Lajmet

Bislimi: Serbia po bllokon mbështetjet për shqiptarët e Luginës dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Published

on

Besnik Bislimi ka reaguar kundër përpjekjeve të Serbisë për të bllokuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe për të penguar regjistrimin e kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).

Në një postim të tij, Bislimi theksoi se këto veprime të Serbisë janë ndërhyrje politike dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Ai nënvizoi se ato janë pjesë e një strategjie afatgjate të Serbisë për të diskriminuar shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke bllokuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe minuar institucionet e tyre legjitime.

Bislimi theksoi se ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime, pasi fondet janë transparente dhe përbëjnë mbështetje të drejtë dhe të nevojshme. Sipas tij, bllokimi i funksionimit të KKSh-së nga ana e Serbisë është një veprim pa asnjë bazë ligjore, i cili synon ta mbajë Këshillin jofunksional dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ai gjithashtu theksoi se ky është një përpjekje për të kontrolluar institucionet shqiptare dhe për të shuar çdo zë të pavarur që kundërshton politikat diskriminuese të Serbisë, me qëllimin që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim.

Besnik Bislimi përfundoi duke deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të ndalojë së përkrahuri shqiptarët e Luginës, pavarësisht pengesave nga Serbia, dhe se do të vazhdojë të rrisë mbështetjen vit pas viti. Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbajnë një qëndrim vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve dhe përpjekjeve të Serbisë për të shkelur të drejtat e shqiptarëve./UBTNews/

Lajmet

Kurti: Diskutuam për Planin e Rritjes

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se mbrëmjen e së hënës ka marrë pjesë në një darkë në Shkup, ku së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ai para mediave tha se është kënaqësi ta vizitojë Shkupin, vend që bashkërisht me shtetet e tjera synon anëtarësimin në BE.

Kurti përmendi edhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar.

Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovsksi, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën, Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe nuk respekton vendimet e këtij institucioni.

Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën. Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin. Kosova po humb shumë”, tha Zemaj.

Armend Zemaj akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorim të takimeve me liderë politikë, duke shtuar se i njëjti model mund të përsëritet edhe në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi i ftuar ka qenë sa për sy e faqe, ndaj kështu edhe mund të keqpërdoret nga i pari edhe në takimet me presidenten e vendit. Nëse ata kanë vota tinëzare të deputetëve serbë, edhe ata mund ta thonë haptaz dhe të përballen me elektoratin dhe të kaluarën e tyre”, theksoi Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 945. Nga ky numër i përgjithshëm, 907 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Përmes të njëjtës platformë, deri më 29 gusht 2025, qytetarët me të drejtë vote, nëse dëshirojnë mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Kos: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

Published

on

By

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha për Kosovën se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.

Tek foli për Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo tha se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.

Kosova parashihet të marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako. Procesi është bllokuar në mungesë të konstituimit të Kuvendit.

Kos shtoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.

Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, tha ajo, teksa theksoi përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.

Continue Reading

Të kërkuara