Kulturë

Blero ia dedikon fjalët më të mira Afronës në njëvjetorin e martesës

Published

on

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe gruaja e tij, Afrona Dika sot festojnë njëvjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë për çiftin, Blero ka zgjedhur fjalët më të mira për bashkëshorten e tij.

“Urime 1 vjetori i marteses ton zemer. Love you to the moon and back. Ti i jep kuptim jetes time çdo dite e me shume.”, shkroi ai krahas fotografisë.

Blero dhe Afrona kanë 14 vjet diferencë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtina hap muzeun e kujtesës për eksodin e vitit ’99

Published

on

Që nga dita e djeshme, në Stacionin e Trenit në Prishtinë është i hapur Muzeu i Eksodit ’99, i cili sjell rrëfime dhe dëshmi mbi dëbimin masiv të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Brenda një vagoni treni janë vendosur 48 intervista të refugjatëve që përjetuan eksodin, duke dokumentuar një nga periudhat më të rënda të historisë së vendit.

Drejtoresha e Reporting House, Jeta Xharra, ka thënë se muzeu ka rëndësi të veçantë historike dhe edukative, pasi kujton dëbimin e qindra mijëra qytetarëve nga Kosova përmes linjës hekurudhore.

Gjatë luftës, familje të tëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë qytetarë u grumbulluan në Stacionin Hekurudhor të Prishtinës dhe u larguan me trena jashtë Kosovës. Muzeu synon që këto rrëfime të mos harrohen dhe të mbeten pjesë e kujtesës kolektive. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ ka njoftuar hapjen e një ekspozite fotodokumentare me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Published

on

Ekspozita mban titullin “KFOR and Kosovo +25” dhe është organizuar në bashkëpunim me organizatën britanike Heartstone, duke sjellë një pasqyrë vizuale mbi zhvillimet në Kosovë gjatë më shumë se dy dekadave të fundit.

Në fokus të ekspozitës është edhe roli i KFOR në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë pas vitit 1999.

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 12 qershor 2026 , në orën 16:00, në hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lule Elezi bëhet anëtarja e parë shqiptare e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë

Published

on

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi është zgjedhur anëtare e rregullt e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që pranohet në këtë institucion prestigjioz.

Vendimi është bërë i ditur nga Shoqata Frédéric Chopin në Varshavë, pas një serie koncertesh solistike të suksesshme të Elezit në qytete të ndryshme të Polonisë, ku ajo ka interpretuar vepra të kompozitorit të njohur Frédéric Chopin.

Në reagimin e saj, Elezi ka shprehur mirënjohje për drejtoreshën e përgjithshme të shoqatës, Ewa Sławińska, dhe bordin drejtues, duke theksuar se ky emërim është rezultat i angazhimit të saj artistik dhe paraqitjeve të shumta në Poloni.

Sipas saj, ky vlerësim përbën një kurorëzim të punës së saj shumëvjeçare në interpretimin e veprave të Chopin-it në aktivitete të organizuara nga kjo shoqatë në qytete të ndryshme polake.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sonte në koncertin përmbyllës të Chopin Piano Fest

Published

on

Prishtina do të mirëpresë sonte një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, me koncertin përmbyllës të edicionit 2026 të festivalit Chopin Piano Fest.

Në skenën e Klan Arenës do të ngjitet pianisti i njohur turk Fazıl Say, i cili do të performojë së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti, që nis në orën 19:30, pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, duke kurorëzuar programin e festivalit me interpretimin e njërit prej pianistëve më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Për publikun kosovar, kjo paraqitje përfaqëson një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër virtuozitetin e Fazıl Say, i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në muzikën klasike bashkëkohore.

Koncerti përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm të Chopin Piano Fest, festival që prej vitesh sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës klasike nga mbarë bota./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara