Lajmet

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Published

on

Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksionimin e zyrtarëve të Qeverisë izraelitë që “mundësojnë” dhunën e kolonëve hebrenj.

Këtë deklaratë Borrell e bëri më 16 gusht, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një fshat në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ditë pas dite, me një pandëshkueshmëri pothuajse totale, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për arritjen e paqes”, tha Borrell përmes një postimi në X.

Qeveria izraelite duhet të ndalë menjëherë këto veprime të papranueshme”, shkroi ai, duke u zotuar se do të “paraqes një propozim për sanksione të BE-së” kundër personave që sipas tij mundësojnë dhunën, përfshirë “disa anëtarë të Qeverisë së Izraelit”.

Vendimi për sanksione të tilla do të kërkonte miratimin e të 27 shteteve anëtare të bllokut, të cilët janë të ndarë lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin në Xhit, afër Nablusit, duke e quajtur “të papranueshëm”. Autoriteti Palestinez tha se një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmit.

Dhuna në Bregun Perëndimor, territor palestinez që është në pushtimin e Izraelit që nga viti 1967, është rritur që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Që atëherë, qindra palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite apo kolonët.

Vendbanimet izraelite në Bregun Peërndimor – që sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme – po ashtu janë zgjeruar në nivel rekord.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanayahu, udhëheqë partinë konservatore, Likud. Që nga dhjetori i vitit 2022, ai udhëheqë Qeverinë izraelite dhe ka mbështetur ndërtimin e më shumë vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Lajmet

Aksident në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca. 

Në pamjet që ka siguruar KosovaPress nga vendi i ngjarjes, nuk dihet ende për viktima apo numrin e të lënduarve.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk janë prononcuar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në komunikacion./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Spiropali takon Zelenskyn

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.

Spiropali deklaron se: “Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën.

Në samitin paraardhës, më 16 Maj të këtij viti, Shqipëria u shndërrua në kryeqendër të diplomacisë ndërkombëtare duke organizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk e komenton vendimin e Kushtetueses: Ta presim aktgjykimin e plotë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Derisa Gjykata Kushtetuese ka vendosur dy ditë më parë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, Kurti tha shkurt se duhet pritur aktgjykimi i plotë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me publikimin e aktgjykimit, Kurti tha shkurt se “ta presim aktgjykimin i plotë”.

Këto komente Kurti i bëri pas pjesëëmarrjes së tij në hapjen zyrtarë të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar.

Gjykata Kushtetuese ka vendos që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz.

Dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara