Shëndet

Bima ndër më shërueset në botë: Bëjeni këtë pije për forcim të zemrës, shërim të lodhjes dhe përmirësim të metabolizmit!

Published

on

Murrizi konsiderohet bima ndër më shërueses në botë. Kjo shkurre stimulon qarkullimin e gjakut, forcon zemrën dhe rekomandohet pas sulmit në zemër, sepse shton qarkullimin e gjakut

Gjithashtu murrizi (Crataegus) ndihmon te rastet e lodhjes, anksioziteti, problemet me gjumin dhe te mungesa e energjisë.

Bima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta mjekësore. Vetitë e saj janë të panumërta dhe mund ta përfshini shumë thjesht në dietën tuaj. Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për të trajtuar artereosklerozën, hipertensionin dhe sëmundjet kardiake

Një ndër bimët më të njohura të cilat përdoren posaçërisht për zemër pa dyshim është murrizi, ndërkaq likeri nga kokrrat e kuqe të saj janë mjet klasik për forcim të zemrës.

Frutat mund t’i thani, prisni dhe t’i hani në mëngjes me drithërat tuaja të preferuara. Nëse i dëshironi të freskëta mund t’i ruani si pekmez, mund t’i bëni reçel ose marmelatë.

Gjithashtu konsiderohet që ky liker përshpejton metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Receta:

300 g murriz dhe 150 g sheqer qitni në një shishe me fyt të ngushtë. Qitni vodkë deri në grykë dhe lëreni në dritare.

Çdo ditë tundeni. Kokrrat shpejt do të humbin ngjyrën dhe do të ngjyrosin vodkën.

Likeri duhet patjetër të qëndrojë gjashtë javë. Pastaj kullojeni dhe qiteni në një shishe tjetër.

Rekomandohet që ta pini nga një gotë të vogël liker për të penguar problemet me zemrën apo për të zbutur vështirësitë e lehta ekzistuese.

Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe të tjera për probleme të zemrës, patjetër konsultohuni me mjekun para se të fillon të pini liker murrizi. /Telegrafi/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara