Aktualitet

Big Mac po kthehet: McDonald’s do të rihapet në Ukrainë

Gjiganti i burgerëve mbylli restorantet në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë gati gjashtë muaj më parë.

Published

on

McDonald’s do të fillojë rihapjen e restoranteve në Ukrainë gjatë muajve të ardhshëm. Kjo shënon në njëfarë mënyre rikthimin në normalitet dhe është shenjë mbështetjeje pasi zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë u tërhoq nga Rusia.

Gjiganti i burgerëve mbylli restorantet në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë gati gjashtë muaj më parë, por ka vazhduar t’i paguajë gati 10 mijë punonjës.

McDonald’s tha të enjten se do të fillojë gradualisht rihapjen e disa restoranteve në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev dhe Ukrainën perëndimore, ku kompani të tjera po vazhdojnë biznesin larg luftimeve. Bizneset perëndimore si shitësit spanjollë të veshjeve Zara dhe Mango janë të hapura në Kiev./UBTNews/

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Visar Sutaj, përfaqëson Kosovën në programin prestigjioz të Cern-it në Zvicër

Published

on

By

Profesori i shkollës së mesme të UBT-së, Visar Sutaj, do të përfaqësojë Kosovën në programin prestigjioz “International Teacher Weeks Programme” (ITW2026), që mbahet në qendrën më të madhe botërore të fizikës, CERN, në Zvicër.

Në këtë rrugëtim shkencor, profesori Sutaj do të jetë në mesin e 42 mësimdhënësve të përzgjedhur nga 32 shtete të botës, duke sjellë përvojat më të reja të fizikës moderne direkt te nxënësit tanë.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kuadrove të UBT-së për rritje profesionale në nivel global.

Duke u shprehur i privilegjuar për këtë arritje, profesori Sutaj theksoi se ky trajnim do t’i shërbejë për të thelluar njohuritë e tij dhe për të sjellë përvoja të reja shkencore te nxënësit e tij.

“Është privilegj të jem pjesë e këtij programi prestigjioz në CERN-Zvicër, ku do të kem mundësinë të thelloj njohuritë e mia në fizikën e grimcave. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë të frymëzoj edhe më shumë nxënësit drejt botës së mrekullueshme të shkencës”, shprehet Sutaj.

 

Continue Reading

Aktualitet

Irani nis ekzekutimin e dënimeve ndaj protestuesve të janarit

Published

on

By

Zëvendëskryetari i parë i Gjyqësorit iranian, Hamzeh Khalili, njoftoi këtë të hënë se rastet e personave të arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në fillim të këtij viti janë procesuar dhe tashmë ka nisur zbatimi i dënimeve përfundimtare, raporton Reuters.

Protestat masive anti-qeveritare që tronditën vendin në janar u shtypën përmes ndërhyrjes më të ashpër në historinë e Republikës Islamike. Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit “Mizan”, Khalili deklaroi se për elementët që ai i cilësoi si “terroristë dhe rebelë” nuk do të ketë asnjë lloj tolerance dhe se disa prej dënimeve janë ekzekutuar tashmë ditët e fundit.

Ky njoftim vjen vetëm një javë pasi Irani ekzekutoi tre burra të akuzuar për vrasjen e dy zyrtarëve policorë gjatë trazirave, veprim ky që ka rritur shqetësimin te organizatat për të drejtat e njeriut, si “Hengaw”.

Sipas këtyre grupeve, Teherani po intensifikon ekzekutimet ndaj të burgosurve politikë dhe protestuesve në mes të rritjes së presioneve ushtarake dhe ndërkombëtare. Khalili shtoi se gjyqësori do të jetë i pakompromis ndaj atyre që i quajti “infiltrues, mercenarë dhe tradhtarë që bashkëpunojnë me armikun”, teksa qindra persona janë arrestuar vetëm gjatë muajit mars, që prej fillimit të konfliktit me Izraelin dhe SHBA-në. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i Prokurorisë: Katër të arrestuar për patentë shoferë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një aksioni të suksesshëm të Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të ryshfetit dhe falsifikimit.

Nga operacioni, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar një ekzaminere të patentë shoferëve në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me inicialet V.L., si dhe tre persona të tjerë, I.M., A.B. dhe Z.B., drejtues të dy auto-shkollave në Prishtinë.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet, të cilat rrodhën nga fondi i simuluar i Policisë së Kosovës.

Hetuesit kanë bastisur objektet e auto-shkollave “A” dhe “I”, ku kanë siguruar prova materiale relevante dhe kanë sekuestruar telefonat mobilë të të pandehurve kryesorë.

“Të pandehurit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet të përdorura nga fondi i Policisë së Kosovës, ndërsa në zbatim të Urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli në dy auto shkollat e cekura më lartë ku janë siguruar provat e nevojshme materiale, ndërsa të pandehurve I.M dhe V.L, u janë sekuestruar telefonat e tyre mobil”, thuhet në njoftimin e Prokurisë.

Katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë në Gjykatë.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Talentet e Evropës në shenjestrën e Kosovës: Foda dhe Shala konfirmojnë kontaktet me tre yjet e rinj

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, së bashku me menaxherin e përfaqësueses, Bajram Shala, kanë konfirmuar se janë në monitorim dhe bisedime me tre talente që po shkëlqejnë në ligat evropiane: Erblin Osmanin, Brajan Grudën dhe Lorent Tolajn.

Edhe pse “Dardanët” janë vetëm pak ditë larg përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë në kuadër të play-off-it për Kupën e Botës, vëmendja e opinionit është kthyer edhe nga afrimet e mundshme. Një prej emrave më të diskutuar është ai i 16-vjeçarit Erblin Osmani, i cili bëri bujë me debutimin e tij te Bayern Munich në Bundesliga.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, konfirmoi se Federata tashmë ka hedhur hapat e parë drejt talentit të ri. “Drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkte me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi Shala, duke lënë të kuptohet se bisedimet janë në proces.

Në anën tjetër, trajneri Franco Foda u tregua më i matur sa i përket dyshes Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj. Ndonëse pranoi se i njeh mirë cilësitë e tyre, ai theksoi se prioriteti i tij mbetet skuadra aktuale para sfidës jetike.

“Janë emra shumë interesantë dhe cilësorë të cilët i njoh. Megjithatë, fokusi im total është te lojtarët që kam aktualisht në grumbullim. Për emra të tjerë mund të përgjigjem vetëm pas ndeshjes”, u shpreh Foda.

Kosova do të kërkojë biletën për finalen e play-off-it këtë të enjte, në duelin që nis nga ora 21:00 kundër Sllovakisë, ndeshje kjo që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet e viteve të fundit. /Telegrafi/

Continue Reading

Të kërkuara