Sport

​Bronny James thotë se mund të përballet me presionin e lojës me babanë LeBron

Published

on

Bronny James e di se ka njerëz që besojnë se ai u transferua në Los Angeles Lakers vetëm për shkak të babait të tij, ndër basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave LeBron James, por tha se ai mund të përballet me presionin e shtuar.

Bronny u zgjodh i 55-ti në total në Draftin e NBA-së javën e kaluar pas një sezoni në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) dhe tani do të bashkohet me babain e tij, kosh-shënuesin më të mirë të ligës dhe katër herë kampionin, LeBron James.

Sigurisht që ka një presion të përforcuar,” tha Bronny në konferencën e tij hyrëse për shtyp përpara stërvitjes së tij të parë me ekipin.

“E kam parë tashmë në mediat sociale dhe internet, flas se si mund të mos e meritoj një mundësi. Por unë kam qenë duke u marrë me gjëra të tilla gjatë gjithë jetës sime, kështu që nuk është asgjë ndryshe. Është më e përforcuar me siguri, por unë do ta kaloj atë“, tha më tej Bronny.

Ai tha se është i etur të shkruante historinë e tij dhe të tregoj se është më shumë se thjesht djali më i madh i një prej lojtarëve më të mëdhenj ndonjëherë.

Unë thjesht po jetoj me ditët dhe përpiqem të mos më interesojë se çfarë mendojnë të tjerët për mua, sepse ka shumë njerëz që kanë diçka për të thënë. Thjesht po e marr atë ditën dhe do të qëndroj i arsyeshëm ndërsa e bëj”, tha Bronny.

Bronny falënderoi trajnerin e ri të Lakers, JJ Redick dhe menaxherin e përgjithshëm Rob Pelinka për “gjithçka që më kanë dhënë“, por Redick e refuzoi atë vërejtje.

Rob dhe unë nuk i dhamë asgjë Bronnyt. Bronny e ka fituar këtë me punë të palodhur,” tha ai ndërsa LeBron shikonte me vëmendje.

Redick tha se Bronny, sezoni i të cilit në USC u ndërpre për shkak të një arresti kardiak që pësoi verën e kaluar, ka potencial të madh për rritje.

Niveli i tij bazë i ndjenjës, atletizmi, pika e sulmit, mbrojtja, gjuajtja, pasimet – ka shumë për të pëlqyer në lojën e tij,” tha ai.

Tifozët mund të shikojnë për herë të parë Bronny në aksion për Lakers kur aksioni i Ligës Verore Klasike të Kalifornisë fillon të shtunën me një lojë kundër Sacramento Kings në San Francisko.

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara