Mobile

Bllokohen llogaritë e ushtrisë së Mianmarit në Facebook

Publikuar

Gjiganti i teknologjisë, Facebook ka bllokuar llogaritë e ushtrisë së Mianmarit në Facebook. Kompania thotë se rreziqet nga lejimi i përdorimit të rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, nga ushtria, janë të mëdha.

Ushtria ka përdorur Facebookun për të promovuar pretendimet e tyre se mashtrimet zgjedhore kanë ndikuar në fitoren e Suu Kyisë në nëntor.

Nga gjiganti i teknologjisë, Facebook thonë se e panë ‘të nevojshme këtë ndalesë” pas puçit të 1 shkurtit, përfshirë edhe dhunën vdekjeprurëse./UBTNews

Mobile

Mënyra e duhur për dezinfektimin e telefonit celular

Publikuar

nga

Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular.

Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat.

Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm në këtë periudhë pandemie por jo vetëm.

Sa herë që ne prekim telefonin celular, me gishtat tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon.

Çfarë ju duhet për pastrimin e duhur të telefonit celular

Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten:

Ujë të pijshëm

Alkol (mbi 70%)

Shishe spërkatëse

Pambuk

Leckë prej mikrofibre

Hiqeni telefonin nga karikuesi dhe çdo fishë tjetër.

Fikeni atë dhe hiqeni këllëfin mbrojtës, i cili duhet pastruar veçmas.

Në një shishe spërkatëse përzieni sasi të barabarta të ujit dhe alkoolit.

Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm sepse është i rëndë dhe mund të gërvishtë ekranin.

Tundeni shishen mirë dhe më pas spërkateni leckën prej mikrofibre me të.

Solucioni nuk duhet hedhur kurrë direkt mbi telefonin dhe lecka nuk duhet të jetë qull.

Fërkojeni telefonin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij, para dhe mbrapa.

Në pjesën e kufjeve, karikimit apo pikave të tjera hyrëse mund të përdorni një kunj veshësh ose dhëmbësh me pak pambuk.

Lëreni telefonin të thahet për 15 minuta përpara se ta përdorni.

Në të njëjtën mënyrë pastroni edhe kufjet, edhe fishën e karikimit apo këllëfin mbrojtës.

Nëse këllëfi është prej silikoni, atë mund ta lani mirë me ujë dhe sapun dhe ta lejoni të thahet natyralisht.

Për këllëfët prej një materiali më të fortë, mund të zgjidhni pastrimin me alkool.

Pas pastrimit të telefonit, mos harroni të lani duart mirë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda.

Produktet dhe solucionet që nuk duhet t’i përdorni kurrë për pastrimin e telefonit

Telefoni celular është një pajisje delikate ndaj substanca dhe solucione të caktuara e dëmtojnë atë.

Bëhet fjalë për solucionet e pastrimit të dyshemesë, xhamave dhe tryezave, acetoni, amoniaku apo zbardhuesi i zakonshëm i rrobave dhe i shtëpisë.

Vazhdo të lexosh

Internet

Facebook me disa ndryshime

Publikuar

nga

Facebook po vjen me disa ndryshime në muajt e ardhshëm. Facebook do të krijojë opsionin “Live Audio Rooms”, një version i aplikacionit të popullarizuar Clubhouse, që i lejon njerëzit të dëgjojnë dhe të marrin pjesë në biseda të drejtpërdrejta. Këto platforma u bënë të popullarizuara sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Facebook gjithashtu do të lansojë një veçori të re, “Soundbites”, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë klipe të shkurtra audio. Kjo veçori do të lansohet gjatë muajve të ardhshëm.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të fitojnë para në “Live Audio Rooms” ose me “Soundbites”, megjithëse është e paqartë nëse kjo do të jetë në dispozicion për këdo ose e rezervuar për krijuesit që kanë ndjekës më shumë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Mobile

Facebook i kthen faqet e lajmeve në Australi

Publikuar

nga

Facebook ka njoftuar se do t’ua rikthejë përmbajtjen e lajmeve përdoruesve të saj në Australi.

Gjiganti teknologjik ka bllokuar lajmet në platformat e tyre që nga e enjtja, pas mospajtimeve rreth një ligji, që do të detyronte atë dhe Google që të paguanin botuesit e lajmeve për përmbajtjen.

Josh Frydenberg nga Departamenti Austrialian i Thesarit deklaroi se Mark Zuckerberg e kishte paralajmëruar ditë më parë se ndalesa do të përfundonte pas disa ditësh.

Facebook tha se amandamentet do të shndërrohen në ligj./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Mobile

17 vjet nga themelimi i Facebook-ut

Publikuar

nga

Sot bëhen 17 vjet nga themelimi i gjigandit teknologjik ‘Facebook’. Pra, më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.

Kështu që nga 4 shkurti i 2004-ës ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.

Por çka do të thotë emri “Facebook”?

Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara