Lajmet

Beyonce dhe Jay-Z në jahtin me vlerë 400 milionë dollarë

Published

on

Ikona e popit filloi festimet e ditëlindjes së saj duke marrë me qira një mega jaht 400 milionë dollarë dhe duke lundruar nëpër Mesdhe me familjen e saj.

E ndërtuar në vitin 2019, “Fox Flying” mund të strehojë deri në 25 mysafirë dhe vjen me një pishinë 39 metra në kuvertën kryesore, një kinema, klub nate, ashensor dhe dy helipada.

Ndërsa jeni në bord, 55 anëtarë të ekuipazhit do të kujdesen të gjitha nevojat e klientëve në jaht. Sipas blogut të famshëm të pasurive të patundshme HouseOfCelebs, super jahti jep me qira për 4.2 milionë dollarë në javë, transmeton UBT News.

Ajo gjithashtu ka postuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, gjatë ditëlindjes së saj në jaht.

Kelly Rowland dhe nëna e këngëtares, Tina Knowles-Lawson ishin gjithashtu në bord për festimin e ditëlindjes së 40-të të Beyonce./UBTNews

Lajmet

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.

I bëjmë thirrje deputetit Kurtit të reflektojë, të zhbllokojë situatën, ta ndërrojë kandidaten, në mënyrë që institucionet të konstituohen. PDK-ja ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të mundohemi me çdo gjë për ta zhbllokuar situatën”, tha Çitaku.

 

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë.

Ai theksoi se vonesat po e dëmtojnë Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për qëndrim të jashtëligjshëm në detyrë.

Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive ndërpritet, vazhdimi më 23 maj

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 52 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.

54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë.

Çfarë do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara