Aktualitet

Britania e Madhe heq këshillat e udhëtimit për 32 vende

Rekomandimet pritet të revokohen për vendet e tjera në ditët në vijim.

Published

on

  Qeveria britanike hoqi kufizimet jothelbësore për 32 vende të botës.

”Bangladeshi, Fixhi, Gambia, Gana dhe Malajzia janë ndër vendet për të cilat kufizimet janë lehtësuar”, theksoi Ministria e Jashtme britanike.

Britania e Madhe do të ndalojë së këshilluari britanikët që të shmangin vendet jo të listuara në listën e kuqe për arsye Covid-19, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.

Kjo do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që vizitojnë ato vende të kenë siguri udhëtimi.

Përpara ndryshimeve të së mërkurës, ekspertët ishin  kundër udhëtimeve jothelbësore për shkak të virusit në 117 vende dhe territore.

Rekomandimet pritet të revokohen për vendet e tjera në ditët në vijim.

Ata thanë se ndryshimi i politikave pason me përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende dhe zvogëlimin e rrezikut për qytetarët britanikë, pas fillimit të vaksinës.

Continue Reading

lajme

Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit

Published

on

Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.

Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.

UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.

Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Doktoresha Marianne Herzog mbajti ligjëratë inspiruese për studentët e Psikologjisë në UBT

Published

on

Një ligjëratë inspiruese u mbajt sot në UBT, ku të pranishëm ishin studentët e programit Psikologji, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër ligjërimin e Doktoreshës së njohur Marianne Herzog, e cila njihet për qasjet e saj moderne dhe humane në trajtimin e traumës dhe zhvillimit personal.

Tema e ligjëratës shpalosi një perspektivë të re psikologjike mbi frikën dhe traumën, duke i transformuar ato në një histori inspiruese fuqizimi. Doktoresha Herzog prezantoi metoda profesionale dhe raste studimore nga përvoja e saj akademike dhe klinike, duke e treguar se procesi i shërimit dhe i tejkalimit të vështirësive është i mundur për çdo grupmoshë dhe për çdo individ që kërkon rritje personale.

Gjatë ligjëratës, ajo prezantoi librin e saj të fundit, i cili prek me shumë ndjeshmëri dhe profesionalizëm përvojat personale, rrënjët e traumave që nga fëmijëria, dhe mënyrat se si ato formësojnë të ardhmen. Libri trajton mekanizmat e brendshëm të njeriut për të sfiduar frikën, për të dalë mbi dhimbjen dhe për të aktivizuar potencialin e brendshëm që secili prej nesh e ka.

Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje, të diskutojnë dhe të ndajnë mendime rreth përvojave në trajtimin dhe menaxhimin e traumave, duke e kthyer këtë aktivitet në një formë të veçantë ndërveprimi akademik.

Një falënderim i veçantë shkon për Doktoreshën e nderuar Xhida Lumi dhe ekipin e saj profesional, të cilat bënë të mundur organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në ambientet e UBT-së, duke sjellë për studentët një përvojë të jashtëzakonshme akademike dhe motivuese.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Fakultetit të Artit të UBT-së vizitojnë Institutin ARKIV në Pejë

Published

on

Në kuadër të zhvillimit praktik dhe përfshirjes në hapësirat bashkëkohore të artit, studentët e Fakultetit të Artit dhe Media Digjitale të UBT-së realizuan një vizitë studimore në Institutin ARKIV në Pejë, ku aktualisht është e hapur ekspozita e artistit të njohur Jeton Gusia.

Instituti ARKIV funksionon si një qendër e artit bashkëkohor, e fokusuar në ekspozita, punëtori dhe rezidenca artistike, duke ofruar studentëve një mundësi të veçantë për t’u njohur me praktikat bashkëkohore vizuale dhe formate të ndryshme të prodhimit artistik.

Në vizitë morën pjesë studentë të programeve të Skulpturës (viti i parë), Instalacion Art (viti i dytë) dhe Projekti Individual (viti i tretë), të udhëhequr nga profesori Burim Berisha, të cilët patën mundësinë të ndërveprojnë direkt me hapësirën ekspozuese dhe të njihen me proceset krijuese të artit bashkëkohor.

Vizita, e organizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UBT-së dhe Institutit ARKIV, ka për qëllim të fuqizojë zhvillimin krijues dhe profesional të studentëve, duke i dhënë mundësinë të përjetojnë nga afër standardet dhe praktikat e artit bashkëkohor.

Ky aktivitet pasuron përvojën e studentëve dhe përputhet me objektivat akademike të Fakultetit të Artit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi praktike dhe të krijojnë lidhje të reja në fushën e artit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe partnerët organizojnë tryezën rajonale “She Builds Peace” në përkujtim të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Published

on

Në kuadër të përkujtimit të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS) dhe si pjesë e fushatës globale “She Builds Peace”, UBT, në bashkëpunim me YSP Balkan dhe Women Center for Development and Culture Albania (WCDCA), organizuan një tryezë rajonale me rëndësi të veçantë, e cila kishte për qëllim të reflektuar mbi rolin e grave dhe të rinjve në ndërtimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u zhvillua më 13 nëntor 2025, në Sallën e Bibliotekës së Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, dhe u drejtua dhe moderua nga Ejona Icka, Koordinatore e OKB-së për IAYSP Europe & Middle East dhe Drejtoreshë Ekzekutive e YSP Balkan.

Në diskutimin e pasur morën pjesë ekspertë dhe udhëheqës rajonalë, duke përfshirë:

Doc. Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, Zv/Ministre e Transportit, Maqedonia e Veriut

Dr. Rudina Çollaku, Drejtoreshë Ekzekutive, Women Center for Development and Culture, Shqipëri

Ms. Besa Asllani, Koordinatore, Youth Forum of PVD, Lugina e Preshevës

Ms. Arta Tahiri Beqa, Analiste

Tryeza ofroi një platformë të rëndësishme dialogu për udhëheqëse gra, përfaqësues të rinisë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione qeveritare, duke theksuar rëndësinë e sigurisë komunitare, perspektivat ekspertësh mbi paqen dhe sigurinë, si dhe zërin e të rinjve në krijimin e partneriteteve që sjellin në jetë rezolutat ndërkombëtare si 1325 në nivel rajonal.

Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në fushatën globale “She Builds Peace”, e cila promovon dy shtylla kyçe të veprimit: Njohjen dhe Pjesëmarrjen, duke riafirmuar angazhimin e Ballkanit Perëndimor për zbatimin e plotë të Rezolutës 1325, në këtë përvjetor historik.

“Paqja fillon me pjesëmarrje,” u theksua gjatë tryezës, duke vlerësuar rëndësinë e angazhimit aktiv të grave dhe të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Ky aktivitet mbështetet nga ICAN – International Civil Society Action, UBT dhe WCDCA, duke forcuar vizionin e përbashkët për të drejtat e grave, paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Të kërkuara