Lajmet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Sport

​Ndryshime te Anglia para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

By

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./KP

Continue Reading

Lajmet

Shërbimet për hemodializë, ShSKUK: Në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme

Published

on

By

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës.

E derisa të përfundojë ky proces, ShSKUK thonë të kenë kërkuar nga njësitet përkatëse të bëjnë ri-organizim të brendshëm të punës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës. Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm. ShSKUK po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.

Continue Reading

Lajmet

“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen”, veteranët bëhen gati për protestën në Strasburg

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka mbledhur këshillin drejtues të saj rreth përgatitjeve për protestën e 16 nëntorit që mbahet në Strasburg.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo organizatë fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në të.

Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Protesta e Strasburgut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vjen pas atyre që u mbajtën në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë./EO

Continue Reading

Lajmet

Pas urdhrit të Prokurorisë, KQZ njofton që në ora 16:00 vazhdon procesi i numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

E përditësuar

Pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi që të rifillojë numërimi në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi i verifikimit do të fillojë në vazhdojë në orën 16:00.

Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./EO

Urdhërohet ri fillimi i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Të kërkuara