Aktualitet

Biden në Evropë për të diskutuar për Ukrainën, teksa Rusia kryen sulm “masiv”

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të mbajë takime sot në Berlin me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ua shpalosi liderëve të BE-së dhe zyrtarëve të NATO-s një grumbull masash për të cilat tha se do të ndihmonin vendin e tij t’i japë fund pushtimit 31-mujor nga Rusia.

Derisa Bideni po e kryen këtë vizitë, Rusia po i përshkallëzon sulmet ditore ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së Ukrainës, të cilat kulmuan të premten kur ushtria ruse e kreun “njërin prej sulmeve më masive” me dronë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Biden, i cili mbërriti në Gjermani mbrëmjen e së enjtes, fillimisht planifikoi ta vizitonte këtë vend javën e kaluar për një vizitë katërditore për të marrë pjesë edhe në takimin e grupit Ramstein të rreth 50 aleatëve të Ukrainës, për të diskutuar dhe bashkërenduar ndihmën ushtarake për Ukrainën, të cilën e pret një dimër i vështirë.

Por, ai e anuloi atë vizitë për t’u marrë me pasojat e uraganit Milton në SHBA.

Biden do ta fillojë vizitën e tij me një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’ia dorëzojë presidentit amerikan Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, çmimi më i lartë i Gjermanisë.

Më pas, ai do të zhvillojë bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, gjatë një vizite të shpejtë një ditëshe.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se Bideni synon “ta bëjë angazhimin tonë ndaj Ukrainës të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar për një periudhë afatgjatë”.

Më 17 tetor, Zelensky paraqiti hollësi të “planit të tij të fitores” para aleatëve të Ukrainës në BE dhe NATO, duke kërkuar t’i bindë ata ta ftojnë Ukrainë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake – një vendim që, sipas tij, do të zbuste vullnetin e Moskës për ta vazhduar luftën dhe do ta detyronte të negocionte në mirëbesim.

Megjithatë, derisa ka deklaruar se Ukraina do të bëhet anëtare e saj një ditë, NATO-ja deri tani nuk është dhënë një afat të qartë, ndërs presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se synimi i Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës ishte një nga arsyet për pushtimin e saj.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, duke rikonfirmuar se NATO-ja po punon për ta afruar Ukrainën gjithnjë e më pranë, nuk e përkrahi thirrjen e Zelenskyt për ta ftuar atë t’i bashkohet aleancës./REL/

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara