Lajmet

Betohen 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes, Osmani: Kosova dhe ShBA ndajnë vlera të njëjta

Vullnetarët kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit.

Published

on

Është bërë betimi i shërbimit për 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë. Vullnetarët kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit dhe zyrtarisht fillojnë shërbimin e tyre vullnetar për dy vjet në Kosovë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për lidhjen mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çka ka thënë se vendet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Nga lajmet e kohëve të fundit me siguri e dini që kjo është periudhë e zënë për zyrat tona, por kur përmendet Korpusi i Paqes me padurim vijmë këtu për të shprehur kënaqësinë tonë për punën tuaj”, ka thënë Osmani.

“Me këtë mesazh përçojmë sot- lidhjen e fortë të bashkimit, promovimit dhe vlerave që i kemi të përbashkëta dhe në të cilat besojmë. Lidhja e përbashkët mes shteteve tona nuk është rastësi, shtetet tona bashkohen me një ambicie te njëjtë, gatishmëri për të performuar më mirë por mbi të gjitha vlera të përbashkëta”, ka thënë presidentja e vendit.

Carolyne Siganda, drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë tha se vullnetarët janë njohur me kulturën shqiptare dhe atë serbe dhe të njëjtit tani pas trajnimit mund të shkruajnë dhe komunikojnë të dy gjuhët.

“Qëllimi i Korpusit të Paqes është të promovojë paqe, ju përfaqësoni 15 shtete të Amerikës dhe institucione të edukimit në Amerikë, dhe qëllimi juaj është sjellja e diversiteteve të cilat e di që do t’i ndani me Kosovën. Pathyeshmëria e juaj që e keni shfaqur në Kosovë është e jashtëzakonshme, keni dhënë kontribut për shkollat dhe organizatat”, ka thënë ajo.

Zëvendësshefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alyson Grunder, tha se e veçanta e kësaj është shkëmbimi i përvojave mes komunitetit amerikan dhe atij në Kosovë.

“Jeta në Korpusin e Paqes nuk do të jetë e lehtë, nuk do të ketë pagë apo mëditje. E di që kur dëgjoni për progresin e arritur për këto 11 javë në trajnim keni zhvilluar shumë shkathtësi. Keni kaluar kohë në Dragash dhe Prizren duke u zhytur në kulturën lokale. Shumë prej jush do të jepni mësim në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, puna juaj do të jetë shkëmbimi i përvojave në mes të komunitetit amerikan dhe atij në Kosovë. Gjashtë prej jush do të punojnë në komuna. Inkurajoj të gjithëve ta përfaqësonin këtë mundësi, të gjithë ju përfaqësoni vlerat e shtetit tonë, punën e zellshme dhe shërbimin”, ka thënë ajo.

Kjo është ceremonia e shtatë me radhë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

Lajmet

IHMK me paralajmërim për motin sot: Priten reshje shiu, rrufe e mundësi për breshër

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme, më 21 korrik, mbi territorin e vendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cila vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë,” sqaron IHMK.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 31°C dhe 33°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, e cila mund të fuqizohet përkohësisht në zonat me stuhi.

IHMK u rekomandon qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të stuhive apo erërave të forta.

Continue Reading

Lajmet

ESTOFEX vendos Kosovën në nivelin më të lartë të rrezikut për stuhi dhe breshër të madh

Published

on

By

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) sipas parashikimit të publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX). Ky alarm paralajmëron mundësinë e motit ekstrem gjatë të martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX-it, niveli 3 është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri i madh, erërat shkatërruese dhe, në raste të izoluara, tornadot. Meteorologët theksojnë se situata atmosferike mund të sjellë një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem këtë verë në rajon.

Në analizën e tyre thuhet se stuhitë e formuara mbi Detin Adriatik mund të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës, ku aktiviteti mund të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se Niveli 3 nuk do të thotë se çdo zonë do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet zyrtare dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje më 2022

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, pas vendimit përkatës të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se ky akt përmbyll një proces të zgjatur që nga viti 2022, kur prokurorët në fjalë kishin paraqitur dorëheqjet e tyre.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës,” – deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi tutje se funksionimi i shtetit bazohet mbi parimet e sundimit të ligjit dhe se institucionet nuk mund të mbeten peng i proceseve të papërfunduara.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara,” – nënvizoi Haxhiu, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri në mbrojtje të integritetit institucional. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara