Aktualitet

Britania e Madhe nuk importon karburant nga Rusia për herë të parë

Importi i përgjithshëm i mallrave në Mbretërinë e Bashkuar nga Rusia gjithashtu ra në 33 milionë £ (39 milionë dollarë).

Published

on

Britania e Madhe nuk importoi karburant nga Rusia në qershor për herë të parë në rekord, tha të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Importi i përgjithshëm i mallrave në Mbretërinë e Bashkuar nga Rusia gjithashtu ra në 33 milionë £ (39 milionë dollarë) në qershor, më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve të ONS në janar 1997.

Britania, e cila është ndër një grup vendesh që kanë sanksionuar Moskën për luftën në Ukrainë, është zotuar të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit.

Më herët gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes James Heappey paralajmëroi se do të ishte “katastrofike” rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë, për të cilën ai tha se ishte “zgjidhja më e drejtpërdrejtë për krizën e kostos së jetesës”.

Një veprim i tillë do të ndikonte në sigurinë e Britanisë brenda pak vitesh, tha ai.

“Çdo gjë që kam parë në gjashtë muajt e fundit më thotë se kjo do të ishte katastrofike për sigurinë në Euro-Atlantik“, tha Heappey.

“Jo në një horizont 10 ose 15 ose 20-vjeçar, por brenda vetëm pak viteve, ne do të gjendeshim në një situatë ku një Rusi e guximshme po shkaktonte sfida të kostos së jetesës që janë 100 herë më të këqija se sa po shohim. Për momentin, sepse ata mund të kërkojnë të zgjerojnë ambiciet e tyre përtej Ukrainës dhe në territorin e NATO-s në Balltik, për shembull“, paralajmëroi ai. /UBTNews/

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Të kërkuara