

Lajmet
Britani e Madhe, një varkë me emigrantë mbytet në La Mansh
Autoritetet nuk i kanë konfirmuar ende viktimat, shkruan BBC.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNjë numër personash mendohet se kanë vdekur pasi një varkë e vogël emigrantësh u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në La Mansh, pranë Kentit në Britani të Madhe.
Autoritetet nuk i kanë konfirmuar ende viktimat, shkruan BBC.
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi filloi nga autoritetet britanike, pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 GMT.
Rojat bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan për ndihmë.
Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.
U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojës bregdetare, HM nga Lydd dhe Lee on Solent.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Qeveria britanike tha se ishte në dijeni të incidentit.
Lajmet
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027
Published
15 minutes agoon
June 4, 2025By
UBTnews
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë.
Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.
“…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.
Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.
Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.
Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.
Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.
Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.
Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.
Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.
Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.
Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.
Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.
Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.
Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.
Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.
Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.
Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./rel
Lajmet
Limaj: Zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga ne
Published
18 minutes agoon
June 4, 2025By
UBTnews
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga partia e tij, por edhe nga të tjerët. Ai u shpreh i bindur se shpejt do të formohen institucionet, por shtoi se duhet të ketë marrëveshje politike.
Kreu i Nismës tha se secili subjekt politik e ka përgjegjësinë dhe se “secili subjekt politik e ka në agjendë të shterojë alternativa të ndryshme”.
“Tani më, tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. S’ka dilemë që qytetarët e Kosovës presin sa më shpejt formimin e institucioneve. Unë besoj që dalëngadalë po afrohet koha dhe besoj shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e veta. Shpresoj secili subjekt politik e ka një agjendë të vetën për t’i shteruar alternativat e ndryshme. Ajo që është e qartë është se duhet të ketë një marrëveshjeve politike, e cila do t’i jap Kosovës institucionet, edhe në parlament edhe në qeveri.” është shprehur Limaj.
Ndërsa përmendi edhe takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet lokale.
“Takimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Sot e kemi edhe me presidenten dhe besoj që takimet e tilla janë lajme të mira kudo që ndodhin, pavarësisht se nga kush thirren. Për faktin që shihet që është një përpjekje për të gjetur zgjidhjen, besoj që do të ketë pjekuri të mjaftueshme që në një moment të caktuar të vijmë edhe te zgjidhja. Nisma është e gatshme për të dhënë kontributin e vet dhe të jetë e përgjegjshme, të ofrojë zgjidhje mbi bazën e fuqisë politike dhe mundësisë tonë politike, secili subjekt merr përgjegjësinë e vet, ne si parti politike jemi pozicionuar kemi dëshirë që të ofrojmë zgjidhje duke parë nevojën që të kalohet kjo krizë. Edhe a do të jetë kjo zgjidhje përfundimtare, nuk varet më nga vetëm ne, varet edhe nga të tjerët”, shtoi Limaj.
Lajmet
Haradinaj: Kurti po e ushtron kundërligjshëm rolin e kryeministrit
Published
21 minutes agoon
June 4, 2025By
UBTnews
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “po qëndron kundërligjshëm në këtë pozitë”.
“Kemi bërë diçka shumë më shumë se sa vetë edhe zotëri Kurti në të kaluarën që ka ofruar për kryetaren e Kuvendit. Pra, është më e rëndësishme për zotëri Kurtin, Albulena në këtë rast, se sa konstituimi i Kuvendit. Mendoj që kemi qeveri kundërligjshëm, një njeri që i mban dy pozita edhe vjen deputet edhe ushtron rolin e kryeministrit është e kundërligjshme, gabim është çfarë po ndodhë po çfarë të bëjmë”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj tha se e vlerëson deputeten Albulena Haxhiu, por qëndrimi i tyre është i njëjtë.
”Ne kemi ofruar propozimin para se të nominohet zonja Haxhiu. Kush e mban mend seancën e parë, të datës 15, ne kemi thënë që jemi të gatshëm të votojmë dy kandidatet. Me kalimin e kohës kjo është bllokuar në pozicionin e zonjës Haxhiu, por personalisht unë e vlerësoj edhe si njeri edhe si familje, por ne e kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte. Ne jemi të gatshëm sot të votojmë nëse e ndërrojnë emrin e kandidatit”, shtoi ai.
Lajmet
Lushaku-Sadriu: Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin
Published
23 minutes agoon
June 4, 2025By
UBTnews
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin. Ajo tha se i njëjti nuk dëshiron t’i nënshtrohet as Kushtetutës e as ligjeve në fuqi.
Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Lushaku-Sadriu tha se partia më e madhe është pengmarrëse e institucioneve të Kosovës.
“Partia më e madhe nuk po ka dëshirë që ta dorëzojë as fuqinë ekzekutive, ndërkohë që është duke ushtruar njëkohësisht të dy funksionet. Kjo është një pengmarrje ndaj institucioneve të Kosovës, me një kosto tepër të lartë për qytetarët e Kosovës edhe për vet Kosovën”, deklaroi ajo.
Sa i përket deklarimeve të Kurtit që i kanë votat për votimin e qeverisë, ajo tha se i njëjti nuk po dëshiron të dorëzojë kompetencat.
“Ky është problemi të cilin e ka Kurti, ai nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin, t’i dorëzojë kompetencat e veta. Dhe ky është problem shumë i madh. Kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron që t’i nënshtrohet as Kushtetutës dhe as ligjeve në fuqi. Ky është problem në vete dhe më vjen tepër keq që ne kemi ardhur në këtë pozitë duke pasur një njeri udhëheqës të partisë më të madhe dhe që nuk e kupton funksionimin bazik të demokracisë”, tha Lushaku Sadriu.

Trump: Xi jashtëzakonisht i vështirë për të arritur marrëveshje tregtare

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Limaj: Zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga ne

Haradinaj: Kurti po e ushtron kundërligjshëm rolin e kryeministrit

Lushaku-Sadriu: Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin

Këto suplemente ngadalësojnë plakjen

Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Iggy Pop largohet nga skena e koncertin në Londër i futur në arkivol
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur