Bota

Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në BE nga 1 janari

Published

on

Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në BE nga 1 janari, pasi që rregullat e udhëtimit që lidhen me të qenit pjesë e BE-së skadojnë, si dhe për shkak të pandemisë.

Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë. Kjo nënkupton që vetëm udhëtimet esenciale lejohen, raporton BBC.

Aktualisht vetëm shtetet me nivel të ulët të infeksionit me koronavirus kualifikohen për udhëtime jo-esenciale.

Vetëm tetë shtete me nivel të ulët të shkallës së infeksionit janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm dhe aktualisht nuk ka plane për ta vendosur Britaninë në atë listë./UBTNews

Bota

Zelensky thotë se Ukraina do të refuzojë propozimet për të hequr dorë nga territoret e saj

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.

Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.

Continue Reading

Bota

​Ministrat e Jashtëm të 25 vendeve kërkojnë të lejohen ndihmat në Gaza

Published

on

Ministrat e Jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Francë, Spanjë dhe Japoni, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme dhe duke kërkuar nga qeveria e Izraelit që të lejojë hyrjen e ndihmave dhe të lejojë aktorët thelbësorë humanitarë.

Deklarata në tërësi:

“Vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme. Uria po zhvillohet para syve tanë. Nevojiten masa urgjente tani për të ndaluar dhe për të kthyer pas urinë. Hapësira humanitare duhet të mbrohet, dhe ndihmat nuk duhet të politizohen kurrë. Megjithatë, për shkak të kërkesave të reja kufizuese për regjistrim, organizatat ndërkombëtare humanitare thelbësore mund të detyrohen të largohen së shpejti nga Territoret Palestineze të Okupuara, gjë që do të përkeqësonte edhe më shumë situatën humanitare. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të japë autorizimin për të gjitha dërgesat e ndihmave nga organizatat ndërkombëtare humanitare dhe të heqë pengesat për aktorët thelbësorë humanitarë për të operuar. Duhet të merren hapa të menjëhershëm, të përhershëm dhe konkrete për të lehtësuar qasjen e sigurtë, në shkallë të gjerë për OKB-në, OJQ-të ndërkombëtare dhe partnerët humanitarë.

Nënshkruesit:

Australia, Belgjika, Kanadaja, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Islanda, Irlanda, Japonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv/Presidenti i Komisionit Evropian, Komisioneri i BE-së për Mesdheun dhe Komisioneri i BE-së për Barazinë, Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave.

Continue Reading

Bota

​Tre të vrarë në Teksas, policia identifikon të dyshuarin

Published

on

By

Policia e Austinit në Teksas ka identifikuar të dyshuarin për vrasjet në Target, një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Shtetet e Bashkuara, ku të shtënat në veri të qytetit lanë tre persona të vdekur, shkruan Economic Times.

Sipas Departamentit të Policisë së Austinit (APD), i dyshuari “ka një dosje kriminale”, megjithatë detajet e shkeljeve të tij të mëparshme nuk janë publikuar. Emri i tij mbahet i fshehtë deri në përfundimin e hetimeve, sipas Economic Times.

APD tha se i dyshuari iku nga dyqani me një automjet të vjedhur, të cilin më pas e përplas, para se të grabiste një automjet tjetër dhe të udhëtonte drejt jugut të Austinit. Ai u arrestua pa ndonjë incident tjetër.

Continue Reading

Bota

Kryeministri australian: Netanyahu është në mohim për pasojat e luftës në Gazë

Published

on

By

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e ka akuzuar homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, se është “në mohim” për pasojat e luftës në Gazë, raporton BBC.

Ndalesa e ndihmave që kemi parë dhe më pas humbja e jetëve që po shohim në ato pika shpërndarjeje të ndihmave, ku njerëzit që presin për ushqim dhe ujë po humbasin jetën, është krejtësisht e papranueshme. Dhe ne e kemi thënë këtë”, tha ai.

Kam biseduar me kryeministrin Netanyahu. Ai më përsëriti atë që ka thënë publikisht gjithashtu, që është të mohojë pasojat që po ndodhin për njerëzit e pafajshëm”.

Albanese të hënën njoftoi se vendi i tij do të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pas veprimeve të ngjashme nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja.

Albanese tha se pakënaqësia me qeverinë izraelite ka luajtur një rol në këtë veprim, duke thënë se australianët “duan të shohin ndalimin e vrasjeve dhe ciklit të dhunës”.

Izraeli, nën presion në rritje për të përfunduar luftën në Gazë, ka thënë se njohja e një shteti palestinez “nxit terrorizmin”, dhe Netanyahu e quajti vendimin e Australisë dhe aleatëve të tjerë “turpërues”.

Netanyahu dhe qeveria e tij kanë përballur kritika në rritje për shkak të raporteve mbi urinë në Gaza.

Pesë persona kanë vdekur nga kequshqyerja gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të administruar nga Hamasi, duke çuar në 222 numrin total të vdekjeve nga kequshqyerja – përfshirë 101 fëmijë.

Në fillim të këtij muaji, një protestë pro-palestineze tërhoqi të paktën 90.000 mbështetës që marshuan përmes Urës së Portit të Sydney, një ditë pasi një vendim gjyqësor lejoi zhvillimin e demonstratës.

Continue Reading

Të kërkuara