Lajmet

“Bon Vivant” reagon pas vdekjes së personit që u plagos në lokal, nis fushatë kundër dhunës

Në njoftim është potencuar se janë të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur.

Published

on

Lokali “Bon Vivant”, në të cilin javën e kaluar si pasojë e plagosjes, ka ndërruar jetë një person, ka dalë sot me reagim.

Në njoftim është potencuar se janë të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në “Bon Vivant” dhe se janë thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë. BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo”, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e lokalit “Bon Vivant” në Facebook.

Po ashtu, është theksuar se “Bon Vivant” do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës “Bon Vive”.

“BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë.

Të dashur lexues, klientë dhe bashkëqytetarë, Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.”, ësht% bërë e ditur tutje.

Në thelb të fushatës “Bon Vive”, sipas njoftimit, do të jenë tri veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet.

“* Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.

* Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.

* Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjëve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës.

Për fund, dikur në kryeqytetin tonë, si dhe në shumë qytete të Evropës, kafeteritë, restorantet ishin vende ku njerëzit komunikonin lirisht me të njohurit dhe të panjohurit, duke ndarë mendime dhe krijuar mundësi të reja. E panjohura nuk ishte sinonim i dhunës dhe frikës.Prandaj, BonVivant do të vazhdojë të promovojë një kulturë ku njerëzit mblidhen për të shijuar jetën dhe për të pasur një eksperiencë të mirëfilltë gastronomike . BonVivant, së bashku me shumë lokale të tjera të gastronomisë, kanë bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për qytetarët nga e gjithë Kosova dhe për vizitorët nga jashtë, pa dallime. E panjohura nuk duhet të përshkruhet si frikësuese në Prishtinë dhe në Kosovë nuk do të jetë kurrë!”, është bërë e ditur tutje nga lokali “Bon Vivant”.

Ndryshe, një person ka vdekur sot si pasojë e plagosjes të premten (4 gusht) në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Sipas Policisë, në “Bon Vivant” katër persona janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa, 17 janë lënduar nga thyerja e gotave-shishave të qelqit. Lidhur me rastin, një person i dyshuar gjendet në arrati.

Vendi

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll sezonin me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta përmbyllë sezonin artistik 2025/2026 me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”, një mbrëmje e veçantë që sjell në qendër fuqinë e tingullit, fjalës dhe imagjinatës.

Nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe me solist violinistin Festim Fanaj, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur me vepra të kompozitorëve bashkëkohorë nga vende dhe kultura të ndryshme.

Koncerti do të mbahet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:30, në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Me këtë koncert, Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll një tjetër sezon të suksesshëm artistik, duke ftuar dashamirët e muzikës në një udhëtim të veçantë përmes tingujve dhe emocioneve./A.K/

Continue Reading

Live

Dorëhiqet Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të Kryeministrit të ri të Britanisë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen të hënën nga pozita e tij dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste, më pak se dy vjet pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhje.

Starmer deklaroi se vendimi erdhi pasi u bë e qartë se partia dëshironte largimin e tij, pas rënies së fortë në sondazhe dhe polemikave të shumta që shoqëruan qeverisjen e tij. Ky largim e çon Mbretërinë e Bashkuar drejt kryeministrit të saj të shtatë në vetëm 10 vjet.

Procesi zyrtar për zëvendësimin e tij do të nisë më 9 korrik, ku çdo kandidat duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të grupit parlamentar (ose 81 deputetë).

Megjithatë, ish-kryetari i qarkut Greater Manchester, Andy Burnham, i cili sapo fitoi bindshëm një zgjedhje të pjesshme për t’u rikthyer në Parlament, konsiderohet favoriti absolut.

Burnham tashmë ka konfirmuar kandidaturën e tij dhe, duke pasur mbështetjen e rreth gjysmës së deputetëve laburistë dhe të figurave kyçe si Wes Streeting, pritet të marrë drejtimin e partisë dhe postin e kryeministrit pa pasur nevojë për një garë formale. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

Të kërkuara