Sport

Bujar Qerimi emërohet përzgjedhës i Kosovës në hendboll

Published

on

Bujar Qerimi është emëruar përzgjedhës i Kosovës në hendboll (meshkujt). Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës – thuhet në njoftim.

Emri i njohur i hendbollit kosovar do të jetë në krye të ekipit përfaqësues në katër ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për ‘Euro 2022’.

Kosova më 10 mars e pret Rumaninë në Prishtinë, ndërsa më 14 mars luan ndaj Rumanisë si mysafire. Në fund të prillit Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi kurse në fillim të majit luan si mysafire ndaj nënkampiones së botës, Suedisë.

Bordi ka marrë vendim për përzgjedhësin pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 që ka prekur sportin në gjithë botën. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, selektori i deritashëm, Taip Ramadani e ka të pamundur që të udhëtojë nga Australia që të jetë në krye të ekipit.

Për këtë arsye Ramadani ka ofruar dorëheqjen e tij. Bordi, duke çmuar kontributin e Ramadanit, ka vendosur të pranojë dorëheqjen e tij, duke u bazuar në rrethanat e krijuara.

Bordi i FHK-së ka vendosur që pozitën e selektorit t’ia besojë ish-lojtarit të Borcit të Ferizajt, Bujar Qerimit. Ai ka bërë karrierë si trajner në Belgjikë. Së fundi ishte seleksionues i U-20 të Belgjikës. Tani, Qerimi do të jetë në krye të skuadrës sonë për këto katër ndeshje.

FHK-ja ishte e interesuar edhe për trajnerët tjerë shqiptarë, Jasmin Zhuta e Ibish Thaqi. Por kësaj radhe u vendos për Bujar Qerimin, një emër të respektuar të hendbollit kosovar.

Sport

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Published

on

Klubi anglez, Arsenali ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Brentford, Christian Norgaard.

Topçinjtë kanë vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi kanë konfirmuar tashmë edhe prurjen e tretë këtë verë.

Pas portierit Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit Martin Zubimendi, Arsenali ka konfirmuar edhe transferimin e Norgaard nga Brentford.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se reprezentuesi i Danimarkës, Christian Norgaard, është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Marrëveshja raportohet të jetë me vlerë të garantuar 10 milionë funte plus 2 milionë funte tjera bonuse që lidhen me performancën.

Norgaard do të veshë fanellën me numër 16 dhe do të bashkohet menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Continue Reading

Sport

Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.

Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.

Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.

Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.

Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.

Continue Reading

Sport

Interi në sulm për Marco Asension

Published

on

Interi është rikthyer seriozisht në pistën Marco Asensio. Spanjolli i PSG-së, i cili ka qenë dy herë në radarët zikaltër në të kaluarën, shihet si profili ideal për të forcuar mesfushën sulmuese të trajnerit Cristian Chivu.

Asensio, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit francez pas huazimit te Aston Villa, është në dispozicion në merkato dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po kërkon një destinacion të ri në Evropë. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, ndaj çmimi i transferimit mund të lëvizë mes 10 dhe 12 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga. Asensio fiton 8 milionë euro në sezon, një shifër që nuk përputhet me politikat e reja financiare të Interit. Për të realizuar transferimin, lojtari duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page.

Zikaltërit po e studiojnë me kujdes mundësinë, ndërsa marrëdhënia me Mendes mbetet e hapur edhe për çështjen e Dumfries. Tashmë mbetet për t’u parë nëse hera e tretë do të jetë fat për të sjellë Asension në Milano.

Continue Reading

Sport

Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Published

on

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, duke mohuar përfundimisht thashethemet për një rikthim në Turqi.

Futbollisti kosovar ka rinovuar kontratën me Mallorcën për dy vite të tjera, duke e lidhur atë me klubin spanjoll deri në vitin 2029.

Muriqi, i cili u transferua në Mallorca në janar të vitit 2022, pas një periudhe zhgënjyese te Lazio, vazhdon të jetë pjesë e klubit ishullor.

Continue Reading

Të kërkuara