Lajmet

Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë

Published

on

Më shumë se 35 mijë persona kanë vdekur deri tani nga sulmet izraelite në Gaza, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken denoncoi se “ata që humbën jetën pas sulmeve të IDF në Rripin e Gazës ishin më shumë civilë sesa terroristë”.

Ndërkohë, Egjipti dhe Libia kanë njoftuar se do të mbështesin Afrikën e Jugut në akuzën për “gjenocid” të palestinezëve të paraqitur në Hagë kundër Izraelit.

Kajro, gjithnjë e më i shqetësuar nga lëvizjet izraelite në kufirin Rafah, e justifikoi zgjedhjen “në dritën e ashpërsisë dhe shtrirjes së përkeqësuar të sulmeve kundër civilëve palestinezë”.

“Izraeli ka njohuritë dhe mjetet për të reduktuar dëmin ndaj civilëve në operacionet e tij ushtarake. Rezultatet në terren, duke përfshirë numrin e lartë të viktimave civile, ngrenë dyshime thelbësore nëse IDF i përdori ato në mënyrë efektive në të gjitha rastet”, shtoi Blinken.

Sekretari i Shtetit nënvizoi se SHBA “nuk ka parë ende një plan të qartë dhe të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah”, siç është kërkuar disa herë nga Uashingtoni./atsh

Lajmet

Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Published

on

By

Bizneset që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë mbajtur sot një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mënyrën si po zhvillohet projekti “Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt”, i cili implementohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Ata thanë se rreth këtij projekti, jo vetëm se bizneset nuk kanë informacione, por as komuna e Ferizajt nga MMPHI-ja.

Përfaqësuesi i bizneseve, Muharrem Mehmeti, u shpreh se mos qasja në autostradë e kësaj pjese të bizneseve ka dëmtuar në zhvillim ekonomik këtë pjesë.

Tutje, ai shtoi se kanë kontaktuar me kompaninë që ka kryer projektin, po nga ta është thënë se projekti nuk është i tyre pasi që nuk ka vulën dhe nënshkrimin e tyre dhe kjo ka ngrehur shqetësimet e tyre.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv në AVONET, Kenan Gashi tha se kanë kërkuar në MMPHI që të kenë qasje në këtë projekt, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Gashi, shtoi se kanë dyshime edhe për formën që është duke u realizuar, pasi që komuna nuk është e kyçur fare dhe nuk është e njoftuar për këtë projekt.

E avokati që po merret me këtë rast, Leutrim Himaj shtoi se kanë paraqitur kërkesë që të mos zhvillohen punimet, për shkak se së fundi ka një vendim të ri preliminar në lidhje me shpronësimin e kësaj zone, i cili është i paqartë për bizneset.

Bizneset deri më tani kanë dërguar dy padi, një në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ne departamentin e çështjeve administrative dhe një në Gjykatën Supreme.

Continue Reading

Lajmet

Çeku flet për kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Ende në fazën fillestare

Published

on

By

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, flet për herë të parë për kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se aktualisht është i përqendruar në detyrat e tij si ministër dhe se procesi i kandidimit është ende në fazën fillestare.

Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare te shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdojë të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Çeku.

Continue Reading

Lajmet

Statovci: Të mos u bëjnë presion deputetëve, kanë pasiguri

Published

on

By

Deputetja nga radhët e partisë “Guxo”, e cila ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci tha se egoja e opozitës së deritanishme është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Sipas saj, po përdoret strategji sabotuese dhe bllokuese duke mos marrë pjesë në procesin e votimit në seancat konstituive që po mbahen çdo 48 orë.

Pas dëshmimit të seancës konstituive për herë të tridhjetë e shtatë, Statovci tha se mosvotimit i partive që deri tani ishin në opozitë është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ne po e shohim që egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Andaj përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese nuk kemi pjesëmarrje të procesit të votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në sensin që të kemi pjesëmarrje të votimit qoftë përmes votës për, kundër, apo abstenimeve. Mirëpo, bie në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdohet në një proces tutje të mospjesëmarrjes nga akterët tjerë të opozitës në këtë proces të votimit”, tha Statovci.

Statovci para gazetarëve potencoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket procesit të seancës konstituive.

Siç tha ajo, partitë politike nuk duhet bërë presion ndaj deputetëve për të mos votuar. Sipas saj, tendenca për të bllokuar procesin, vjen pasi të njëjtat kanë pasiguri tek deputetët e tyre.

Ne jemi në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese e cila fillimisht duhet të deklarohet nëse e pranon këtë lëndë për trajtim dhe cili do të jetë epilogu tutje. Në mënyrë që të dalim nga një situatë e tillë dhe spektri politik i cili prehet nga partitë tjera opozitare…Unë besoj që duhet të mos imponojnë dhe të mos bëjnë presion ndaj deputetëve tyre, mirëpo të respektojnë gjykimin dhe integritetin e cilido deputetë. Tendenca e tyre për të bllokuar këta hapa nënkupton se kanë pasiguri në deputetë e tyre”, potencoi Statovci.

Sot, ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Papërgjegjësi e LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se Kosova është shumë më e madhe se egoja e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe për të 37-tën herë, ajo tha se kjo situatë është e papranueshme.

Para mediave, sekretarja e përgjithshme e PDK-së u shpreh se deklarimet e kryeministrit në detyrë janë qersharake.

Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së pa përgjegjësisë politike, qytetare, të subjektit të parë parlamentar. Kjo gjendje, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Mirëpo, në këtë pikë të bllokadës së plotë jemi si rezultat i kryeneçësisë, e papërgjegjësisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Madje, madje dëgjojmë edhe deklarime qesharake, ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentare. Kjo situatë s’do koment, është papërgjegjësi. I bëjmë thirrje kryetarit të LVV-së që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme se egoja e tij”, deklaroi Çitaku.

Ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstiuimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara