Kulturë

Bob Saget, komediani dhe ylli i ‘Full House’, ndahet nga jeta

Published

on

Bob Saget, komediani dhe aktori i njohur më së shumti nga audienca si Danny Tanner në sitcom-in “Full House”, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, konfirmoi familja e tij në një deklaratë për CNN.

“Me dëshpërim ju konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja Saget në deklaratë. “Ai ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke bashkuar njerëz nga të gjitha sferat e jetës përmes të qeshurave. Edhe pse kërkojmë privatësi në këtë moment, ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kujtuar dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në botë.”

Saget u gjet i vdekur në një dhomë hoteli të dielën në Ritz-Carlton Orlando, Grande Lakes, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Orange County. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Bob Saget, komediani dhe ylli i 'Full House', ndahet nga jeta

Saget u bë i njohur falë rolin të tij në “Full House” dhe më pas si drejtues i “America’s Funniest Home Videos”. Gjithashtu emri i tij u njoh nga një brez i ri fansash si narratori dhe zëri i të ardhmes së Ted Mosby në “How I Met Your Mother”.

Bob Saget, komediani dhe ylli i 'Full House', ndahet nga jeta

Gjatë karrierës së tij, Saget u vlerësua për komeditë e llojit stand-up. Gjithashtu albumi i tij i vitit 2015, “That’s What I’m Talkin’ About” u nominua për Grammy për albumin më të mirë komedi.

Bob Saget, komediani dhe ylli i 'Full House', ndahet nga jeta
ANABEL.al

Continue Reading

Vendi

Prishtina pas luftës në qendër të dramës që shfaqet në festivalin ndërkombëtar në Graz

Published

on

Shfaqja “Prishtina: Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia, do të prezantohet më 28 maj 2026 në kuadër të “Dramatiker:innenfestival”, që mbahet në Graz të Austrisë nga 26 deri më 31 maj.

Drama me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt sjell në qendër transformimin urban të Prishtinës pas luftës, duke u fokusuar në figurën e arkitektit Rexhep Luci dhe ndryshimet e thella në hapësirën e qytetit.

Përmes një qasjeje bashkëkohore teatrore, shfaqja trajton çështje si planifikimi urban, arkitektura dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndikimin e ndërtimeve pa kontroll në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Prishtina…” është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit dhe është shfaqur me sukses në Kosovë dhe jashtë saj, duke u vlerësuar edhe nga kritika ndërkombëtare për qasjen e saj reflektuese mbi qytetin dhe kujtesën urbane.

Continue Reading

Vendi

Eliza Dushku nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”

Published

on

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Lesley University gjatë ceremonisë së diplomimit 2026, për kontributin e saj në art, shëndetin mendor dhe mbështetjen për veteranët.

E njohur për rolet në filmat “Bring It On” dhe “Wrong Turn”, Dushku ka orientuar vitet e fundit angazhimin e saj drejt ndërgjegjësimit për traumën dhe shëndetin mendor, duke mbështetur terapi inovative për trajtimin e PTSD-së.

Ajo është gjithashtu producente ekzekutive e dokumentarit “In Waves and War”, që trajton traumën, luftën dhe procesin e shërimit. Nderimi vlerëson transformimin e saj nga yll i Hollywood-it në një zë të rëndësishëm të aktivizmit social dhe shëndetit mendor.

Continue Reading

Aktualitet

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT sjellin kulturën dhe modernitetin japonez

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT do të organizojë një aktivitet të veçantë kulturor dhe akademik në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze.

Aktiviteti do të mbahet më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, dhe do të sjellë diskutime, prezantime dhe ligjërata që ndërlidhin kulturën, artin dhe zhvillimet moderne të Japonisë.

Ngjarja do të hapet me fjalën përshëndetëse të dekanes së Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, Prof. Dr. Ariana Gjoni, ndërsa më pas pjesëmarrësit do t’i drejtohen me fjalë rasti Prof. Afërdita Statovci dhe përfaqësuesja e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, znj. Luljeta Arifi.

Pjesë qendrore e aktivitetit do të jetë ligjërata me temën “Japonia në Ditët Moderne”, e cila do të mbahet nga z. Hiroyasu Tanigaki nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë mbi zhvillimin, kulturën dhe ndikimin modern të Japonisë në botë.

Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe akademik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe të krijojë hapësira frymëzuese për studentët dhe pjesëmarrësit në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT.

Continue Reading

Lajmet

Artistë dhe profesorë nga Evropa bëhen pjesë e webinarit ndërkombëtar të organizuar nga UBT

Published

on

By

“Design, Memory and Identity in Contemporary Culture” – webinar ndërkombëtar që sjell në fokus dialogun mes dizajnit, kujtesës dhe identitetit kulturor.

Më 25 maj 2026, duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet online webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, një aktivitet akademik dhe artistik që synon të hapë diskutime të rëndësishme mbi raportin ndërmjet dizajnit, kujtesës kolektive dhe identitetit në kulturën bashkëkohore.

Ky webinar do të bashkojë artistë, dizajnerë, ligjërues dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët përmes perspektivave të ndryshme krijuese dhe akademike do të trajtojnë mënyrën se si dizajni ndikon në formësimin e identiteteve kulturore dhe ruajtjen e kujtesës në shoqërinë moderne.

Në panelin e folësve do të marrin pjesë emra të njohur nga fusha e artit, modës dhe dizajnit:

  • Elisa Poli, një nga profesionistet e njohura në edukimin e dizajnit në Itali;
  • Phlox Van Oppen, e cila njihet për qasjen inovative në tekstil dhe art bashkëkohor;
  • Tiina Burton, me përvojë të gjerë në modën digjitale dhe artin vizual;
  • Dukagjin Muhaxheri, si dhe Dardan Luta, të cilët do të sjellin perspektivën lokale dhe rajonale mbi artin, identitetin dhe kulturën bashkëkohore.

Organizatorja e webinarit, Cennet Lika, ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave ndërdisiplinore ku arti, dizajni dhe kultura ndërthuren për të reflektuar mbi sfidat dhe transformimet e kohës moderne.

Përmes diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshme, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë tema që lidhen me kujtesën kulturore, identitetin vizual, modën digjitale, artin bashkëkohor dhe ndikimin e teknologjisë në proceset kreative.

Webinari do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Teams dhe është i hapur për studentë, artistë, profesionistë të dizajnit, studiues dhe të gjithë të interesuarit për kulturën dhe artin bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara