Lajmet

​Konjufca: Dinari është dashur të ndërpritet më 1999, kur Serbia ishte larguar nga Kosova

Konjufca tha se dinari ka qenë gjithmonë ilegal.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari dhe përdorimi i tij është dashur të ndërpriten që nga koha kur Serbia është larguar nga Kosova në vitin 1999.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dinari ka qenë gjithmonë ilegal, por që ai është përdorur në forma të ndryshme prej institucioneve paralele.

Ai gjithashtu tha se vendimi për ndalimin e dinarit ka qenë i BQK-së dhe se ndërhyrja në vendime të institucioneve të pavarura do të ishte e dëmshme për rendin kushtetues të Kosovës.

“Dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërprehet që kur Serbia është larguar nga Kosova, pas luftës clirimtare dhe bombardimeve të NAT0-s në qershor të vitit 1999. Por prej vitit 2011 askush nuk ka dyshim që edhe me vetrregullimin institucional të Republikës së Kosovës dhe me rregulloren e ligjet tona, dinari ka qenë gjithmonë ilegal, tjetër gjë që pastaj në forma dhe mënyra të ndryshme është shfrytëzuar dhe është përdorur prej institucioneve paralele që i ka pasur Serbia këtu në Republikën e Kosovës dhe që i ka keqpërdorur ato”, tha Konjufca.

Kurse, i pytetur në lidhje me shqetësimet e ShBA-së për vendimin, Konjufca tha se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka shprehur shqetësimet se mund të ketë trazira në veri të vendit, por që sipas kryekuvendarit, të gjithë ata që tentojnë t’i keqpërdorin vendimet e ligjshme, do të përballen me sundim të ligjit.

“Shqetësimi është që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi në pjesën e veriut të Kosovës. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodh, ne jemi institucione që të sigurojmë që kjo nuk do të ndodh dhe që siguria do t’i ofrohet të gjithëve e po ashtu edhe që do të përballen me sundim të ligjit të gjithë ata që mundohen t’i keqpërdorin vendimet e ligjshme të Republikës së Kosovës për të shkaktuar trazira të cilat janë të paligjshme në Republikën e Kosovës. Çdo veprim i tillë do të përballet me sundimin e ligjit, do të përballet me organet e sigurisë dhe kjo nuk do të lejojmë që të ndodh. Pra situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi, si valutë e transaksioneve dhe pagesave në Republikën e Kosovës”, theksoi Konjufca.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara