26 vjet pas kësaj masakre, shtoi kryetari Konjufca, nuk kishte asnjë proces të rëndësishëm ndërkombëtar të gjyqësisë e të drejtësisë, i cili u nevojitet familjeve dhe gjithë popullit tonë, sepse, siç tha kryetari i Kuvendit, pa drejtësi këto janë gjithmonë plagë të hapura në trupin e popullit tonë.

“Ne nuk do të lodhemi asnjëherë duke bërë thirrje për drejtësi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për drejtësinë vendore, sepse tash janë të mundshme të gjitha kushtet për hetime më profesionale dhe gjykime në mungesë, për të gjithë kriminelët serbë, për të gjithë ata mijëra ushtarë, oficerë të ushtrisë, policisë e paramilitarë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë fushatë gjenocidale kundër popullit të Kosovës në vitet 1998-1999”, theksoi kryetari Konjufca.

Continue Reading

Bota

Putin fillon thirrjen më të madhe ushtarake ruse në vite, thirren 160mijë rekrutë

Published

on

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar rekrutimin e 160,000 burrave të moshës 18-30 vjeç për shërbimin ushtarak njëvjeçar, duke shënuar një nga rekrutimet më të mëdha në Rusi që nga viti 2011. Ky hap vjen në një moment kur Rusia po përpiqet të zgjojë dhe të forcojë forcat e saj të armatosura, duke e bërë këtë një pjesë të rëndësishme të strategjisë së saj ushtarake. Rekrutimi i këtij numri të madh të rinjve pason përpjekjet e Putinit për të rritur numrin e përgjithshëm të ushtrisë ruse në 2.39 milionë dhe ushtarët aktivë në 1.5 milionë brenda tre viteve të ardhshme.

Zëvendës administratori i ushtrisë ruse, Vladimir Tsimlyansky, ka siguruar se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në frontin e Ukrainës, megjithatë, disa raporte të mëparshme kanë treguar se një numër i caktuar rekrutësh janë përfshirë në luftime. Ky rekrutimi masiv ndodh në një kohë kur SHBA dhe ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje për një armëpushim në luftën ruso-ukrainase, por dhuna vazhdon, me sulme të vazhdueshme nga ana ruse, përfshirë një sulm në një objekt energjie në Kherson, që la 45,000 banorë pa energji elektrike.

Për më tepër, Rusia ka zgjeruar kufirin e moshës për rekrutimin, duke e çuar atë nga 27 në 30 vjeç dhe duke përdorur platformën shtetërore Gosuslugi për të njoftuar rekrutët. Në një përpjekje për të fuqizuar ushtrinë, Rusia ka rekrutuar gjithashtu luftëtarë me kontratë dhe raportohet për mercenarë nga Koreja e Veriut. Kjo lëvizje e Rusisë ka ngjallur shqetësime për sigurinë e rajonit, duke pasuar rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s dhe anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Continue Reading

Lajmet

Osmani cakton 15 prillin si datë për seancën konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.

Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin.

Continue Reading

Bota

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan viziton Parisin për bisedime me homologun francez

Published

on

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të vizitojë Parisin më 2 prill 2025, ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij francez, Joan-Noel Barrot. Bisedimet e dy diplomatëve pritet të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Francës, si dhe në disa çështje të rëndësishme globale dhe rajonale.

Temat që do të diskutohen përfshijnë sigurinë e Evropës, zhvillimet në Ukrainë, situatën në Gaza dhe Siri, si dhe rolin e Turqisë në forcimin e sigurisë evropiane. Sidoqoftë, një çështje kyçe do të jetë gjithashtu integrimi i Turqisë në Bashkimin Evropian, dhe diskutimet mbi heqjen e barrierave që pengojnë Ankaranë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ky takim është i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe për adresimin e çështjeve të sigurisë dhe diplomacisë në një periudhë të tensionuar ndërkombëtarisht./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara