Lajmet

​Beteja e Koshares ndër betejat më epike dhe më të përgjakshme

Betejën e Koshares, Quni e quan si një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme.

Published

on

Deputetët dhe pjesëmarrësit në Betejën e Koshares kanë dhënë kujtime, detaje e vlerësime mbi atë se çka ndodhi në betejën më epike, por edhe më të përgjakshme të UÇK-së.

Hysen Berisha në emër të PDK-së, i cili ka marrë pjesë në betejën e Koshares, tha se Kosharja i dha një dimension të sigurtë fitores së lirisë ndaj krimit shtetëror dhe barbarisë serbe ndaj shqiptarëve. Ai duke përmendur bazat ushtarake serbe që ishin neutralizuar, ka thënë se aty u mposht ushtria hyjnore siç e cilësonin në Serbi.

“Koshares që e mposhti atë ushtrinë hyjnore si e cilësonte Millosheviqi duke ia marrë që në sulmin e parë kazermën ushtarake për të vazhduar luftimet edhe për atë në Qaf të Morinës, ndërkohë shumë më herët, qysh në shtatorin 98, tërësisht ishte neotrtalizuar kazerma Vejnoviq në tre kufi. Po kështu, me vendosmërinë e pa kthyeshme të luftëtarëve tanë ishte neutralizuar edhe posta ushtarake verore e 7 korrikut në drejtimin e Hasit, Gjakovës dhe Kukësit…..të dashur vëllezër të armës në veçanti ju nëna të dëshmorëve, iu kërkojmë falje nëse në këto përvjetore, me raportimet tona nuk jemi satisfaksion për dhimbjen tuaj të lirisë, kurse ata do të jenë kudo me ne”, tha ai.

Ish-luftëtari që mori pjesë në betejën e Koshares dhe njëkohësisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se kanë dalur fitimtarë nga kjo betejë bashkë me luftëtarët e tjerë. Ai potencoi se nga data 9 prill deri kur u tërhoqën forcat serbe më 15 qershor, ata përjetuan momente shumë të vështira gjatë përballjes me forcat e ushtrisë serbe. Por, pavarësisht kësaj, Quni tha se çdo ditë e më shumë ishin më të fortë dhe më të vendosur për liri dhe pavarësi.

Betejën e Koshares, Quni e quan si një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme.

“Në përpjekjen tonë për arritjen e qëllimit dhe rezistencën e armikut për të ruajtur territoret e okupuara do të zhvillohej një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme. Nga 9 prilli deri më 15 qershor kur përfundimisht u tërhoqën forcat serbe përjetuam shumë momente të vështira. Por, pas çdo vështirësie ne i gëzoheshim fitoreve. Çdo ditë ishim më të fortë e më të vendosur. Ne po përparonim çdo ditë e më shumë. Rritej numri i luftëtarëve, sigurohej armatimi dhe municioni, specializoheshin njësitet e ndryshme, dominonin terrenin dhe bashkëvepronin më mirë. Të gjitha këto i arrinim në kushte apline, borë e mjegull, ngrica e netë të gjata…Ne ishim fitimtarë, ne nuk u zmbrapsëm asnjë pëllëmbë, ne vetëm marshonim përpara. Mësymjen deri në fitore i përjetuam me dhimbje, humbjen më të dashurit tanë, strategët Agim Ramdani, Salih Çekaj, humbëm komandantët Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin e Ali Hasin. Gjithsej 114 luftëtarë kishin kaluar në përjetësi. Mbrapa çdo njërit është një histori”, tha Quni.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila gjatë asaj kohe shëronte plagët e të plagosurve, falënderoi Shqipërinë, pasi ishin të bekuar që kishin mbështetjen e tyre.

“Të gjithë këta dëshmorë e 423 të plagosur u trajtuan nga ekipi mjekësore ose njësia e shëndetësisë që kanë pas rol të shumëfishtë, edhe si luftëtarë, edhe si mjek, të cilët sipas rregullave do të duhej të vendoseshin diku në prapavi, por kjo nuk ka ndodhur sepse mjekët e kanë marrë rrezikun dhe barabartë me ushtarët kanë qëndruar në vijat e para të frontit”, tha ajo.

E në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Enver Haliti tha se qëllimi i luftëtarëve në këtë betejë, ishte thyerja e kufirit dhe dërgimi i armëve për luftëtarët tjerë në Kosovë, por edhe për t’i dhënë goditjen e fundit ushtrisë serbe.

Lajmet

Muret e Oslos shndërrohen në galeri gjigante për artin e grafitit

Published

on

Muret e një ish-zone industriale në Oslo janë kthyer në kanavaca gjigante për artistë të grafitit nga e gjithë bota, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.

Festivali, i themeluar në Gjermani në vitin 2002, është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha globale të artit rrugor, duke mbledhur artistë me stile dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i këtij viti në Oslo solli 40 artistë nga 21 vende të botës, të cilët krijuan murale, grafite dhe portrete, duke shkëmbyer teknika dhe ide gjatë procesit artistik.

Një nga veprat më të veçanta i është kushtuar shpikësit norvegjez Erik Rotheim, i cili patentoi sprejin modern rreth një shekull më parë. Portreti i tij u realizua në një mural gjigant nga artisti suedez Joel Hjort.

Drejtori ekzekutiv i “Meeting of Styles” në Oslo, Simon Diaz, tha se festivali nuk synon më vetëm konkurrencën mes artistëve, por mbi të gjitha shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja përmes artit.

Edhe artistja norvegjeze Tanya Styrvold, e cila është orientuar së fundmi drejt artit rrugor, tregoi se puna me artistë me përvojë të grafitit po e ndihmon të zgjerojë aftësitë e saj krijuese.

Festivali “Meeting of Styles” zhvillohet edhe në Prishtinë, ku këtë vit do të shënojë edicionin e dhjetë nga 28 deri më 30 gusht, duke sjellë sërish artistë dhe krijues të artit urban.

Përveç muraleve, festivali ofron edhe punëtori të hapura për publikun, me synim që arti i rrugës të bëhet më i qasshëm për të gjithë./A.K/ Associated Press

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vitesh

Published

on

Këngëtarja amerikane Mariah Carey po planifikon rikthimin e turneut të saj të famshëm të Krishtlindjeve në Evropë për herë të parë pas tetë vitesh, ka raportuar “The Sun”.

Sipas burimeve pranë artistes, turneu pritet të përfshijë koncerte në Londër dhe Manchester, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Carey ka mbajtur për disa vite koncerte festive kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fansat evropianë nuk e kanë parë në një turne të tillë që nga viti 2018.

Krahas këngëve të saj ikonike të Krishtlindjeve, këngëtarja 56-vjeçare pritet të sjellë edhe materiale të reja muzikore. Ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në studio për regjistrime të reja dhe se është e emocionuar për publikimin e tyre.

Ndërkohë, Carey po përgatit edhe projekte të tjera, përfshirë publikimin e mundshëm të albumit të papublikuar “Someone’s Ugly Daughter” dhe një ribotim special për 25-vjetorin e filmit dhe albumit “Glitter”.

Edhe pse filmi “Glitter” nuk pati sukses në kinema në vitin 2001, kolona zanore e tij ndër vite ka fituar status kult dhe është vlerësuar nga fansat e këngëtares./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ferizaj mirëpret për herë të parë mbrëmjen artistike kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, në Ferizaj është mbajtur për herë të parë mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në sheshin “Adem Jashari”, publiku ferizajas ka ndjekur interpretimet e artistëve Alma Bektashi, Malvina Likaj, Samir Shehu dhe Liridon Sadriu, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Gjatë mbrëmjes janë interpretuar disa nga këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku është bërë pjesë e atmosferës duke kënduar së bashku me artistët.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, “Mbrëmja Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog, më 18 korrik në orën 20:00, në Parkun e Qytetit.

Koncerti është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”. Aktivitetet e festivalit janë të hapura dhe falas për publikun, përveç Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 29 korrik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara