Lajmet

Bota po përballet me mungesë mineralesh të nevojshme për tranzicionin e energjisë

Published

on

Bota po përballet me mungesë të mineraleve të nevojshme për t’i bërë automjetet elektrike, turbinat e erës, panelet diellore dhe teknologjitë e tjera të energjisë së pastër thelbësore për t’i dhënë fund varësisë së saj në lëndët djegëse fosile.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me seli në Paris tha në një raport të botuar të premten se rënia e madhe e çmimeve të litiumit, kobaltit, nikelit dhe grafitit vitin e kaluar ishte “lajm i mirë për konsumatorët”, por dekurajoi investimet në minierat e këtyre mineraleve kritike.

Bota është në rrugën e duhur për të përmbushur vetëm 70% të kërkesës globale për bakër dhe 50% të kërkesës për litium deri në vitin 2035, shtoi agjencia.

“Oreksi i botës për teknologji të tilla si panelet diellore, makinat elektrike dhe bateritë po rritet me shpejtësi – por ne nuk mund ta kënaqim atë pa furnizime të besueshme dhe të zgjeruara të mineraleve kritike”, tha përmes një deklarate Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA.

Investimet në minierat kritike të mineraleve u rritën me 10% vitin e kaluar, një normë që agjencia thotë se është “e shëndetshme, por më e ngadaltë se në vitin 2022”.

IEA parashikon që investitorët do të duhet të derdhin 800 miliardë dollarë në projektet e minierave nga tani deri në vitin 2040 për të pasur një shans për të kufizuar rritjen e temperaturave globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale./UBTNews/

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me sukses në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, u mirëprit nga publiku, i cili e shpërbleu performancën me duartrokitje dhe vlerësime.

Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën artistike evropiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanoset pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën.

Pas denoncimit, policia ka prangosur të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se helmoi klientët, intervistohet pronari në Han të Elezit

Published

on

By

Një pronar lokali është intervistuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë dje.

Dyshimet e para raportojnë se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në lokalin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij helmimi.

Ndërkohë, për këtë situatë Klinika Infektive bëri të ditur se po trajton një fluks pacientësh të helmuar nga ushqimi, ku mes 31 të hospitalizuarve janë edhe pesë persona nga komuna e Hanit të Elezit.

Këta të fundit kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rastin që po hetohet nga policia. Sipas klinikës, pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste të këtij fluksi tashmë kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i dyshuar në Prishitnë për posedim te narkotikëve

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali si dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se kishte dalë nga shtëpia me qëllim për ta sulmuar dhe rrahur viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara