Lajmet

BQK-ja jep sqarime shtese mbi rregulloren për paratë e gatshme

BQK-ja ka dalë me disa sqarime shtesë.

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nisur nga reagimet e shumta në lidhje me Rregulloren e re mbi përdorimin e parave të gatshme në territorin e Kosovës, ku është bërë e qartë se valuta e vetme e lejuar në territorin e Kosovës është euro, dhe se dinari nuk është më i pranueshëm, ka dalë me disa sqarime shtesë.

Në dokumentin e publikuar nga ky institucion, janë përfshirë pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta mbi përdorimin e valutave tjera si mjet pagese, të cilat nuk janë euro.

“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse. Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor. Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ”, ka njoftuar BQK-ja ndër të tjera.

Lajmet

​CNN: Bisedimet SHBA-Ukrainë në Florida të vështira, por konstruktive

Published

on

Bisedimet në Florida midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe një delegacioni ukrainas që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë janë të vështira, por shumë konstruktive thotë CNN.

Po ashtu u tha se takimi ka përfshirë diskutimin e disa prej çështjeve më të ndjeshme për zgjidhjen e luftës.

Ndërkohë, zëvendësministri i parë i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, ndau një vlerësim optimist të bisedimeve.

“Ka qenë një fillim i mirë i takimit në vazhdim. Shumë tërheqës dhe deri tani konstruktiv. Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mundshëm progresiv”, shkroi Kyslytsya në rrjetin social X.

Ndërsa një delegacion nga Kievi takohet me zyrtarë të administratës Trump në Florida, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar sot me aleatë të tjerë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale në lidhje me telefonatën e tij me Rutte.

“Ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona – dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë – janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive.”

Kujtojmë se Moska nisi një breshëri masive dronësh dhe raketash në Ukrainë gjatë natës së premtes deri të shtunën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë pjesë të mëdha të Kievit pa energji./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Këtë të hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë me shpejtësi nga 7 deri 20 km/h./S.K./KP/

Continue Reading

Lajmet

Greva e Trafikut Urban vazhdon edhe sot

Published

on

Transporti publik dhe privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe sot pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Kryesindikalisti Elmi Gashi konfirmoi se protesta do të rifillojë nga ora 10:00 deri në 12:00, duke bllokuar aksin nga ndërtesa e Qeverisë deri te Komuna e Prishtinës.

Gashi shtoi se demonstratat nuk do të ndalen derisa fondet të kalojnë në llogaritë e ndërmarrjes dhe operatorëve privatë. Bllokimi i buxhetit ka shkaktuar krizë të thellë në transportin publik.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara