Sport

Buffon hap akademinë e tij të futbollit

Published

on

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka hapur Akademinë e Futbollit Buffon, për t’u ‘ofruar djemve dhe vajzave të moshës tetë deri në 16 vjeç një kurs portierësh shumë të specializuar’.

E ardhmja e 43-vjeçarit është e pasigurt, por ai ka hapur një akademi për të trajnuar të rinj duke transmetuar përvojën e tij dhe duke sjellë djemtë dhe vajzat më afër rolit të një portieri.

Fituesi i Kupës së Botës ka fituar 10 Scudetto, pesë Coppa Italia dhe shtatë Supercoppa Italiana me Juventusin, ndërsa ai ndihmoi Parman në Kupën UEFA në 1998-99 dhe fitoi ligën e Francës gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në PSG.

Tani, akademia e tij ekskluzive synon të përmirësojë dhe përsosë teknikën e shumë futbollistëve të rinj që aspirojnë të bëhen portierë.

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Sport

Sportet dhe origjina e tyre

Published

on

By

Sporti mbetet gjithnjë një fushë me shumë interes. Historikisht, e deri në ditët e sotme. Një formë e pazëvendësueshme e garës, luftës dhe argëtimit.

Në përcjellim shumë gara sportive, por a jemi ndalur ndonjëherë të mendojmë ku e kanë origjinën këto sporte:

Lojërat olimpike: Greqia

Kriketi: Anglia

Futbolli: Anglia

Tekvondo: Koreja e Jugut

Xhudo: Japonia

Shahu: Indi

Atletika: Greqia

Volejbolli: SHBA

Basketbolli: SHBA

Kabadi: Indi

Bilardo: Indi

Softball: SHBA

Ragbi: SHBA

Continue Reading

Sport

Rivaliteti më i madh në sport

Published

on

By

Bota e sportit njeh rivalitete të mëdha. Kundërshtarë me cilësi të përafërta, që një kohë të gjatë maten mes vete kush është më i mirë se tjetri.

Le të shohim cilat janë rivalitetet më të mëdha:

1. Joe Frazier & Muhammad Ali (boks)

2. Ohio State Buckeyes & Michigan Wolverines (futboll i kolegjeve universitare)

3. Montreal Canadiens & Toronto Maple Leafs (hokej mbi akull)

4. Finlanda & Suedia (hokej mbi akull)

5. Real Madrid & Barcelona (futboll)

6. Seltik & Reinxhers (futboll, Skoci)

7. India & Pakistani (krikët)

8. Boston & New York Jankes (ragbi)

9. Detroid Red Wings & Chicago Blackhawks (hokej mbi akull)

10. Duke Blue Devils & North Carolina (futboll i kolegjeve universitare)

11. Los Angales Dodgers & San Francisko Giants (ragbi)

12. Edmonton Oliers & Calgari Flames (hokej mbi akull)

13. River Plate & Boca Juniors (futboll)

14. Alabama Crimson & Auburn Tigers (futboll i kolegjeve universitare)

15. Joe Luis & Max Schmeling (boks)

16. Neë York Knicks & Miami Heat (NBA basketboll)

17. Green Bay Backers & Chicago Bears (hokej mbi akull)

18. Jack Johnson & Society (boks, historikisht)

19. Los Angeles Lakers & Boston Celstics (NBA basketboll)

20. Cris Evert & Martina Navratillova (tenis)

Continue Reading

Sport

Ronaldo i frustruar, akuzon Al-Hilalin pas humbjes në derbi

Published

on

By

Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një momenti të diskutueshëm pas humbjes 3-1 të Al Nassr, të vulosur nga penalltia e shënuar nga Ruben Neves në minutën e 92-të.

Menjëherë pas golit, ylli portugez u kthye nga kamera që po e filmonte dhe bëri një gjest me dorën e djathtë, i cili u interpretua gjerësisht si shenjë që nënkupton “vjedhje”, i shoqëruar edhe me një buzëqeshje ironike.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e interpretuan ndryshe, duke pretenduar se Ronaldo kishte treguar pesë gishta për të kujtuar pesë titujt e Champions League të fituar gjatë karrierës së tij.

Në fushë, Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 3-1 ndaj rivalëve, duke u shkëputur në +7 pikë në krye të renditjes, pas një serie rezultatesh pozitive edhe në javët e fundit.

Cristiano Ronaldo kishte kaluar Al Nassr në avantazh të përkohshëm 1-0 në minutën e 42-të, duke realizuar golin e tij të 959-të në karrierë dhe duke iu afruar edhe më shumë shifrës simbolike prej 1000 golash. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Penalltia e akorduar në minutat shtesë largoi edhe më shumë Al Nassr nga objektivi i titullit kampion, duke lënë hije polemikash mbi ndeshjen.

Continue Reading

Të kërkuara