Lajmet

Britani: Oficerët e policisë përballen me mbi 700 akuza për sulme seksuale

Përgjigjet nuk treguan nëse ndonjë prej oficerëve ishte në detyrë në atë kohë.

Published

on

Të paktën 750 akuza për sjellje të pahijshme seksuale u bënë kundër oficerëve të policisë në të gjithë Britaninë gjatë pesë viteve, tregojnë shifrat e reja, transmeton UBT News.

Të dhënat u morën nga 31 forca policore në Angli, Uells dhe Skoci sipas Aktit të Lirisë së Informacionit.

Të dhënat, të marra nga shërbimi Radar i PA Media, tregojnë se shumica e ankesave, ku u regjistrua gjinia, ishin kundër oficerëve meshkuj.

Pretendimet mund të jenë historike dhe përgjigjet nuk treguan nëse ndonjë prej oficerëve ishte në detyrë në atë kohë. Të paktën 34 raste rezultuan në pushim nga puna, shkruan BBC, transmeton UBT News.

Koalicioni ‘Fundi i Dhunës Kundër Grave’, tha se “dështimet e përhapura institucionale” duhen adresuar, shkruan BBC, përcjell UBT News.

Zëvendësdrejtori Denzi Ugur tha: “Ne duhet të shohim një rishikim rrënjësor të mënyrës sesi policia i përgjigjet dhunës ndaj grave – veçanërisht brenda radhëve të tyre. Kjo do të thotë përgjegjësi më e madhe dhe veprim urgjent, i koordinuar dhe strategjik për të adresuar dhunën kundër grave”.

Shifrat vijnë pasi Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, njoftoi se do të nisë një hetim për “dështimet sistemike” që i lejuan Wayne Couzens të vazhdojë të jetë oficer policie.

Wayne Couzens, një oficer në Policinë Metropolitane, u dënua me një përjetim të përjetshëm muajin e kaluar për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Sarah Everard./UBTNews/

Lajmet

Armatimi i kapur në Zveçan, Elshani: Dyshohet se lidhen me të akuzuarin Nemanja Radivojeviq – Gandi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma të ushtrisë serbe, karikatorë me municion e helmeta të cilat besohet që lidhen me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se në një rimorkio u gjetën të gjitha këto mjete dhe dyshohet se i takojnë të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Nemanja Radivojeviq.

Elshani tha se për rastin asnjë person nuk është arrestuar.

Sot kemi pranuar një informacion lidhur me një vend të dyshimtë që dyshohet se mund të ketë armë në një prokolicë të veturës prapa veturës janë gjetur uniforma, gjoksore me vende ku mund të lihen armët pesë karikatorë te mbushur me municion besojmë janë të armës AK47, mandej kaqketa për kamuflazh, helmeta e gjera të tilla. Ne dyshojmë se ky vend lidher me një person i cili është i dyshimtë dhe është në kërkim nga ana e Prokurorisë Speciale. Nuk kemi persona të arrestuar me këtë rast, besojmë që lidhet me atë person…i cili është në kërkim për rastin e Banjskës… Nemanja Radivojeviq me pseudonimin Gandi”, tha ai./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Spanja diskuton tërheqjen nga Botërori 2026 nëse kualifikohet Izraeli

Published

on

Qeveria e Spanjës ka sugjeruar largimin nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën e grupeve. Kjo konsiderohet një situatë e pazakontë pasi që sjell kërcënim te FIFA.

Spanja është një ndër favoritët për të fituar trofeun më të rëndësishëm, ndërsa mendimi për t’u tërhequr nga Botërori lidhet enkas me veprimet e Izraelit në Gaza.

Madje, vetë kryeministri i Spanjës, Pedro Sançes, ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet e futbollit.Kjo për shkak se kryeministri spanjoll pretendon se Izraeli duhet të trajtohet si Rusia, përsa i përket çështjes së luftës.

Patxi Lopez i ka sugjeruar Qeverisë që të votojë për tërheqjen nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet dhe ka mundësinë për të luajtur në grupe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksiko do të presin kompeticionin në verën e ardhshme./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Rektori i UBT-së, folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Published

on

Në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me temën: “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës kryesor, ku ndau vizionin e tij për transformimin e arsimit në Kosovë dhe rajon.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se nuk mjafton vetëm pjesa universitare për të ndërtuar një sistem funksional, por është e domosdoshme lidhja e saj me arsimin parauniversitar.

“Procesi i ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës nuk ka qenë i mjaftueshëm vetëm me arsimin universitar. Është dashur të krijojmë edhe sistemin parauniversitar, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të kenë një qasje më të lehtë në tregun e punës”, tha ai.

Ai foli për kalimin nga klasa tradicionale drejt klasave digjitale, duke prezantuar konceptet inovative të zhvilluara edhe në UBT:

Klasa 2.0 – me laboratorë, kompjuterë, hapësira për gaming, hackathon dhe eksperimente praktike.

Klasa 3.0 – që solli dimensionin virtual dhe perceptimin 3D, duke rritur njohuritë dhe kompetencat e studentëve.

Klasa 4.0 – sistemi më i avancuar, që integron të gjitha teknologjitë smart dhe Inteligjencën Artificiale (AI).

“Nga klasa tradicionale kemi kaluar në klasa 2.0 e 3.0, ndërsa sot jemi në gjendje të aplikojmë edhe klasën 4.0, ku studentët përjetojnë kompetencat e së ardhmes në mënyrë reale dhe të menjëhershme”m u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se për Kosovën ky transformim ka pasur një rëndësi të madhe, pasi teknologjitë e reja e kanë bërë arsimin më të qasshëm dhe më të lirë.

“Nëpërmjet digjitalizimit, ne e kemi ulur koston e arsimit deri në 60%. Arsimi sot është më i shpejtë, më i qasshëm dhe më i lidhur me nevojat e tregut”, theksoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme që ai ngriti ishte vendosja e Inteligjencës Artificiale (AI) në gjithë strukturën arsimore të UBT-së.

“Ne kemi integruar AI në të gjithë strukturën e UBT-së, duke krijuar një qendër unike në Ballkanin Perëndimor, ku studentët dhe nxënësit detyrimisht përdorin teknologjitë e së ardhmes”, theksoi Rektori Hajrizi.

Konferenca vazhdoi me një panel diskutimi mbi temat e trajtuara nga folësit kryesorë. U theksua se, përkundër zhvillimeve teknologjike, roli i familjes, brezit dhe shoqërisë nuk mund të eliminohet, pasi mbeten elementë themelorë të modelit tradicional të edukimit.

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: U dha drita jeshile për shitjen e stadiumit San Siro

Published

on

Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e San Siros, ku kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se Bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik.

Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.

Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale.

Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.

Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara