Magazinë

Blackburn synon të bëhet qyteti i parë “Town of Culture” në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Oferta e Blackburn për t’u bërë qyteti i parë që fiton titullin “Town of Culture” në Mbretërinë e Bashkuar do të frymëzohet nga njerëzit e zonës, historitë dhe krijimtaria e tyre, ka thënë një artist i përfshirë në projekt.

Mijëra qytete kanë mundësinë të konkurrojnë për këtë titull, i cili shoqërohet me një fond prej 3 milionë paundësh për realizimin e një programi kulturor në vitin 2028.

Oferta e Blackburn po formësohet nga një grup partnerësh që përfshin National Festival of Making, British Textile Biennial dhe Blackburn Museum and Art Gallery.

Artisti Jamie Holman, pjesë e partneritetit që po përgatit aplikimin, tha se propozimi do të mbështetet në lidhjet historike të Blackburn me “shpikjen dhe transformimin”.

Sipas grupit që po udhëheq ofertën, qyteti në qarkun Lancashire tashmë ka disa pika të rëndësishme kulturore, përfshirë festivalin British Textile Biennial, artin e ri publik në rrugët e qytetit dhe Blackburn Museum and Art Gallery, muzeu i parë i ndërtuar posaçërisht jashtë Londrës, i cili së fundmi festoi 150-vjetorin e tij.

Udhëheqësi i Blackburn with Darwen Council, Phil Riley, tha se qyteti ka përjetuar një “rilindje kulturore” gjatë dekadës së fundit.

“Nëse kemi sukses, kjo do të ishte një moment i madh për Blackburn -një mundësi për të festuar historinë tonë, për të ndërtuar mbi vrullin që kemi krijuar dhe për të ofruar një vit emocionues aktivitetesh kulturore në 2028”, tha ai.

Prania e një katedraleje në qytet shpesh krijon konfuzion nëse Blackburn është qytet apo qytezë. Megjithatë, Blackburn ka aplikuar dy herë për të marrë statusin e qytetit, më së fundi gjatë Jubileut të Platinit të Mbretëreshës në vitin 2022, por pa sukses.

Lista e shkurtër e qyteteve që kanë shanse për të fituar titullin e lakmuar “Town of Culture” pritet të shpallet më vonë gjatë pranverës.

Qytetet që do të hyjnë në listën e shkurtër do të përfitojnë 60 mijë paund për të zhvilluar aplikimin e plotë, ndërsa dy finalistët e tjerë do të marrin 250 mijë paund për të realizuar disa elemente të propozimit të tyre fillestar.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara