Lajmet

Betohen 180 ushtarët e rinj, Osmani: FSK po forcohet çdo ditë e më shumë

Osmani tha se FSK po forcohet çdo ditë edhe në shumë.

Published

on

180 rekrutë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë betuar në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Skënderbeu” në Ferizaj.

Presidentja Vjosa Osmani tha se FSK po forcohet çdo ditë edhe më shumë. Komandantja supreme ka garantuar se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Tutje ajo tha se këta ushtarë duhet ta bartin me krenari këtë uniformë, pasi sipas saj, është derdhur gjak për të.

“Sot është ditë e veçantë për shtetin tonë sepse prej sot FSK po forcohet me djem e vajza. Prej sot shteti ynë është më i fortë, janë ushtarë të shtetit tonë për shtetin tonë të pacenueshëm. Si komandante jam krenare që po e shoh ushtrinë tonë, e cila është në krah me ushtritë aleate. Historia jonë është përplot gra e vajza, te cilat e bartin uniformën e të cilat duhet që ky nunër të rritet. FSK do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë ndërkombëtar. Ju jeni sot këtu për t’u dalë në ballë sfidave. Ushtarët tanë do të jenë aty ku cenohet e drejta dhe siç e dini që FSK-ja është në proces dhe ju ushtarë duhet ta dini se po bartni një uniformë të një shteti që është derdhur gjak”, tha Osmani.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Lajmet

Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube

Published

on

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita vazhdoi me ngritje në Evropë, pas kualifikimit në Ligën e Konferencës dhe rezultateve të arritura, kur deri tash e ka tejkaluar edhe tri herë kampionin e Kosovës, Ballkanin në renditjen e re të UEFA-s për klube.

Tashmë, Drita është e 151-ta në Evropë, me një koeficient prej 11.000 pikësh. Ndërkohë, Ballkani është në vendin e 160-të me 10.000 pikë të tubuara.

Vetëm në sezonin e fundit, Drita ka marrë 4.000 pikë.

Gjilanasit i nisën kualifikimet evropiane në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku eliminuan Differdangen, për t’u eliminuar në fazën e dytë nga Copenhagen.

Më pas, Drita kaloi në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, ku u mposht nga FCSB-ja e Rumanisë.

Më tej, Drita shkoi në play-offin e Ligës së Konferencës, për të eliminuar përsëri Differdangen dhe për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Deri më tash, bardhekaltërit kanë zhvilluar tri ndeshje në Ligën e Konferencës, ku kanë marrë pesë pikë.

Së pari, Drita barazoi 1-1 me KuPS në Finlandë, për të barazuar me të njëjtin rezultat me Omonian në “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e 6 nëntorit, Drita fitoi si mysafire e Shelbourne me shifrat prej 1-0.

Në tri ndeshjet e ardhshme, Drita ka punë me Shkëndijën e Tetovës, AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: Meta do të heqë butonat “Like” dhe “Share”

Published

on

Kompania Meta ka njoftuar se më 10 shkurt 2026 do të hiqen përfundimisht butonat e njohur “Like” dhe “Share” nga faqet e jashtme të internetit.

Në një postim në blog, kompania thekson se administratorët e faqeve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim shtesë për këtë ndryshim, megjithatë ata që dëshirojnë mund t’i largojnë këto shtojca edhe më herët.

Pas kësaj date, shtojcat ekzistuese do të ndalojnë së funksionuari, duke u shfaqur si elemente të padukshme me madhësi 0×0 pikselësh në praktikë, do të jenë inekzistente. Ky ndryshim shënon fundin e një epoke për Facebook dhe Meta.

Butonat “Like” dhe “Share” u prezantuan që në 2010, si mënyrë për të rritur trafikun e faqeve përmes ndarjes së përmbajtjeve në rrjetin social që dikur dominonte internetin.

Sipas Metës, këto shtojca “reflektojnë një epokë të mëparshme të zhvillimit të internetit”, dhe përdorimi i tyre është zvogëluar ndjeshëm ndërsa peizazhi digjital ka evoluar.

Kompania thekson se Facebook ka sot një rol më të vogël brenda strukturës së gjerë të Metës sesa në të kaluarën.

Po ashtu, integrimet që mbështeten ekskluzivisht në këtë rrjet social janë bërë gjithnjë e më të rralla. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Përshtatja në MLS, Messi: Ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe

Published

on

Ylli Lionel Messi ka folur për jetën e tij duke theksuar ndryshimin në presionin dhe qasjen ndaj futbollit dhe jetës personale që pas transferimit te Inter Miami.

“E shijojmë çdo ditë, por në një mënyrë ndryshe, më të relaksuar, pa aq shumë presion apo detyrim për të fituar, edhe pse gjithmonë dua të fitoj dhe të arrij objektivat. Sigurisht që ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe, dhe kjo e bën jetën më të qetë. Mund të shijojmë më shumë familjen, fëmijët, stërvitjet dhe ndeshjet, pa e pasur mendjen gjithmonë te futbolli”, ka thënë Messi.

Sipas tij, kjo qasje më e qetë ka ndikuar pozitivisht edhe në jetën personale.

“Më parë, rezultatet dhe rutina e përditshme ndikonin shumë te humori im. Tani gjithçka është ndryshe, ndihemi mirë këtu”, përfundoi Messi.

Messi ka qenë një nga figurat më të spikatura në MLS që prej ardhjes së tij te Inter Miami në vitin 2023, duke ndihmuar klubin amerikan të fitojë trofeun e parë në histori dhe të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ligës në mbarë botën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i AKB-së: Presidentja duhet të angazhohet në krijimin e numrit për propozimin e buxhetit

Published

on

Mosmiratimi i buxhetit të Kosovës do të sjellë pasoja rënda për ekonominë e vendit ka paralajmëruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e cili i ka bërë thirrje presidentes që të angazhohet në mënyrë që buxheti të propozohet.

Shahini ka përmendur çështjen e komisioneve parlamentare përmes të cilave do të mund të hapeshin rrugët ligjor për buxhetin.

“Mosmiratimi i buxhetit është çështje shumë e ndërlikuar dhe mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe gjithë vendin dhe kjo do të duhej të ndodhë. Iniciativa nuk mund të ketë jashtë kornizës ligjore duhet të bëhen komisione dhe komisionet në kuadër të mundësisë ligjore që ja u lejon ata duhet me buxhetu projektin dhe me amandamentu në Kuvendin e Kosovës për miratim. Çdo nismë tjetër janë nisma jo kushtetuese dhe janë iniciativa të mija por jo kushtetuese prandaj ne jemi më institucione dhe me ligje, prandaj deputetët e dinë përgjegjësinë e vet e dinë edhe qeveria e cila nuk është funksionale. Prandaj është e padrejtë që dikush paradite është ministër e pasdite është deputet, kjo nuk mund të ndodh dhe nuk duhet të ndodh që kuvendi të lejon një komoditet që një grupit parlamentar të deputetëve me ja miratu një vendim apo një projektbuxhet shtetit. Janë të ndara pozicionet, përgjegjësitë dhe autorizimet, qeveria duhet të propozojë kuvendi të miratojë por jo një grup deputetësh që në këtë rast janë jokushtetuese kompetencat dhe ka konflikt të interesave në mes të deputetit dhe të ministrit, janë disa të tillë dhe besoj që presidentja duhet të angazhohet më shumë për krijimin e një numri të një qeverie me numër minimal por t’i ketë këto të drejta për me propozu buxhet komisioneve parlamentare dhe ato të vazhdojnë më procedura të parapara me ligj”, tha ai.

Shahini theksoi se faji për këtë gjendje që ndodhet Kosova është i përgjegjësit për krijimin e qeverisë dhe shtoi se populli po sakrifikohet nga kjo gjendje.

“Është faji i përgjegjësit për të kriju qeveri dhe qeveria për të propozuar kuvendit projektligjin e buxhetit kurse pas leximit duhet të shkon nëpër grupe parlamentare sepse janë të rregulluara këto dhe përderisa ende nuk ka komisione parlamentare dhe ato komisione janë përgjegjëse për buxhet, deputetët nuk mund të bëjnë dicka jashtë asaj që kanë përgjegjësi, përgjegjësia është edhe e presidentit dhe të fituesit për të bërë qeveri. Populli, ekonomia, bizneset, nxënësit, studentët, punëtori, të moshuarit dhe të gjithë janë pjesë e sakrificës edhe për të zhvilluar shtetin por edhe për të pasur pasoja për shkak të mos miratimit të buxhetit”, theksoi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara