Sport

​Brazili organizon Botërorin e femrave 2027

Published

on

Brazili është emëruar nikoqir i Kupës së Botës për femra 2027 pasi mposhti një ofertë të përbashkët nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania. Ata u bënë kombi i parë që iu dha të drejtat me një votim të hapur, me shoqatat anëtare që votuan 119 me 78 në favor të Brazilit në kongresin e FIFA-s në Bangkok të premten.

Kjo do të jetë hera e parë që një Kupë e Botës për femra do të organizohet nga një vend i Amerikës së Jugut.“Urime Brazilit”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Ne do të kemi Kupën e Botës më të mirë në Brazil. Shumë faleminderit gjithashtu për ofertën e BNG, të cilët kanë qenë fantastikë”, shtoi ai.

Të dyja ofertat plotësuan kriteret, por Brazili shënoi rezultate më të larta në aspektet teknike që mbulojnë fusha të tilla si stadiumet, akomodimi, zonat e tifozëve dhe transporti në një raport të vlerësimit të ofertës së FIFA-s .

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika tërhoqën ofertën e tyre të përbashkët në prill, duke thënë se do të fokusoheshin në ofertën për turneun në vitin 2031, ndërsa Afrika e Jugut bëri të njëjtën gjë në nëntor.

Turneu i femrave do të ndjekë të njëjtin format me 32 ekipe siç u përdor në edicionin e vitit 2023 në Australi dhe Zelandën e Re, ku Spanja u kurorëzua kampione pasi mposhti Anglinë në finale.

Lajmet

Vedat Muriqi vendos fitoren ndaj Shakhtarit dhe shpallet lojtari i ndeshjes.

Published

on

By

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, duke realizuar një tjetër gol vendimtar të mërkurën mbrëma në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Shakhtar Donetskut.

Pas golit në fitoren 3:2 ndaj Liverpoolit, Muriqi u shfaq sërish protagonist duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 56-të dhe duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të plota.

Paraqitja e tij mbresëlënëse u vlerësua edhe nga paneli i ekspertëve të UEFA-s, të cilët e zgjodhën Muriqin si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke lartësuar ndikimin e tij në fazën ofensive.

“Golashënuesi që tregoi saktësi në përfundimin e aksioneve. Ai ishte pika referuese në sulm dhe ndryshues i rrjedhës së lojës”, thuhet në vlerësimin e UEFA-s. /E.A/

 

Continue Reading

Sport

Raheem Sterling dënohet me 12 muaj burgim me kusht për vozitje të rrezikshme

Published

on

By

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë për vozitje të rrezikshme nën ndikimin e oksidit të azotit.

31-vjeçari është paraqitur të mërkurën para Gjykatës së Magjistraturës në Basingstoke të Anglisë, ku përveç dënimit me burgim me kusht, i është shqiptuar edhe ndalesë dyvjeçare për drejtimin e automjetit. Gjithashtu, ai është urdhëruar të kryejë 100 orë punë në shërbim të komunitetit.

Ngjarja ka ndodhur më 28 maj të këtij viti, kur Sterling po drejtonte një veturë Lamborghini në Angli.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, futbollisti ishte parë duke thithur oksid azoti përmes një balone, ndërsa automjeti i tij po lëvizte në mënyrë të rrezikshme, duke ndërruar vazhdimisht korsitë dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet e kamerave të automjeteve kanë dëshmuar se Lamborghini kishte kaluar disa herë nga njëra korsi në tjetrën, përpara se të përplasej me një objekt në anë të rrugës.

Sterling kishte pranuar fajësinë në shtator për vozitje të rrezikshme, posedim të oksidit të azotit me qëllim të inhalimit të paligjshëm dhe refuzim për të dhënë mostër gjaku për analiza.

D.L

Continue Reading

Sport

KB Vëllaznimi ndan rrugët me trajnerin Alek Jonçevski, Nikola Bozinovski merr drejtimin e ekipit

Published

on

By

KB Vëllaznimi ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së saj se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Alek Jonçevski.

Sipas njoftimit të klubit, ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, ndërsa Vëllaznimi e ka falënderuar Jonçevskin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit.

Në të njëjtin njoftim, klubi ka bërë të ditur se pozitën e trajnerit kryesor tashmë do ta marrë Nikola Bozinovski.

Vëllaznimi i ka uruar suksese Bozinovskit në drejtimin e skuadrës, ndërsa Jonçevskit në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Napoli dhe Tottenham në garë për Joao Felixin, Al Nassr kërkon 45 milionë euro

Published

on

By

Sulmuesi portugez Joao Felix ka tërhequr vëmendjen e Napolit dhe Tottenham Hotspurit në prag të afatit të ardhshëm të transferimeve. Futbollisti 27-vjeçar synon rikthimin në futbollin evropian, por klubi i tij aktual, Al Nassr, kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, Napoli e sheh reprezentuesin portugez si një përforcim ideal për repartin ofensiv, falë aftësisë së tij për të luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe pas sulmuesit. Megjithatë, çmimi i lartë i vendosur nga klubi saudit përbën pengesën kryesore për drejtuesit italianë. Felix e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka veshur fanellën e Milanit në gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025 gjatë një huazimi nga Chelsea.

Në anën tjetër, TEAMtalk raporton se edhe Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë e transferimit të tij, duke vlerësuar përvojën e tij të mëparshme në Premier League me Chelsean. Ndonëse vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona — ku në sezonin 2023/2024 regjistroi 10 gola dhe 6 asistime në 44 ndeshje — klubi katalunas ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret.

Forma e mirë e Joao Felixit në Arabinë Saudite ka rikthyer interesimin e klubeve evropiane. Këtë sezon ai ka realizuar tre gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje kampionale, ndërsa së fundmi vendosi fitoren 2-1 të Al Nassr kundër Al Sadd në Ligën e Kampionëve të Azisë me një gol akrobatik. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara