Aktualitet

Bibloteka Kombëtare merr ngjyrë ari në ndërgjegjësim të muajit për kancerin në fëmijëri

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri janë ndriçuar me ngjyrë ari kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Organizata Action for Health.

Drejtoresha e Action for Health, Nezaqete Rukovci, tha se kjo ngjyrë simbolizon luftën kundër kancerit të fëmijërisë.

“Kjo dritë e verdhë që është një simbol ndërkombëtarë për fëmijët është shprehje e guximit, forcës dhe përballjes së tyre. Ne jemi këtu bashkë me iu tregu se në rrugëtimin drejt shëndetit nuk janë vetëm dhe për t’iu dhënë kurajo se bashkë ta kalojmë këtë sfidë”, tha ajo.

Krahas anëtarvëve të kësaj organizate i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Zbulohet shtatorja e Afrim Zhitisë, Haradinaj: Kujdes që të ruhet kujtesa historike

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë përurimit të shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llugë të Podujevës, ka thënë se duhet të bëhet kujdes që të ruhet kujtesa historike.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe Ish eprori i UÇK-së, njëherit kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitisë në Llug të Podujevës dhe nga aty vlerësoi lartë rolin e kontributin e Afrim Zhitisë.

Ai tha se Afrim Zhitia ishte kryeredaktori i lajmëtarit të lirisë që punonte nën hundën e Beogradit.

“Vllezër e motra këtu , me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetari të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngritët shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngritët shtarorja e Afrim Zhitisë së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëm të Kosovës. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë të shndërrojmë në rezistence reciprociteti në forcë i përgjigjemi pushtues janë ngrit celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti. /S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

​Policia arreston tre persona që ishin në kërkim nën dyshimin për vrasje në tentativë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët ishin në kërkim si të dyshuar për vrasje në tentativë. Rasti kishte ndodhur më 13 shtator lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë J.B, H.A, A.K, të gjithë shtetas të Kosovës.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme, përveç arrestimeve, ka sekuestruar edhe dy armë zjarri.

“Personat e dyshuar kanë qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast vrasje ne tentativë, shkaktim i rrezikut te përgjithshëm, që ka ndodhur me datën 13.09.2025, në lagjen Arbëria në Prishtinë”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Ndaj tyre janë iniciuar procedurat për veprat: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që për veprën Vrasje në tentativë policia është në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar”, bëri të ditur Policia e Kosovës të premten, më 19 shtator./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Policia konfiskon lëndë narkotike në Prishtinë

Published

on

Përmes një komunikate për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, kanë njoftuar se gjatë punës operative në terren, kanë pranuar informatën për përfshirje të dy të dyshuarve në trafikim me lëndë narkotike.

Në vazhdën e trajtimit të rastit, hetuesit e anti-drogës dje (18.09.2025), në orët e mbrëmjes, kanë arritur ta ndalojë automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, ku gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.5 gramë.

Policia tha se gjatë realizimit të planit, një i dyshuar tjetër me veturë, me të vërejtur policinë, e ka braktisur veturën dhe ka arritur të ikë. I dyshuari në tokë ka hedhur një qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë p 41.8 gramë, kurse në veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale edhe 180 euro dhe një telefon.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e njërit të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar provat: pesë qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 545.6 gramë, një peshore dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë: substancë që dyshohet të jetë narkotike- marihuanë me peshë 9.2 gramë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike, 179 kavanozë të mbushur me fara në fazën e prodhimit për kërpudha narkotike.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari L. A., mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë./S.K/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Rama dhe ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të ri qeveritar bënë sot betimin para Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ceremonia zyrtare nisi në orën 10:00 në ambientet e Presidencës, ku u lexua edhe dekreti për emërimin e Këshillit të Ministrave.

Tashmë pritet që të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë së re në Kryeministri./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara