Kulturë

Bie Spotify, miliona përdorues nga mbarë globi nuk po mund të dëgjojnë muzikë

Publikuar

Njëra ndër platformat më të mëdha të muzikës në botë, Spotify, ka rënë nga sistemi. Përdoruesit po ankohen se nuk janë në gjendje të dëgjojnë muzikë fare, shkruan The Independent.

Problemet u raportuan në të gjithë Evropën, sipas ndjekjes së faqes në internet Down Detector, megjithëse ndërprerja ka të ngjarë të jetë globale dhe kjo është vetëm një pasojë e vendit ku shumica e njerëzve po përpiqen të përdorin aplikacionin.

Spotify ka një llogari zyrtare në Twitter – Statusi Spotify – që gjurmon problemet dhe jep informacione se kur mund të rregullohen./EO

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Yll Limani publikoi këngën “Kur t’kujtohet”

Publikuar

nga

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Yll Limani publikoi dje këngën e re “Kur t’kujtohet”. Për tekstin u përkujdes vetë artisti, po ashtu edhe për muzikën u përkujdes Ylli dhe Fatjon Miftari.

Miftari po ashtu është kujdesur edhe për producimin e këtij projekti të veçantë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Anulohet festivali Glastonbury

Publikuar

nga

Festivali Glastonbury u anulua për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë COVID-19. Lajmi u konfirmua të enjten.

“Me shumë respekt, ne duhet t’ju njoftojmë se këtë vit festivali nuk do të mbahet”, thanë organizatorët e festivalit.

Tiketat mund të përdoren për vitin tjetër./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vdiq piktori Mustafa Arapi

Publikuar

nga

Piktori i njohur, Mustafa Arapi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, ka konfirmuar vajza e tij, Dorina Arapi.

Ai u lind më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Vazhdo të lexosh

Bota

Yjet mblidhen para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden

Publikuar

nga

Lady Gaga do të performojë himnin kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur, Joe Biden.

Të martën, ylli i popit bëri një vizitë solemne në Capitol për t’u lutur për “një ditë paqeje për të gjithë amerikanët”, nën kupolën e famshme të ndërtesës.

Në Washington DC, Jennifer Lopez pozoi me anëtarët e Gardës Kombëtare./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara