Sport

Bonucci: Kjo ishte ndeshja më e zorshme në jetën time

Published

on

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, e ka cilësuar fitoren e ekipit të vet kombëtar kundër Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020 si më të vështirë në karrierën e tij si futbollist.

Italia e Bonuccit e mposhti Spanjën në penallti, duke e siguruar një vend në finale kundër Danimarkës ose Anglisë, raporton Gazeta Express.

Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më.

Bonucci u shpreh krenar pas ndeshjes për mënyrën sesi Italia i bëri ballë një Spanje sulmuese dhe tregoi gjakftohtësi në penallti për ta siguruar finalen në kërkim të një trofeu të madh.

“Kjo është ndeshja më e vështirë që e kam luajtur. E uroj Spanjën për lojën që tregoi, por përsëri Italia tregoi zemër, përkushtim dhe aftësi për t’i tejkaluar çastet e vështira dhe lotaria e penalltive na shpërbleu”, tha Bonucci.

“Fitorja për të cilën vuan është gjithmonë më e këndshmja”, shtoi ai.

Italia do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Danimarkës në finalen e Wembley më 11 korrik.

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho rikthen stilin e tij luftarak, mbron lojtarët dhe kritikon gjyqtarët

Published

on

By

Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij ndaj gjyqtarëve dhe mbrojtjes së vazhdueshme të futbollistëve të Real Madridit.

Trajneri portugez ka nxitur diskutime pas përplasjes me gjyqtarët në ndeshjen kundër Villarrealit, ku u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gazetari i “esRadio”, Sergio Valentin, vlerëson se Mourinho po përpiqet të krijojë një atmosferë mbrojtëse për lojtarët, duke larguar presionin dhe kritikat nga skuadra.

Sipas tij, kjo strategji synon të forcojë unitetin brenda ekipit dhe të rikthejë lidhjen mes futbollistëve dhe tifozëve.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Villarrealit, Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media, duke nxitur reagime të tjera.

Megjithatë, disa analistë kanë vënë në dyshim efektivitetin e kësaj qasjeje, duke theksuar se Real Madridi duhet të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve në fushë.

Sipas artikullit, madrilenët ndodhen gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërsa përpara kanë përballje të rëndësishme me Romën në Ligën e Kampionëve, Sevillan në kampionat dhe Barcelonën më 25 tetor.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për të parë nëse strategjia e Mourinhos do të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara