Lajmet

​Biblioteka Kombëtare ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nga sot ka filluar të ofrojë qasje infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara, me organizatën “HANDIKOS” që ka përuruar hapësirat ku është ofruar qasja. Tashmë kjo kategori do të ketë mundësi të qaset në zyre, në hapësirat ekspozuese, në amfiteatrin kryesor dhe në dy salla të leximit.

Drejtori i organizatës joqeveritare “HANDIKOS”, Afrim Maliqi tha se një ndër sfidat kryesore e personave me aftësi të kufizuara është qasja. Maliqi theksoi se edhe pse objekti i Bibliotekës Kombëtare është i vjetër, ka mundur të rregullohet kohë më parë në mënyrë që të krijohet ambient i përshtatshëm për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Duke folur për Udhëzimin Administrativ për qasje, Maliqi theksoi po të respektohej me kohë ky udhëzim, sot Kosova do të kishte ambient të qasshëm për të gjithë.

“Një ndër sfidat kryesore me të cilën ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara është qasja apo qasshmëria. Kjo bazohet edhe në hulumtimet që kemi bërë ne por edhe organizatat tjera partnere. Në këtë rast është zgjedhur Biblioteka Kombëtare që të krijojë kushte dhe të krijojë hapësira të qasshme për të gjithë që nënkupton edhe për studentët me aftësi të kufizuara. Një gjë që është me rëndësi është se edhe pse është objekt i vjetër që sa dekada, ka mundur të rregullohet dhe ka mundur t’i përshtatet nevojave me çfarëdo kufizimi që kanë ata dhe të krijohet ambient i përshtatshëm si për të gjithë të tjerët. E them kështu se sa herë që bisedojë me institucionet, shumica arsyetohen se është objekti i vjetër dhe nuk ka mundësi apo krijohet buxhet, mirëpo ky është një shembull se mund të rregullohet edhe në objekt të vjetër. Nëse flasim për objekt të ri, qysh në vitin 2007 kur ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ për qasje, po të ishte respektuar ky udhëzim administrativ sot Kosova në përgjithësi do të ishte ndryshe, do të kishte një ambient të qasshëm për të gjithë”, deklaroi ai.

Krijimit të qasjes për persona me aftësi të kufizuara në Bibliotekën Kombëtare i është gëzuar edhe studenti Eldin Gashi. Ai tha se edhe pse nuk është përdorues i karrocës, pjerrinat e vendosura do t’i mundësojnë atij qasje më të lehtë në bibliotekë.

“Gjatë këtij viti jam bërë edhe student dhe ndoshta do të më bie më shpesh të vizitojë Bibliotekën Kombëtare e shumë më të lehtë do ta kem të qasem në objekt. Ndoshta nuk jam përdorues i karrocës por eci me vështirësi edhe në të njëjtën kohë pjerrinat do të ma bëjnë shumë të lehtë qasjen në objekt”, tha ai.

Kurse, Alban Morina nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” theksoi se në Bibliotekën Kombëtare tanimë është ofruar qasje në hapësirat administrative dhe se ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës.

“Projekti është financuar prej Ministrisë së Kulturës dhe ka pasur për qëllim qe të krijojë qasje të personave me aftësi të kufizuara në objektet e trashëgimisë kulturore. Gjitha këto punime që i keni parë sot në Bibliotekën Kombëtare janë vetëm një pjesë e vogël e projektit dhe projekti ka filluar me takime, me vizita në objektet e trashëgimisë kulturore edhe çfarë është më e rëndësishmja ka kulmuar me publikimin e këtij doracaku që do të shërbejë të gjitha OJQ-ve ose kompanive private që të bëjnë ndërhyrje në saje të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Vendi

Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem

Published

on

By

Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Live

Çmimet e naftës bien teksa Trump thotë se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”

Published

on

By

Çmimet e naftës kanë rënë këtë të mërkurë me më shumë se 3%, duke zbritur pak mbi 100 dollarë për fuçi, raporton BBC.

Kjo vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë në Zyrën Ovale, se vendi do të largohet nga Irani “shumë shpejt” dhe se aksioni ushtarak mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh.

Megjithatë, çmimet e naftës bruto Brent mbeten 39% më të larta krahasuar me 28 shkurtin, kur filloi lufta dhe Irani mbylli efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë vendimtare për furnizimet globale të naftës dhe gazit. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Tre të arrestuar dhe një person në kërkim për dhunë në familje

Published

on

By

Në Policin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Rastete e raportuara vijn nga Drenasi, Graçnica, Kamenica dhe Peja.

Në Drenas, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që rasti të vijojë në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë, policia ka intervistuar dy gra të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri. Edhe ky rast, me vendim të prokurorisë, po trajtohet në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në Pejë është raportuar për një sulm fizik dhe kanosje ndaj një gruaje, e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor derisa prokuroria është njoftuar për detajet e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Në raportin e fundit njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të armëmbajtjes pa leje që kanë çuar në arrestimin e tre personave në qytete të ndryshme.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pas mesnatës është arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë, ndërsa po ashtu në Lipjan, gjatë mesditës, policia ka ndaluar një person tjetër në veturën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me një fishek.

Për të dyja këto raste, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndërkohë, në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i janë gjetur 15 fishekë të armës me gas, me ç’rast është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ndonëse aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Continue Reading

Të kërkuara