Bota
Blinken dhe Lavrov pritet të përballen në takimin e OSBE-së në Maltë
Published
1 week agoon
By
UBTnewsMinistri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë.
Derisa Ukraina do të jetë çështja kryesore politike, gjatë këtij takimi pritet që formalisht të aprovohen marrëveshje të arritura në çastet e fundit për çështje përfshirë edhe pozitat e larta për siguri dhe të drejtat të njeriut në këtë organizatë, ku fuqitë perëndimore shpesh e akuzojnë Rusinë se i shkel të drejtat e njeriut dhe normat ndërkombëtare.
Takimi i ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë nga 57 shtete anëtare nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia Qendrore këtë vit është lënë nën hije nga kthimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, këshilltarët e të cilit po shqyrtojnë propozime për t’i dhënë fund luftës që do t’i falte Rusisë pjesë të mëdha të Ukrainës.
Duke qenë se Trumpi do ta marrë detyrën pas rreth një muaji, fuqitë perëndimore synojnë ta përsërisin mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa Rusia sipas të gjitha gjasave do t’i përsërisë kritikat ndaj OSBE-së.
Lavrov deklaroi vitin e kaluar se OSBE-ja ” në thelb po shndërrohet në një shtojcë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian“.
Kjo është vizita e parë e Lavrovit në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
OSBE-ja është pasardhëse e një organizate të themeluar gjatë Luftës së Ftohtë për t’i angazhuar në dialog lindjen dhe perëndimin. Megjithatë, vitet e fundit, dhe sidomos pas pushtimit të Ukrainës, Rusia e ka përdorur të drejtën e vetos, që e ka çdo vend anëtar, për t’i bllokuar shumë vendime kyçe, shpesh duke e paralizuar organizatën.
Këtë vit, megjithatë, vendet që po e bllokojnë marrëveshjen për buxhetin e OSBE-së janë Armenia dhe Azerbajxhani, sipas diplomatëve, për shkak të mospajtimeve lidhur me konfliktin e tyre në territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakut.
Diplomatët thonë se këtë javë është arritur një marrëveshje për të plotësuar katër pozicione të larta në OSBE, duke përfshirë atë të sekretarit të përgjithshëm, të cilin do ta marrë Feridun Sinirlioglu i Turqisë./REL/
You may like
Bota
Trump reagon pas dorëheqjes së shefit të FBI, propozon drejtuesin e ri
Published
49 seconds agoon
December 12, 2024By
UBTnewsPresidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke e cilësuar këtë zhvillim si “një ditë të mrekullueshme për Amerikën”. Trump kritikoi ashpër udhëheqjen e Wray, duke akuzuar FBI-në për veprime të paligjshme dhe ndërhyrje politike.
Në deklaratën e tij, Trump theksoi se:
“Dorëheqja e Christopher Wray është një ditë e mrekullueshme për Amerikën pasi do t’i japë fund armatimit të Departamentit të Padrejtësisë. Nën udhëheqjen e tij, FBI bastisi ilegalisht shtëpinë time dhe ndërhyri në mënyrë të padrejtë kundër meje dhe amerikanëve të pafajshëm.”
Gjithashtu, Trump propozoi Kash Patel si kandidatin më të përshtatshëm për të marrë drejtimin e FBI-së. Ai u shpreh se Patel është i përkushtuar të rikthejë ligjin dhe rendin në vend.
“Kash Patel është kandidati më i kualifikuar për të udhëhequr FBI-në në historinë e agjencisë. Me udhëheqjen e tij, populli amerikan do të ketë një sistem drejtësie të fortë, por të drejtë,” tha Trump.
Ish-presidenti përfundoi reagimin duke thënë se ka “respekt të madh” për agjentët e FBI-së dhe se pret me padurim konfirmimin e Kash Patel për të nisur procesin e “Bërjes së FBI-së të Madhe përsëri”.
Bota
Sllovakia do të reduktojë mbështetjen për refugjatët ukrainas nga 120 në 60 ditë duke filluar nga 1 marsi 2025
Published
8 minutes agoon
December 12, 2024By
UBT NEWSSllovakia ka vendosur të reduktojë mbështetjen për refugjatët ukrainas duke përgjysmuar periudhën e akomodimit të subvencionuar nga 120 ditë në 60 ditë. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 mars 2025, pas miratimit të një amendamenti ligjor në fund të muajit nëntor.
Sipas raportit të Slovak Spectator, ndryshimet prekin Aktin për Vendbanimin e të Huajve dhe Aktin e Azilit. Nga marsi 2025, refugjatët ukrainas që marrin statusin e tyre pas 28 shkurtit do të lejohen të qëndrojnë në ambientet e azilit për një periudhë prej vetëm 60 ditësh, duke ulur ndjeshëm periudhën prej 120 ditësh që ishte në fuqi deri më tani. Në të njëjtën mënyrë, pagesat për akomodimin e refugjatëve do të mbulojnë vetëm 60 ditët e para të qëndrimit. Kjo masë është zbatueshme që nga korriku 2024, por tashmë është përfshirë në legjislacion si standard i ri.
Ligji përjashton disa kategori vulnerabël nga këto kufizime, si pensionistët mbi moshën 65 vjeç, fëmijët nën moshën pesë vjeç dhe kujdestarët e fëmijëve nën pesë vjeç. Këto grupe do të vazhdojnë të përfitojnë mbështetje të plotë, pavarësisht ndryshimeve të përgjithshme.
Sipas Zëvendësministrit të Brendshëm të Sllovakisë, Peter Krauspe, këto masa janë të domosdoshme për të kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Brendshme. Krauspe theksoi se refugjatët ukrainas zakonisht gjejnë punë dhe strehim brenda dy muajve të parë të mbërritjes në Sllovaki, duke e konsideruar periudhën e re të mbështetjes si të mjaftueshme. “Ne duhet të kursejmë aty ku është e mundur,” deklaroi Krauspe, duke mbrojtur vendimin si një hap të arsyeshëm përballë sfidave financiare të vendit.
Ligjvënësit e opozitës kanë kundërshtuar ndryshimet, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe të nxituara. Ata theksuan se vendet fqinje, si Polonia dhe Hungaria, ofrojnë mbështetje deri në 90 ditë për refugjatët. Për më tepër, opozita kritikoi mënyrën e miratimit të ndryshimeve, duke vënë në dukje mungesën e transparencës dhe konsultimeve të duhura me aktorët kryesorë të përfshirë.
Sllovakia është një nga vendet që ka strehuar një numër të madh refugjatësh që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë. Megjithatë, rritja e barrës financiare mbi sistemin publik dhe sfidat ekonomike e kanë shtyrë qeverinë të marrë masa për të kufizuar shpenzimet. Këto ndryshime janë pjesë e një tendence më të gjerë në Evropë, ku disa vende po rishikojnë politikat e tyre për refugjatët për të balancuar përgjegjësitë humanitare me nevojat ekonomike./UBTNews/
Bota
RSF: 54 gazetarë të vrarë këtë vit, një e treta e tyre në Gaza
Published
15 minutes agoon
December 12, 2024By
UBT NEWSTë paktën 54 gazetarë janë vrarë në mbarë botën gjatë vitit 2024 për shkak të punës së tyre, me një të tretën e këtyre viktimave të regjistruara në Rripin e Gazës, sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij (RSF).
Numri i gazetarëve të vrarë deri në fund të nëntorit është i njëjtë me atë të vitit të kaluar, deklaroi RSF-ja. Organizata theksoi se shifrat shpesh përditësohen më vonë, kur zbulohen raste shtesë të gazetarëve të vrarë, duke e bërë të mundur që këto numra të rriten më tej.
Raporti thekson se raportimi nga zonat e konfliktit është bërë veçanërisht i rrezikshëm. Nga 54 gazetarët e vrarë këtë vit, 31 prej tyre humbën jetën në zona lufte, duke shënuar shifrën më të lartë të pesë viteve të fundit.
Rripi i Gazës, ku Izraeli lufton kundër grupeve militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi, doli si rajoni më i rrezikshëm për gazetarët. Duke filluar nga fillimi i luftës në tetor, kur militantët e Hamasit ndërmorën një sulm ndaj Izraelit duke vrarë mbi 1,200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë, deri në fund të nëntorit, më shumë se 145 profesionistë të medias humbën jetën në Gaza. Nga këta, të paktën 35 ishin duke kryer detyrën në momentin kur u vranë.
Raporti i RSF-së pasqyron rreziqet e rritura me të cilat përballen gazetarët në konfliktet globale dhe në vende ku të drejtat e medias janë të kufizuara. Organizata bën thirrje për më shumë masa mbrojtëse ndërkombëtare për gazetarët dhe për ndalimin e pandëshkueshmërisë për krimet kundër tyre.
Gazetarët në vijën e parë të luftës vazhdojnë të mbajnë barrën e madhe të raportimit të së vërtetës, shpesh me koston e jetës së tyre./UBTNews/
Bota
Lufta kundër duhanit në BE angazhim i përbashkët për shëndetin publik
Published
21 minutes agoon
December 12, 2024By
UBT NEWSNë fillim të dhjetorit, shumica e ministrave të Shëndetësisë të BE-së miratuan rekomandimet për të zgjeruar zonat pa duhan, me përjashtim të Gjermanisë dhe Greqisë që abstenuan. Propozimi synon të kufizojë pirjen e duhanit në hapësira publike si këndet e lojërave, parqet, tarracat e restoranteve dhe transporti publik, duke mbrojtur veçanërisht fëmijët dhe grupet e cenueshme.
Përfshihen edhe produkte si cigaret elektronike dhe ato me ngrohje për të parandaluar varësinë te të rinjtë. Sipas BE-së, ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë dhe aerosolëve nga këto pajisje duhet të minimizohet.
Çdo vit, 700,000 vdekje në BE i atribuohen duhanpirjes. 24% e popullsisë aktualisht pi duhan, me shifra të ndryshme nga vendi në vend:
Më të larta: Bullgaria (37%), Greqia (36%), Kroacia (35%).
Më të ulëta: Suedia (8%), Holanda (11%).
Deri në vitin 2040, krijimi i një “brezi pa duhan” ku më pak se 5% e popullsisë të përdorë duhan. Programi EU4Health ka ndarë 16 milionë euro për politikat kundër duhanit. Horizon ka investuar 80 milionë euro në kërkime mbi parandalimin e varësisë ndaj duhanit.
Suedia, ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në tarracat e restoranteve dhe bareve. Konsumimi i duhanit është më i ulëti në BE falë përdorimit të “snus”-it, një alternativë më pak e dëmshme.
Holanda ka ndaluar shijet jo-duhan për cigaret elektronike për të parandaluar përdorimin nga të rinjtë.
Bullgaria vendi me shkallën më të lartë të duhanpirjes në BE dhe çmimin më të ulët të cigareve. Taksimi i ulët ka kontribuar në ruajtjen e nivelit të lartë të konsumit.
Kroacia po përgatit një ligj që ndalon pirjen e duhanit jashtë hapësirave publike brenda 20 metrave nga institucionet shëndetësore dhe arsimore. Megjithatë, ndalimi në tarracat e kafeneve përballet me rezistencë.
Rumani, pirja e duhanit është e ndaluar në hapësira publike të mbyllura dhe në institucionet arsimore. 34% e popullsisë pi duhan, dhe 40% e të rinjve raportojnë se kanë konsumuar të paktën një cigare.
Mbretëria e Bashkuar: Pas daljes nga BE-ja, ka ruajtur taksa të larta për produktet e duhanit, duke reduktuar ndjeshëm konsumimin.
Shqipëria: Edhe pse nuk është përmendur në detaje në raport, masat kundër duhanit në hapësira publike janë forcuar vitet e fundit.
Duhanpirja mbetet një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore në BE. Pavarësisht progresit në reduktimin e konsumit, dallimet e mëdha midis vendeve dhe sfidat politike e bëjnë këtë luftë të vazhdueshme. Synimi i një Evrope pa duhan kërkon bashkëpunim të fortë dhe masa më të ashpra.
Trump reagon pas dorëheqjes së shefit të FBI, propozon drejtuesin e ri
Sllovakia do të reduktojë mbështetjen për refugjatët ukrainas nga 120 në 60 ditë duke filluar nga 1 marsi 2025
RSF: 54 gazetarë të vrarë këtë vit, një e treta e tyre në Gaza
Lufta kundër duhanit në BE angazhim i përbashkët për shëndetin publik
Ndeshjet e sotme në Europa League: United dhe Roma zbresin në fushë, radhën e kanë edhe Bajrami me Muçin
Vlahovic e McKennie ‘fundosin’ City-n, Barcelona fitore me spektakël ndaj Dortmundit, ‘ok’ Milani e Arsenali
Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shpalli gjendjen e luftës, presidenti i Koresë së Jugut zotohet se do të luftojë ‘deri në fund’
Presidenti i Koresë së Jugut zotohet se do të luftojë “deri në fund”
Të kërkuara
-
Bota1 month ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota1 month ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve