Lajmet

Bordi i Postës ankohet në Komision: Humbjet milionëshe janë evidente, stafi po diskriminohet

Published

on

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 për Postën e Kosovës.

Leonard Shabanaj, kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, është ankuar para deputetëve për kushtet e punës. Madje sipas tij, humbjet e kompanisë janë evidente duke mbërritur në miliona euro.

“Që në takimet e para me menaxhmentin jam përballur me pakënaqësi në të gjithë sektorët. Teknologjia është e vjetër. Sportelet nuk përkojnë me kërkesat e klientëve. Diskriminimi i stafit ka arritur në pikën më të lartë që po ndikon më demotivim. Humbje milionëshe vjetore nga viti në vit janë evidente. E kemi marrë me shqetësim punën tonë. Menaxhmenti na ka njoftuar se nga 25 rekomandimet e Auditorit, vetëm 11 janë zbatuar. Jemi një bord që kemi filluar punën afër 1 muaj e gjysmë”, deklaroi ai.

Deputetja e VV-së, Arta Bajralija tha se sa punonjës ka në ndërmarrje dhe sa përgatitje profesionale kanë ata, raporton EO.

“Keqmenaxhim me asete në këtë ndërmarrje. Auditori ka dhënë opinion të kundërt ku pasqyrat financiarë nuk paraqesin pasqyrë të drejtë. Transaksionet nuk janë bërë në mënyrë të rregullt. Keqpërdorimet janë edhe materiale. Shpërfaqin në mënyrë direkte dështimet e ndërmarrjes. Mbivlerësim të të ardhurave. Kjo ndërmarrje u bë barrë për buxhetin e shtetit”, deklaroi ajo.

Rajoni

Negociatat me BE-në: Shqipëria mbyll Kapitullin 20 në Luksemburg

Published

on

By

Sot në Luksemburg po zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, i cili mbulon fushat e “Ndërmarrjeve dhe Politikave Industriale”. Me këtë hap, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke konsoliduar më tej avancimin drejt objektivit për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 përqendrohet në zhvillimin e sipërmarrjes, mjedisin e biznesit, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregun evropian.

Sipas agjendës zyrtare, kryeministri Edi Rama arrin në Qendrën Evropiane të Konventave rreth orës 16:40, ku do të zhvillojë deklaratën për mediat dhe foton zyrtare me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me ministrin irlandez, Thomas Byrne. Konferenca e 10-të Ndërqeveritare nis punimet në orën 17:00, ndërsa pas përfundimit të saj, nga ora 17:45, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve  

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në zonën e “Rrethit të Viktorisë” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore që po drejtonte, njësia policore i ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 4.61 gramë.

Sasia e narkotikëve është sekuestruar nga policia. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktimat dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara