Lajmet

Blinken: Bucha tregon fushatën ruse “për të vrarë, torturuar, përdhunuar, për të kryer mizori”

Blinken tha se SHBA po punon me vendet e tjera rreth hetimeve nëse Rusia ka kryer apo jo krime lufte.

Published

on

Mizoritë që ka kryer Rusia gjatë pushtimit të Ukrainës, të cilat bota i ka parë tani nga imazhet që dalin nga Bucha nuk janë “akt i rastësishëm i një njësie mashtruese”, por një “fushatë e qëllimshme për të vrarë, për të torturuar, për të përdhunuar, për të kryer mizori”, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit amerika, Antony Blinken.

Blinken po udhëton për në Bruksel për t’u takuar me ministra të tjerë të jashtëm të NATO-s dhe ministrat e jashtëm të G7.

“Ndërsa kjo valë ruse po largohet nga pjesë të Ukrainës, bota po sheh vdekjen dhe shkatërrimin e mbetur pas saj, dhe ne po shohim, në veçanti, tmerrin që ka mbetur pas në Bucha, diçka që po prek njerëzit në mbarë botën”, tha Blinken.

Imazhet “përforcojnë vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë e vendeve anembanë botës për t’u siguruar që në një mënyrë apo në një tjetër, në një ditë apo në një tjetër, të ketë përgjegjësi për ata që kryen këto akte”.

Blinken tha se SHBA po punon me vendet e tjera për të “bashkuar provat” për të mbështetur hetimet e Ukrainës dhe të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nëse Rusia ka kryer apo jo krime lufte./UBTNews/

Lajmet

Ministrja Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deponuar sot kallëzim penal pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ndaj ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj të fundit ku arsyetoi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta. Përmes këtij hapi ligjor, Gërvalla-Schwarz ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për të filluar ndjekjen penale ndaj zyrtares serbe.

Në njoftimin e saj zyrtar, ministrja e Drejtësisë u bëri thirrje prokurorëve të shtetit që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj deklaratave që arsyetojnë krimet e luftës në Kosovë.

“Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente”, sipas njoftimit të ministrisë.

Gërvalla-Schwarz ka sjellë në vëmendje bilancin e rëndë të luftës në Kosovë, duke theksuar se Serbia ende refuzon të kërkojë falje apo të marrë përgjegjësi për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës civile.

“Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë. Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor”, thuhet në komunikaten e ministrisë.

Ky hap institucional i Ministrisë së Drejtësisë vjen si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës skandaloze të Paunoviqit, e cila ka ngjallur dënime të ashpra edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë, duke u parë si një tentativë e hapur për të nxitur tensione të reja dhe për të legjitimuar krimet e regjimit të kaluar në Beograd.

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nis përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si monedhë zyrtare

Published

on

By

Shqipëria ka hedhur hapin e parë zyrtar drejt adoptimit të monedhës euro, duke nisur përgatitjet konkrete ligjore për këtë proces.

Sipas projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili tashmë është publikuar për konsultim publik, parashihet integrimi i vendit në Eurozonë dhe rregullimi i funksionimit të bankës qendrore pas këtij hapi madhor.

Për herë të parë, ky draft përfshin një kapitull të veçantë që përcakton rregullat e reja të operimit nga dita e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë.

“Euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.”

Krahas menaxhimit të qarkullimit të kartëmonedhave, projektligji i ri i jep autoritet Bankës së Shqipërisë që të përcaktojë edhe dizajnin e veçantë të monedhave metalike euro që do të emetohen nga shteti shqiptar, gjithnjë duke respektuar standardet dhe rregulloret strikte evropiane. /A2Cnn/

Continue Reading

Lajmet

Dr. Vesel Rrustemaj mbron doktoratën me hulumtim shkencor mbi shëndetin oral të fëmijëve në Kosovë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Dr. Vesel Rrustemaj ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Zagrebit, duke përmbyllur nivelin më të lartë të formimit akademik me një hulumtim shkencor të realizuar në Kosovë.

Disertacioni, me titull “Prevalenca e kariesit dentar dhe e shprehive të këqija orale dhe efektet e tyre në okluzionin e fëmijëve 3–6 vjeç në Kosovë”, trajton një temë me rëndësi të veçantë në fushën e ortodoncisë dhe stomatologjisë pediatrike. Hulumtimi analizon prevalencën e kariesit dentar dhe të shprehive të këqija orale te fëmijët e moshës 3–6 vjeç, si dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e okluzionit, duke ofruar të dhëna shkencore dhe rezultate konkrete për gjendjen e shëndetit oral në Kosovë.

Ky studim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor, pasi rezultatet e tij mund të shërbejnë si bazë për zhvillimin e strategjive parandaluese, politikave shëndetësore dhe praktikave klinike që synojnë përmirësimin e shëndetit oral të fëmijëve.

Continue Reading

Lajmet

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratave për “spastrim etnik”

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj skandaloze me të cilat arsyetoi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Kësaj iniciative të nisur nga grupi parlamentar “Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik” i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë, duke bërë që gjithsej 53 deputetë të opozitës t’i dorëzojnë kryeministrit Gjuro Macut kërkesën zyrtare për shkarkim të menjëhershëm.

Kamberi ka theksuar se kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale për të dëshmuar se në qeveri nuk ka vend për njerëz që mbrojnë dëbimin e qytetarëve mbi baza kombëtare, duke shtuar se në rast refuzimi, vetë kryeministri do të mbajë përgjegjësinë për normalizimin e kësaj politike brenda kabinetit të tij.

Megjithatë, deputeti shqiptar ka shprehur keqardhje që kjo nismë nuk mori mbështetjen e partive të tjera të pakicave nacionale që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi. Sipas Kamberit, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as ajo e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit.

Nga ana tjetër, pas reagimeve të ashpra brenda dhe jashtë vendit, vetë ministrja Snezhana Paunoviq ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Vuçiq, kryeministrit Macut dhe qeverisë, duke u arsyetuar se deklarata e saj ishte nxjerrë krejtësisht jashtë kontekstit dhe se nga intervista ishte shkëputur vetëm një sekuencë prej shtatë sekondash për t’u shndërruar në një sulm politik.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kiev, u distancua hapur nga këto komente, duke i cilësuar ato si të pamenduara dhe të papërgjegjshme, dhe duke deklaruar se politika zyrtare e shtetit mbetet dialogu dhe kurrë spastrimi etnik. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara