Lajmet

Borrell bën thirrje për armëpushim treditor në Gaza për të parandaluar përhapjen e poliomielitit

Published

on

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar treditor në Gaza për t’i mundësuar popullsisë që të vaksinohet kundër virusit të poliomielitit që po përhapet me shpejtësi.

“Unë kërkoj armëpushim të menjëhershëm humanitar treditor për të mundësuar vaksinimin nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe UNICEF (fondi i fëmijëve të OKB-së) – pavarësisht nga negociatat më të gjera. Njerëzimi ynë e kërkon këtë”, shkroi kryediplomati në “X”.

Poliovirusi i tipit 2 (cVDPV2) u zbulua për herë të parë në mostrat e ujërave të zeza në Gaza në muajin korrik. Më 16 gusht, rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në 25 vjet u diagnostikua te një foshnjë 10-muajshe e pavaksinuar, e cila që atëherë ka qenë e paralizuar, por thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Poliovirusi shkakton një sëmundje, të njohur si polio, e cila në raste të rënda mund të çojë në paralizë të pakthyeshme./UBTNews/

Lajmet

​Detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët, suedez dhe britanik

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën, pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike, progresin shoqëror dhe avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri, rend publik e kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datën 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi, më 1 prill.

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim.

Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE-ja do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.

Pepaj, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për ryshfet nga një pronar i një kompanie lidhur me një tender.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Continue Reading

Të kërkuara