Botë

Biden njofton 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë.

Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të mandatit të tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Pakoja përfshin armatim shtesë të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, automjete të blinduara dhe municione vendimtare për t’i përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Bideni bisedoi në telefon me Zelenskyn në lidhje me ndihmën shtesë të SHBA për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin e plotë nga Rusia.

Në muajt e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë Ukrainën një sërë armesh shtesë, përfshirë qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, sisteme të tjera artilerie, sasi të konsiderueshme municionesh, qindra transportues të blinduar personeli dhe automjete luftarake për këmbësorinë, dhe mijëra automjete të tjera të blinduara. Të gjitha këto do të ndihmojnë për t’i pajisur Forcave e Armatosura të Ukrainës“, thuhet në komunikatë.

Gjatë telefonatës, Zelensky e njoftoi Bidenin për planin e tij për të arritur fitoren kundër Rusisë dhe të dy liderët “ngarkuan ekipet e tyre me detyrua për t’u angazhuar në konsultime të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm“, thuhet në njoftim.

Biden synon të forcojë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, të cilat mund ta rikthejnë ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Trump ka lënë të kuptohet se do të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës përmes negociatave, dhe shumë republikanë në Kongres, përfshirë të zgjedhurin e Trumpit për nënpresident, senatorin J.D. Vance, kanë kundërshtuar dërgimin e më shumë ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, e cila është kandidate demokrate për presidente, e kanë kritikuar Trumpin për deklaratat e tij se mund ta përfundojë shpejt luftën, duke thënë se kjo do t’i lejonte Moskës të mbante pjesët e Ukrainës që aktualisht kontrollon dhe të kërkojë marrjen e territoreve të tjera./REL/

Botë

Pesë të vdekur, pesë të lënduar pasi avioni transportues i Amazon doli nga pista në Miami

Published

on

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion transportues i Amazon doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, duke goditur disa automjete dhe më pas duke u përfshirë nga zjarri.

Pesë persona të tjerë u lënduan në aksident, bëri të ditur shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Miami-Dade, Raied “Ray” Jadallah, gjatë një konference për media të dielën në mbrëmje.

Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në një qendër traumatologjike, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në një spital lokal.

Sipas Jadallah, disa nga viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda automjeteve që u goditën nga avioni dhe ekipet e shpëtimit u detyruan t’i nxirrnin nga to.

Avioni, një Boeing 767-300 për transport mallrash, po fluturonte nga San Juani i Porto Rikos drejt Miamit. Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se fluturakja doli nga pista pasi u ul në Miami rreth orës 14:00.

Ende nuk dihet arsyeja pse avioni nuk arriti të ndalej.

Sipas të dhënave të faqes për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, avioni po lëvizte me shpejtësi prej afro 209 kilometrash në orë kur doli nga pjesa e përdorshme e pistës.

CNN, pas shqyrtimit të komunikimeve ndërmjet pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, raportoi se ekuipazhi nuk kishte shpallur gjendje emergjente para uljes, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 60 njësi të emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ku gjetën avionin të përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi të zi ishte ngritur mbi zonë.

“Djema, avioni është në zjarr. Avioni është në zjarr. Bëhuni gati”, dëgjohet duke thënë një pjesëtar i ekipeve të emergjencës në komunikimet e siguruara nga Broadcastify.

Ekipet e shpëtimit raportuan se pilotët ishin nxjerrë nga avioni dhe po merrnin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Zyra e Sherifit të Miami-Dade njoftoi se autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të personave që humbën jetën. Për familjarët është hapur gjithashtu një linjë e posaçme telefonike për informacione./A.K/

 

Continue Reading

Botë

Sot nis në UBT – Kongresi Ndërkombëtar IFSGC 2026

Published

on

By

Sot, më 7 shtator, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, nis Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Shkencave të Ushqimit, Shëndetit dhe Gastronomisë – IFSGC 2026, i cili do të mbahet deri më 9 shtator.

UBT, si institucion pritës dhe bashkëorganizator kryesor, mirëpret ekspertë, akademikë, studiues, profesionistë të industrisë dhe studentë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar Prishtinën në një pikëtakim ndërkombëtar të dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit në fushën e ushqimit, shëndetit dhe gastronomisë.

Nën temën “Innovating the Future of Food, Health & Gastronomy”, kongresi do të sjellë diskutime, prezantime dhe shkëmbim të ideve mbi zhvillimet më të fundit shkencore, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në këto fusha.

Përgjatë tri ditëve, IFSGC 2026 do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunime ndërkombëtare, prezantim të kërkimeve shkencore dhe ndarje të përvojave mes komunitetit akademik dhe profesionistëve të industrisë.

Për më shumë informata: www.ifsgc.net

Continue Reading

Botë

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nëntë ditë nën rrënoja, dy persona gjenden të gjallë në një tunel në Nepal – pamje

Published

on

Dy persona u shpëtuan nga një tunel i hidrocentralit, nëntë ditë pasi përmbytjet katastrofike goditën Nepalin, me më shumë se 4,000 njerëz ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e më shumë se 500 inxhinierëve të mbledhur në një grup në WhatsApp, po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukurit.

Në grup, ata shkëmbejnë skica të hidrocentraleve dhe tuneleve dhe informacione rreth planimetrisë së tyre për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të gjejnë hyrje dhe të përcaktojnë se ku mund të ketë të mbijetuar.

Kërkimi po vështirësohet nga fakti se përmbytja ndryshoi terrenin përreth tuneleve dhe solli sasi të mëdha balte, shkëmbinjsh dhe materialesh të tjera në to.

Përmbytja la rreth 2.2 milion ton sedimente dhe mbeturina në luginë, dhe në disa vende hyrjet e tuneleve janë varrosur plotësisht.

Më shumë se 1,200 njerëz vdiqën në përmbytjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës dhe më shumë se 4,000 njerëz ende rezultojnë të zhdukur.

Fatkeqësia shkatërroi rreth dhjetë përqind të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike të Nepalit./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara