Kulturë

​Billy Joel publikoi një këngë të re pas 17 vjetësh

Joel u bë i famshëm në vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Published

on

Këngëtari, kompozitori dhe pianisti amerikan, Billy Joel ka publikuar këngën e tij të parë të re në 17 vjet – “Turn The Lights Back On”.

Balada është kënga e parë origjinale e fituesit të çmimit Grammy që nga “All My Life e vitit 2007”, e ndjekur nga Krishtlindja në Falluxha me Cass Dillon po atë vit.

Albumi i 13-të dhe i fundit në studio i Joelit, Fantasies and Delusions, u publikua në vitin 2001.

Joel u bë i famshëm në vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar dhe është i njohur për hitet si “Piano Man”, “Uptown Girl” dhe “We Didn’t Start the Fire”.

Së fundmi ai në rrjetet sociale ka bërë të ditur se po vijnë materiale të reja. Ai ka punuar në single me producentin Freddy Wexler.

Në muajt e ardhshëm, ai planifikon të performojë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe në Cardiff – Britani e Madhe.

Magazinë

“Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Published

on

Filmi i ri i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të Amerikës së Veriut, edhe pse ka marrë komente negative në internet.

Sipas të dhënave të Box Office Mojo, gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, filmi ka gjeneruar rreth 87.3 milionë dollarë në nivel global, me pothuajse gjysmën e kësaj shume që vjen nga Amerika e Veriut.

Megjithatë, kjo shifër është nën pritshmëritë, duke marrë parasysh se buxheti i filmit ka kaluar 270 milionë dollarë.

Pavarësisht se ishte pritur të ishte një sukses i garantuar, adaptimi i ri i animacionit klasik të vitit 1937 ka përballuar shumë polemika, veçanërisht përpara premierës së tij.

Filmi u bë temë debati për ndasitë sociale dhe politike, duke përfshirë kritika për zgjedhjen e aktores Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane, në rolin e Borëbardhës.

Gjithashtu, pati reagime të ashpra ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, si dhe ndaj komenteve pro-izraelite të Gal Gadot, aktores izraelite që luan rolin e Njerkës.

Continue Reading

Magazinë

A do të ketë një sezon të dytë të hitit të Netflix, “Adolescence”?

Published

on

Çështja e një vazhdimi të mundshëm të serialit të Netflix “Adolescence” është gjithnjë e më me interes për fansat. Një nga yjet e dramës së Netflix i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një vazhdim të mundshëm.

Nëse nuk e keni parë ende “Adolescence” është serial intrigues me katër pjesë rreth një djali të ri, Jamie. i cili arrestohet me armë nga policia, duke menduar se është i dyshuari kryesor në vrasjen e një prej shokëve të shkollës.

Në katër episode, drama ndjek arrestimin e tij, hetimin e policisë, takimin e Jamie me një psikolog dhe ndikimin që arrestimi i djalit të tyre për vrasje pati tek babai i tij Eddie (Stephen Graham) dhe nëna Manda (Christine Tremarco).

Megjithatë, a do të ketë një sezon të dytë?

Drama ka marrë vlerësime të shumta dhe natyrshëm, disa shikues po pyesin për një vazhdim të mundshëm.

Aktorja Christine Tremarco u shfaq në emisionin ‘Lorraine’ dhe ndau mendimet e saj për këtë temë.

Prezantuesi e pyeti nëse kishte një mundësi për një vazhdim, duke thënë se “do të pëlqente të dinte se çfarë do të ndodhte më pas”, por kushdo që shpreson për një vazhdimësi të historisë së Jamie mund të zhgënjehet nga përgjigja e Tremarco.

“Disa njerëz më kanë thënë këtë, por ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse të bën të mendosh se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Por unë mendoj se ky është një akt, mendoj se përfundon në episodin e katërt”, tha aktorja.

Kushdo që e ka parë Adoleshencën e di që seriali është i fokusuar në historinë që dëshiron të tregojë. Nuk hyjmë në jetën e personazheve kryesore jashtë serialit dhe nëse historia nuk ka më nevojë për ta, thjesht nuk i shohim më.

Një nga shkrimtarët dhe krijuesit e serialit, Jack Thorne, shpjegoi se nuk e zbulojmë saktësisht çfarë ndodh me Jamie-n, se natyra e xhirimeve të njëfishta e bën të pamundur “prerjen” në diçka tjetër. Ai beson se kjo “inkurajon audiencën të përfshihet më shumë sepse ata e dinë se nuk do ta kuptojnë të gjithë historinë”.

Një fund tronditës

E fundit që shohim Jamie është biseda rrëqethëse me një psikologe, ndërsa për herë të fundit e dëgjojmë duke telefonuar familjen e duke u thënë atyre se do ta ndryshojë mbrojtjen e tij në një pranim fajësie. Shikuesve iu dhanë prova mjaft bindëse se ai ishte vrasësi në episodin e parë, dhe “Adolescence” nuk ofroi përmbajtje tipike që fansat e dramave kriminale shpesh presin.

Nuk kishte pista të rreme, vrasës të fshehtë ose zbulime të papritura, seriali ishte i hapur për historinë që donte të tregonte. Nëse do kishte vazhdim, ndoshta do shihnim dënimin e Jamie pasi u deklarua fajtor, ose “Adolescence” duhej të fillonte një histori të re me kastë të re.

Continue Reading

Magazinë

Bashkë-krijuesi i serialit “Adoleshenca”: Flisni me fëmijët tuaj, pyetni se çfarë po ndodhë me jetën e tyre

Published

on

Stephen Graham, bashkë-krijuesi i serialit të shumëpërfolur Adolescence, u ka bërë thirrje prindërve që të bisedojnë me fëmijët e tyre.

Graham i cili po ashtu luan në serialin katër-episodësh, portretizoi rolin e babait të personazhit Jamie Miller, 13-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e një shoqeje në shkollë.

I pyetur si erdhi te ideja e realizimit, pohoi se ishte prekur nga dy raste që kishin ndodhur në të vërtetë në Britani e donte të dinte arsyet pse.

Pas hulumtimeve të shumta dhe faktorëve të shumtë që ndikojnë tek të rinjtë në ditët e sotme, ata arritën të trajtonin një tematikë të ndjeshme.

“Jack bëri shumë hulumtime, dhe në atë moment, asistentja e tij e zbuloi kulturën incel dhe manosferën, sepse unë nuk kisha informacione për këtë. Gruaja ime më tha më pas ajo se ajo që ndjen që programi ynë ka arritur është që prindërit të hapin derën e dhomës së fëmijëve të tyre dhe të flasin me ta”, tha Graham për CNN.

“E dini edhe vetë, kur shkoni në restorant, bisedoni me njëri-tjetrin, pyesni se çfarë po ndodh me ta, kjo është mënyra ta kuptojmë se çfarë po ndodh. Adoleshenca është moshë e vështirë”, pohoi mes tjerash.

Continue Reading

Magazinë

Bisedë e këndshme me dramaturgun kosovar Hynor Vitija

Published

on

Edicioni i radhës i emisionit “n’Ritëm” me Albina Zeneli mirëpriti dramaturgun Hynor Vitija.

I ftuar për një bisedë të këndshme në Campus Radio ai foli rreth karrierës së tij dhe kontaktit të parë me dramën.

Hynori është aktualisht i angazhuar në një serial vendor.

Vitija nuk heziton të përmend edhe vlerësimin që shqiptarët i bëjnë këtij profesioni e madje me krenari foli për çmimin që e pranoi në fund të vitit 2024 ku me dramën ‘Zelus’ mori vendin e tretë në konkursin e dramës origjinale shqiptare.

Përndryshe, me n’Ritëm takohemi çdo ditë pune me fillim nga ora 13:00 deri në ora 15:00 në Campus Radio, 100.7FM. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara