Magazinë

Beteja e Kate Middleton me kancerin: Princesha ndan lajme të mira

Published

on

Pas një viti të vështirë për të, princesha e Uellsit, Kate Middleton ka ndarë përditësim të rëndësishëm për betejën me kancerin. Ajo tregoi se ka kuruar sëmundjen në spitalin ku u trajtua vitin e kaluar, megjithatë kjo nuk do të thotë se është zhdukur përgjithmonë.

Si është tani Kate Middleton?

“Është një lehtësim që tani jam e kuruar dhe mbetem e fokusuar në rikuperimin tim,” ndau Kate në Instagram së bashku me një imazh të vizitës së saj me një pacient në Spitalin Royal Marsden në Londër më 14 janar.

“Siç mund ta dijë kushdo që ka përjetuar një diagnostikim me kancer, duhet kohë për t’u përshtatur me një normalitet të ri. Megjithatë, pres me padurim një vit të ri përpara. Ka shumë për të pritur.”

Gjatë vizitës emocionale, Kate u takua me stafin e përfshirë në trajtimin e saj për t’i falenderuar ata për kujdesin ndaj saj dhe pacientëve tjerë me kancer. Vizita erdhi ndërsa Kate po vazhdon ngadalë kthimin në detyrat publike pasi mori pjesën më të madhe të vitit 2024 për t’u fokusuar tek shëndeti dhe familja e saj.

Hera e fundit që ajo u pa në publik ishte në ditën e Krishtlindjeve teksa iu bashkua familjes mbretërore për festime në Sandringham.

Pjesa më e madhe e fokusit të saj në prapaskenë që nga mbarimi i trajtimeve të kimios është rikthyer në gjendjen e duhur, me një biograf mbretëror që zbuloi se ajo po shkonte dhe në palestër.

“Me sa kuptoj, Catherine po ecën shumë mirë. Ajo po stërvitet në palestër dhe po bën të gjitha gjërat që donte të bënte”, tha Robert Jobson për revistën “Hello” në fund të vitit 2024.

A është rikthyer Kate Middleton në detyrë?

Lajmi i mirë vjen pasi Kate ka nisur një rikthim gradual në detyrë pasi zbuloi se ka përfunduar trajtimin e kimioterapisë. Pjesëmarrja e saj në vizitën spitalore shënon fillimin e kthimit të planifikuar të princeshës në punë dhe angazhimet publike gjatë muajve të ardhshëm.

Pas gati një viti spekulimesh, ndërsa ajo merrej me probleme serioze shëndetësore, Princesha e Uellsit më në fund ndau disa lajme pozitive me fansat anembanë globit më 9 shtator.

“Vera po mbaron, nuk mund t’ju them se çfarë lehtësimi është që më në fund përfundova trajtimin tim të kimioterapisë,” tha Kate shoqëruar me një video të ëmbël duke dhënë një vështrim të sinqertë dhe të paprecedentë në jetën e saj private në shtëpi.

Kate njoftoi se ishte diagnostikuar me një formë të pazbuluar të kancerit në mars të vitit 2024 pas një operacioni të mëparshëm serioz në bark dhe do t’i nënshtrohej disa seancash “kimioterapie parandaluese”.

Ajo është mbështetur shumë gjatë betejës së saj me sëmundjen nga princi William, 41 vjeç, i cili e vuri familjen në vend të parë pasi ata u përballën me këtë kohë të vështirë. Princi ndërpreu detyrat e tij për të qenë aty për gruan dhe fëmijët e tyre.

Kate shpjegoi se udhëtimi kishte qenë “kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm”, i kishte lënë çiftit “perspektivë të re për gjithçka”.

Burimi: Who Magazine

Magazinë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen në New York me performancë të re dhe stil të veçantë

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të fundit në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë flokësh me bikodina, duke rikujtuar pamjen e saj nga videoklipi i këngës “Çike Çike”.

Pamja e artistes është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e kanë lidhur menjëherë me projektin e saj më të ri muzikor, duke e vlerësuar si një qasje kreative në promovimin e identitetit vizual të këngës.

“Çike Çike” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, i cili është publikuar së fundmi dhe shënon një etapë të re në karrierën e saj. Ky është albumi i katërt në studio i Rexhës dhe projekti i parë si artiste e pavarur pas ndarjes nga shtëpia e mëparshme diskografike.

Albumi ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritika, ndërsa ndër këngët më të komentuara përfshihen “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” në bashkëpunim me David Guetta.

Me energjinë dhe projektet e reja muzikore, Bebe Rexha po vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

Producenti i njohur Tay Keith gjendet i vdekur në moshën 29-vjeçare

Published

on

Producenti i nominuar për çmimin Grammy, Tay Keith, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nashville të Tennessee-s, në moshën 29-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se nuk dyshohet për ndonjë vepër penale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur dhe pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Tay Keith ishte i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës hip-hop, përfshirë Drake, Travis Scott, Eminem dhe Beyoncé.

Ai arriti famë ndërkombëtare me bashkëprodhimin e hitit “Sicko Mode”, i cili i solli nominimin e parë për Grammy në vitin 2019. Gjatë karrierës së tij ka punuar edhe me artistë të tjerë të njohur si Lil Baby, 21 Savage, J. Cole dhe Sexyy Red.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit zbulojnë dobësi në ChatGPT, OpenAI ndërhyn me masa shtesë

Published

on

Studiues të sigurisë së inteligjencës artificiale kanë ngritur shqetësime pasi zbuluan se versioni më i fundit publik i ChatGPT-së mund të manipulohej për të gjeneruar imazhe me përmbajtje seksuale ose të dhunshme përmes udhëzimeve të modifikuara.

Sipas raportimit të BBC-së, kompania britanike e sigurisë kibernetike Mindgard arriti të anashkalojë disa prej mbrojtjeve të sistemit, duke bërë që modeli të krijonte imazhe grafike dhe shqetësuese.

OpenAI ka reaguar duke deklaruar se pas identifikimit të problemit janë vendosur masa shtesë mbrojtëse për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjeve që shkelin rregullat e platformës.

Megjithatë, studiuesit pretendojnë se me ndryshime të vogla në udhëzime, sistemi vazhdonte të prodhonte materiale problematike, përfshirë skena të dhunshme dhe përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas ekspertëve të Mindgard, rasti tregon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen kompanitë e inteligjencës artificiale në kontrollin e përmbajtjes së gjeneruar nga modelet e avancuara.

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

“The Devil Wears Prada 2” kalon 620 milionë euro fitime në kinema

Published

on

Filmi “The Devil Wears Prada 2” po shënon sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 620 milionë euro në arkat globale.

Me këtë rezultat, franshiza ka tejkaluar shifrën prej 900 milionë eurosh fitime, kur llogaritet edhe filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro.

Që nga premiera në fillim të majit, filmi ka dominuar në kinema, duke mbledhur rreth 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në suksesin e vazhdimit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku luajnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Filmi sjell ngjarjet dy dekada pas historisë së parë, duke ndjekur rikthimin e Andy Sachs në botën e modës dhe revistës “Runway”.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara