Lajmet

BIK-u mbledh mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

BIK-u disa ditë pas tërmetit hapi mundësinë për kontribuimin me mjete financiare për të prekurit e tërmetit.

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava është pritur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë nga ambasadori turk, Sabri Tunç Angılı.

Tërnava duke i uruar mirëseardhje ambasadorit turk, i cili erdhi në Kosovë javën e kaluar, tha se po e viziton ambasadën edhe që “të ndajmë dhimbjen me të gjithë ata që shkuan në botën tjetër pas tërmetit në një pjesë të Türkiye-s”.

Tërnava tha se lusin Zotin që t’i falë dhe t’i shpërblejë viktimat e tërmetit, njëherësh të plagosurit t’i shërojë sa më shpejtë, derisa bëri të ditur edhe shumën e mbledhur të ndihmave financiare nga xhamitë e Kosovës për të prekurit e tërmetit në Turqisë.

“T’i shpreh përkrahjen e madhe që ka populli i Kosovës për popullin vëlla turk, përkrahje edhe morale, mirëpo në këtë rast BIK nëpër xhamitë e saj ka organizuar edhe tubimin e disa mjeteve materiale dhe kemi tubuar një shumë ta quaj kushtimisht simbolike që e dorëzuam sot. Janë diku 400 mijë e 500 euro që janë tubuar nëpër xhamitë e Kosovës, të cilat shkojnë si ndihmë për ata të cilët u goditën nga tërmeti në atë pjesë të Turqisë”, theksoi Tërnava.

Ai tha se Qeveria e Turqisë, Diyaneti i Turqisë dhe popullata turke përgjithësisht, gjithmonë kanë qenë me Kosovën, gjithherë e kanë ndihmuar Kosovën, gjithëherë kanë qenë pranë Kosovës dhe janë pranë Kosovës dhe në këtë fatkeqësi që ndodhi atje sigurisht që “edhe populli Kosovës me tërë fuqinë potenciale, me zemrën dhe shpirtin e vet është më popullin turk, raporton Anadolu.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı falënderoi myftiun Tërnava për iniciativën e Bashkësisë Islame për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Türkiye.

Angılı tha se populli kosovar dhe institucionet shtetërore ishin me popullin turk edhe materialisht edhe moralisht.

“Vëllezërit tanë kosovarë ishin me ne materialisht dhe moralisht gjatë fatkeqësisë së tërmetit. Zoti i bekoftë. Madje, 17 shkurti ishte 15-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe pavarësisht kësaj nuk na harruan, qeveria shpalli dite zie. Ne jemi mirënjohës për këtë. Jo vetëm ata që jetojnë në Kosovë, por edhe kosovarët qe jetojnë në diasporë na dhanë dorën e ndihmës”, tha Angılı.

Më 10 shkurt, katër ditë pasi tërmetet e fuqishme goditën një pjesë të Turqisë, Bashkësia Islame e Kosovës pas namazit të xhumasë në xhamitë e saj në gjithë territorin e Kosovës hapi mundësinë për kontribuimin me mjete financiare për të prekurit e tërmetit.

Po BIK kishte hapur një ditë pas tërmetit edhe një xhirollogari bankare si mundësi për të kontribuuar me mjete financiare elektronikisht për qytetarët që nuk kanë mundësi ta bëjnë fizikisht.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara