Lajmet

Britania vendos sanksione ndaj katër biznesmenëve rusë

Mes të sanksionuarve janë Alexander Abramov dhe Alexander Frolov.

Published

on

Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj katër biznesmenëve rusë, kompanitë e të cilëve janë të lidhura me luftën në Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme britanike.

Mes të sanksionuarve janë Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, të cilët Britania i lidh me biznesmenin rus Roman Abramovich, i cili u sanksionua nga Londra në fillim të këtij viti.

“Nga sot, ne po sanksionojmë edhe katër oligarkë të tjerë që kanë fituar privilegje për shkak të njohjes së tyre me Putin dhe në këmbim financojnë makinerinë e tij ushtarake”, tha sekretari i jashtëm britanik James Cleverley.

Ai tha se presioni ekonomik me sanksione ndaj personave të afërt me presidentin rus Vladimir Putin do të vazhdojë deri në fitoren e Ukrainës.

Gjithashtu sot janë sanksionuar Airat Shaimiev, i cili ka një vlerë neto globale prej 902 milionë funte dhe Albert Shigabutdinov, i cili ka një vlerë neto globale prej 977 milionë funte. Ashtu si Abramov dhe Frolov, ata të dy janë subjekt i ndalimeve të udhëtimit, ngrirjes së aseteve dhe sanksioneve të transportit.

Lajmet

Ish-ushtari i UÇK-së që pretendohet se u keqtrajtua: S’kam asgjë me Thaçin e të tjerët

Published

on

By

Dëshmitari i 62-të i Prokurorisë, i cili dëshmoi me masa mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka thënë në Hagë se i vjen keq që të katër të akuzuarit ndodhen aty dhe se ai nuk ka asgjë me ata.

S’di pse po zgjatni pyetjen. Ma bëri pyetjen ai tjetri. Unë me Kadri Veselin nuk kam kurrgjë. E respektoj. Kam respekt për të. Më vjen keq që ndodhet aty.. Ky s’ka bë kurrgjë. Po i bini shkurt. Nuk kam të bëj kurrgjë as me Kadri Veselin, as me Hashim Thaçin, as me Jakup Krasniqin, as me Rexhep Selimin. Unë kam të bëj [Redaktuar]. Edhe këta [redaktuar] t’i pyesësh e gjykojnë”, kishte thënë ky dëshmitar, dëshmia e të cilit u bë publike me disa pjesë që janë konsiderueshëm të redaktuara.

Dëshmitari ka thënë se e di se ka qenë Krasniqi zëdhënës i UÇK-së, por që nuk e ka takuar asnjëherë gjatë luftës.

Ndryshe, gjatë seancës në të cilën dëshmoi ky dëshmitar, u tha se ai u arrestua dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së për një periudhë trejavore, e që si pasojë e keqtrajtimit pati edhe lëndime serioze.

Këtij dëshmitari i ishte ofruar mundësia që t’i heq masat mbrojtëse por ai kishte refuzuar.

Dhomën ku është mbajtur i ndaluar, ky dëshmitar e përshkruan si një dhomë e shtruar me beton. Dhoma ku qëndronte, sipas dëshmitarit, ishte me dry dhe kishte persona që i bënin roje. Veç kësaj, ai ka pohuar se dhoma kishte dritare ku mund të shihej roja i armatosur.

Gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar, dëshmitari mohoi së është dërguar përpara ndonjë gjykatësi ose është njoftuar për akuzat që rëndojnë mbi të. Kishte thënë se një person- emri i të cilit është i redaktuar, ia kërkoi Shtabit të Përgjithshëm lirimin e tij.

Ndërsa, sipas asaj dëshmie që është riklasifikuar si publike, dëshmitari ka pohuar se edhe vetë ka qenë pjesë e UÇK-së për më shumë se një vit dhe se iu bashkua sërish kësaj organizate kur u lirua.

Ndonëse shumë prej deklaratave të dëshmitarit nuk kuptohen për shkak të redaktimeve, ai me një rast thotë se atë nuk e ka rrahur Shtabi i Përgjithshëm. Veç kësaj, ai ka mohuar se e njeh dikë nga Shtabi i Përgjithshëm

Në vendin e dytë kur u dërgua, dëshmitari tha se ka qëndruar me ushtarë dhe u trajtua ngjashëm si ushtarët e tjerë. Ai gjithashtu ka mohuar se është mbajtur me të burgosurit, dhe është përgjigjur pozitivisht kur u pyet nëse ka pasur liri të lëvizjes.

Madje, ky dëshmitar ka mohuar se është marrë në pyetje si i dyshuar për bashkëpunim me armikun gjatë qëndrimit në këtë vendin e dytë. Për dikë, ai kishte thënë se nuk i respektonte urdhrat dhe se nuk u përgjigjte as në radio-lidhje.

Përveç kësaj, dëshmitari ka mohuar se ka pasur Polici Ushtarake. Ai ka shtuar se në zonën e tij kanë pasur një njësi të posaçme që u quajt speciale, e cila ka reaguar e para ndaj ndonjë sulmi nga serbët. Ndërsa, se kush merrej me ata që konsideroheshin s’i spiunë, dëshmitari tha se nuk e dinte.

Dëshmitari kishte thënë se UÇK-ja ishte ushtri vullnetare në të cilën mund të kyçeshe dhe të largoheshe kur të duash. Madje, ai ka pohuar se ka pasur raste kur ushtarët janë larguar edhe nga beteja.

Po, ne nuk kemi pas kazerma. Kjo u kanë ushtri vullnetare. Nuk të ka detyru kërrkush të shkosh ushtar, vetëm vullneti yt. Në qoftë se ke dezertuar, atëherë quhesh dezertor. Jo tradhtar, dezertor”, ka thënë dëshmitari.

Dezertimi, sipas dëshmitarit, ishte i ndaluar por që nuk mund të të ndalonte askush që ta bëje.

Ishte i ndaluar, po kush dojke me ik s’mund ta ndalshe”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk e di nëse dikush është ndëshkuar për një gjë të tillë.

Ai theksoi se e ndaluar ishte të vidhje, plaçkisje e të ndaloje civilë, duke shtuar se këtë ia tha komandanti i tij.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, duke u rikthyer tek tema e ndalimit të tij, dëshmitari ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka dhënë urdhër që ai të ndalohej.

Jo, Shtabi i Përgjithshëm s’ka dhënë urdhër me më ndalu mu”, ka thënë dëshmitari.

Për një person, dëshmitari tha se nuk është e vërtetë që si pjesë e Policës Ushtarake- e cila sipas tij nuk ka ekzistuar në zonën e tij, të ketë dhënë urdhra për arrestime. Madje, për një nga dëshmitarët, dëshmitari thotë se ka gënjyer shumë.

Në fund të dëshmisë së tij, ky dëshmitar kishte thënë “Faleminderit prej juve shumë. Dhe çlirimtarëve ju uroj lirim ma të shpejtë”.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/EO

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane fton shtetasit e saj në Kosovë për një takim me Prattipatin

Published

on

By

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik (Town Hall) të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës,.

Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.

Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë, të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama: Mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi më 27 nëntor bartjen e buxhetit 2024 në 2025-tën, megjithatë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se këto mjete nuk janë bartur në buxhetin e Komunës.

Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. ❗Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë që edhe sot përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të protestojnë për të kërkuar pagën e tyre.

KOMUNA E PRISHTINËS: MJETET FINANCIARE ENDE NUK JANË BARTUR NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk janë bartur mjetet financiare nga Ministria e Financave, ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës e kishte miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025.

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës./EO

Continue Reading

Lajmet

Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët

Published

on

By

Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se te dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara