Lajmet

Britania e Madhe do të ndërtojë spital fushor 24/7 në Turqi

Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Published

on

Mbretëria e Bashkuar po planifikon të ndërtojë një spital fushor në Turqi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Një sallë operative e hapur 24 orë në ditë do të ndihmojë në trajtimin e të plagosurve në gjendje kritike.

Brenda natës, Mbretëria e Bashkuar dërgoi ndihmë mjekësore dhe mijëra batanije termike në vend përmes një aeroplani RAF./UBTNews/

Lajmet

​Roberto Mancini bëhet me klub të ri

Published

on

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al Sadd i cili u lidh edhe me pozicionin e Juventusit që do të fillojë një përvojë të re në krye të klubit të Katarit. Ai synon kualifikimin në finalet e Ligës së Kampionëve të Azisë dhe rikthimin e një trofeu që i ka munguar për gati pesëmbëdhjetë vjet.

Marrëveshja midis palëve është e vlefshme për dy vjet e gjysmë me një pagë neto prej rreth 5 milionë eurosh.

Stafi i Mancinit do të përfshijë gjithashtu dy veteranë të Serie A: ish-lojtarin e Empolit, Maccarone, dhe Cesar, një ish-mbrojtës të Interit dhe Lazios.

Mancini do të trajnojë në Katar pasi priti një rikthim në Itali, gjë që dështoi pavarësisht shkarkimeve të Tudor dhe Juric nga Juventus dhe Atalanta.

Në javët e fundit, është folur edhe për një zgjidhje të mundshme në Premier League, me Nottingham Forest që thuhet se është përpjekur pa sukses ta bindë ish-trajnerin italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Krejt rajoni në garë për Botëror, pos Malit të Zi

Published

on

Edhe 11 bileta të tjera për Kupën e Botës 2026 do të shpërndahen duke filluar nga sonte, ku 12 ekipe do të kualifikohen për play-off-et e marsit, por përveç Malit të Zi.

Kosova luan të shtunën ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Sllovenisë, të cilën kombëtarja jonë synon ta fitojë në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë në grup që e çon në play-off.

“Dardanët” aktualisht janë në vendin e dytë me 7 pikë, 3 më pak se Zvicra në vendin e parë me të cilën Kosova luan të martën.

Sllovenia ndërkaq është në vendin e tretë me 3 pikë. Suedia në të fundit me vetëm 1 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara. Në këtë grup, beteja është e tëra e hapur.

Mali i Zi është më i ulët për momentin në rajon pasi do do të ulë perden e kualifikimeve katastrofike me ndeshjet kundër Gjibraltarit (nesër në orën 20:45) dhe Kroacisë të hënën. Ajo që është edhe më zhgënjyese është se “Skifterët” e dinin edhe para ndeshjeve të tetorit se nuk kishin më asgjë për të luftuar.

Gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje dhe asnjë triumf që nga marsi ndoshta ilustrojnë më së miri se si luajti Mali i Zi në kualifikueset dhe sa shumë punë do të duhet bërë për të ndryshuar gjithçka në të ardhmen.

Dhe ndërsa “skifterët” tashmë janë matematikisht jashtë garës, të gjitha skuadrat tjera të ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria, ende mund të luftojnë për një biletë.

Nga rajoni, Kroacia tashmë praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, teksa të tjerat janë nëpër faza të ndryshme.

Maqedonia e Veriut do të luajë ndeshjen vendimtare të martën në Cardiff kundër Uellsit, me të cilin ka tre pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë, kështu që një barazim në Ishull ndoshta do t’i mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën eliminatore. Në atë grup,

Belgjika duhet të konfirmojë vendin e saj në Kupën e Botës me fitoret ndaj Kazakistanit dhe Lihtenshtajnit.

Shqipëria bëri një hap të madh drejt fazës eliminatore në tetor, duke mposhtur Serbinë në Leskovc, dhe tani ka një pikë më shumë se Serbia, e cila shpreson se me trajnerin e ri Velko Paunoviq mund të bëjë një mrekulli në fund të kualifikimeve.

Të dyja ekipet presin ndeshje me një Angli të relaksuar (serbët në Wembley, shqiptarët në Tiranë), dhe përveç kësaj, ndeshje në shtëpi kundër Letonisë dhe Andorrës.

Kosova është një hap larg një mrekullie, por do të duhet të përballet në betejë me një tjetër anëtar të ish-Jugosllavisë – Slloveninë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

LDK: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dëshmon qeverisjen korruptive të Kurtit

Published

on

By

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për rastin e rezervave shtetërore “tregon qeverisjen korruptive dhe kriminale të qeverisë Kurti”. Sipas LDK-së, i “akuzuar për këtë rast do të duhej të ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti”.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se rasti i rezervave shtetërore tregon sipas tij qeverisjen korruptive të Kurtit.

Ky është një rast që e prek sigurinë kombëtare. Dëmi financiar dëm rreth 3 milionë euro ndaj buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, tha se në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore duhet të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

​Vodhi mijëra euro dhe stoli ari, kërkohet paraburgim për 38-vjeçarin nga Gjakova

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit 30 ditë ndaj të pandehurit R.Gj., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vjedhje.

Sipas kërkesës së prokurorisë, më datë 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.GJ., pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro.

R.GJ., mashkull 38-vjeçar nga Doblibari i Gjakovës, u arrestua dje nën dyshimet se ka kryer vjedhje të rëndë më 31 tetor 2025./KP

Continue Reading

Të kërkuara