Aktualitet

Bordi i AKP-së aprovoi shpërndarjen e mbi 755 mijë euro për 8 ndërmarrje shoqërore në likuidim

Published

on

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme dhe raportet e shpërndarjes përfundimtare të pjesshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 7 ndërmarrjeve shoqërore në Likuidim.

Ndërmarrjet për të cilat do të ketë shpërndarje për kreditorët janë këto: NSh “Vreshtaria” do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 18,601 euro, NSh “IT Drateks” (Sharrteks) do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 97,349 euro, pastaj shpërndarje të përkohshme do të ketë edhe për NSh “Lidhja e Vozitësve” në shumë prej 3,806 euro dhe për NSh KB “Kooperimi” në shumë prej 469 euro, të katër këto ndërmarrje shoqërore gjenden në rajonin e Prizrenit. Shuma prej 105,480 euro do të shpërndahet për kreditorët e NSh “Organizata Punuese Bentokos”, nga rajoni i Gjilanit. Për NSh “Lux”, nga rajoni i Mitrovicës do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 345,972 euro, si për ndërmarrjen nga rajoni i Pejës NSh “Ringov”, do të ketë shpërndarje përfundimtare të pjesshme në shumë prej 183,909 euro.

Shuma totale për shpërndarje për kreditorët është në shumën prej 755,589 euro.

Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve të ligjshëm dhe ish punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Agjencia mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të përgatisë dhe të miratoj raporte të shpërndarjes për të gjitha ato ndërmarrje shoqërore dhe asetet në likuidim të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për shpërndarje, ndërsa sfidë, e cila e vështirëson dhe e ngadalëson punën e Agjencisë në sferën e likuidimit mbetet edhe më tutje numri i madh i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), të cilat e pamundësojnë përgatitjen e raporteve të shpërndarjes për kreditorët e ligjshëm dhe e pengojnë përmbylljen e procesit të likuidimit për shumë ndërmarrje pa u zgjidhur të gjitha ankesat në Dhomë të Posaçme./UBTNEWS

Continue Reading

Vendi

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: “Shpalleni të pafajshëm!”

Published

on

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit është vendosur pankarta me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Para mediave foli Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, e cila tha se kërkesa e tyre nuk është për hakmarrje, por për drejtësi, duke theksuar se procesi në Hagë nuk duhet të shkëputet nga konteksti historik i luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Ama drejtësia nuk mundet me qenë e drejtë nëse e harron historinë”, deklaroi Fazlija.

Ajo tha se më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje që, sipas saj, ka rëndësi për mënyrën se si trajtohet historia e Kosovës.

Fazlija iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos harrojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Ndërkohë, platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Vendi

PISA 2025: Rënie në matematikë, Kosova mbetet nën OECD

Published

on

Sipas rezultateve, Kosova ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, leximi ka rënë nga 342 në 340 pikë, ndërsa matematika nga 355 në 350 pikë.

Rezultati më i lartë është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me 359 pikë. Megjithatë, rezultatet e Kosovës në të gjithë treguesit kryesorë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Raporti tregon gjithashtu performancë më të lartë të vajzave, veçanërisht në shkencë dhe lexim. Në shkencë vajzat kanë marrë 366 pikë, ndërsa djemtë 347, kurse në lexim diferenca është edhe më e madhe, 358 pikë për vajzat dhe 322 për djemtë. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të barabarta.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Raporti rekomandon përmirësimin e cilësisë së të nxënit, si dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se rezultatet do të analizohen në detaje dhe do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet dhe përmirësimet në Strategjinë e re të Arsimit.

Në PISA 2025, në krye të renditjes u pozicionuan Kina dhe Singapori./A.K/

Continue Reading

Vendi

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara