Aktualitet

Bisedimet NATO-Rusi në Gjenevë – Asnjë lëvizje

Nga raundi i Gjenevës NATO-Rusi për Ukrainën i vetmi konstatim pozitiv është, që të paktën u zhvillua takimi i zëvendësministrave të Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë.

Published

on

Zëvendësministrja e Jashtme e SHBA-së, Wendy Sherman dhe homologu i saj rus, Sergej Ryabkov zhvilluan bisedime në Gjenevë (10.01). Në këtë raund bilateral SHBA sërish i kërkoi Rusisë çtensionimin në krizën e Ukrainës. Sherman duke iu referuar takimit të Këshillit NATO-Rusinë Bruksel dhe të OSBE-së në Vjenë tha, se “këtë javë Rusia do të dëgjojë mesazhin unik të SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë, pra varet prej Rusisë që të çtensionojë situatën, në mënyrë që në fund të ketë një shans real për të gjetur zgjidhje diplomatike”.

Jo zgjerim i NATO-s në Lindje

Wendy Sherman në një lidhje telefonike me gazetarët tha, se bisedimet që zgjatën tetë orë me zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergej Ryabkov ishin „të hapura dhe direkte”. Por nuk qe e mundur të bisedohet konkretisht – deri këtu nuk arritën këto biseda sondazhi. Megjithatë të dyja palët kanë parashtruar rezervat e veta. SHBA ka bërë të qartë, që ka gatishmërinë për bisedime mbi temat konfliktuale si kufizimi i manovrave apo dislokimi i raketave.

Gespräche zur Ukraine-Krise zwischen USA und Russland in Genf

Kërkesat e Rusisë për garanci që t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s në Lindje, Sherman i hodhi poshtë sërish. Askujt nuk do t’i lejohet që të ndalë politikën e portave të hapura të aleancës kundrejt shteteve sovrane. SHBA gjithashtu nuk do të marrin vendime për Ukrainën, Europën apo aleancën pa i sqaruar më parë ato me palët përkatëse. Sherman e kërcënoi Rusinë me konsekuenca masive në rast të ndërhyrjes ushtarake në krizën e Ukrainës.

Rjabkov deklaroi nga ana e tij, se pala e SHBA-së ka marrë sigurinë, që Moska kurrësesi nuk planifikon sulm ndaj Ukrainës. Por Moska ka bërë të qartë edhe se duhen bërë përparime lidhur me kërkesat kryesore të saj sa i përket ndërprerjes së zgjerimit të NATO-s në Lindje dhe heqjes dorë të dislokimit të raketave në afërsi të kufirit rus nga aleanca ushtarake perëndimore. Rusia nuk do të tërhiqet nga këto kërkesa. Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s në Lindje në Gjenevë nuk pati avancim, pranoi Rjabkov: “Do të thoja, jo, nuk u arrit që të avancojmë me ndonjë përmirësim.”

Sfond i tensioneve është marshimi i 100.000 trupave ruse në afërsi të kufirit të Ukrainës. Amerikanet dhe eurpoianët paralajmërojnë nga një ndërhyrje në Ukrainë. Rusia i përgënjeshtron planet për invazion, por më 2014 ajo aneksoi gadishullin e Krimesë. Ndërsa SHBA kërkon tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, Rusia insiston, që NATO të premtojë, se nuk do të vazhdojë zgjerimin e aleancës në Lindje.

Schweiz | USA Russland Sicherheitsgespräche in Genf

Takimi NATO-Ukrainë në Buksel

Në të kundërt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në Bruksel, se aleanca nuk do ta cënojë të drejtën e shteteve të Europës për vetëvendosje. Një anëtarësim në NATO është vendim vetëm i Ukrainës dhe i vendeve anëtare të aleancës. Njëkohësisht Stoltenberg paralajmëroi Rusinë sërish nga një agresion ushtarak ndaj Ukrainës. Kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme politike dhe ekonomike. Stoltenberg e bëri këtë deklaratë gjatë një mbledhjeje të komisionit NATO-Ukrainë. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanischyna tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Stoltenberg, se Rusia si agresore nuk ka të drejtë të paraqesë kërkesa.DW

Continue Reading

Vendi

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Vendi

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: “Shpalleni të pafajshëm!”

Published

on

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit është vendosur pankarta me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Para mediave foli Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, e cila tha se kërkesa e tyre nuk është për hakmarrje, por për drejtësi, duke theksuar se procesi në Hagë nuk duhet të shkëputet nga konteksti historik i luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Ama drejtësia nuk mundet me qenë e drejtë nëse e harron historinë”, deklaroi Fazlija.

Ajo tha se më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje që, sipas saj, ka rëndësi për mënyrën se si trajtohet historia e Kosovës.

Fazlija iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos harrojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Ndërkohë, platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PISA 2025: Rënie në matematikë, Kosova mbetet nën OECD

Published

on

Sipas rezultateve, Kosova ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, leximi ka rënë nga 342 në 340 pikë, ndërsa matematika nga 355 në 350 pikë.

Rezultati më i lartë është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me 359 pikë. Megjithatë, rezultatet e Kosovës në të gjithë treguesit kryesorë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Raporti tregon gjithashtu performancë më të lartë të vajzave, veçanërisht në shkencë dhe lexim. Në shkencë vajzat kanë marrë 366 pikë, ndërsa djemtë 347, kurse në lexim diferenca është edhe më e madhe, 358 pikë për vajzat dhe 322 për djemtë. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të barabarta.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Raporti rekomandon përmirësimin e cilësisë së të nxënit, si dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se rezultatet do të analizohen në detaje dhe do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet dhe përmirësimet në Strategjinë e re të Arsimit.

Në PISA 2025, në krye të renditjes u pozicionuan Kina dhe Singapori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara