Aktualitet

Berlusconi kandidat për president të Italisë, por a ka shanse të zgjidhet?

Published

on

Parlamenti italian mblidhet të hënën për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, dhe 85-vjeçari Silvio Berluskoni, kryeministër në 4 qeveri italiane, del nga hija dhe bëhet figurë qendrore e debatit presidencial. Manjati i medias po lobon prej javësh tek ligjvënësit e qendrës së djathtë për të siguruar mbështetjen e tyre për një mandate 4-vjeçar si president, por a do ta arrijë vërtet qëllimin?

“Mendoj se ka pak gjasë që Berlusconi të bëhet president. Berlusconi beson se është një ndër figurat më të rëndësishme historike në Itali, në fundin e shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, dhe mendon se vendi nuk ja ka njohur rëndësinë. Ai kërkon pikërisht këtë, kërkon duartokitje dhe që Italia ta kuptojë rëndësinë e tij”, thotë profesori i historisë, Giovanni Orsina.

Continue Reading

Bota

Marrëveshja tregtare SHBA–Britani hyn në fuqi: Ulen tarifat për makinat

Published

on

By

Marrëveshja tregtare e nënshkruar midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit Britanik Keir Starmer, e cila ul disa tarifa për importet nga Britania, ka hyrë në fuqi, tha qeveria britanike të hënën.

Sipas marrëveshjes, prodhuesit britanikë të makinave do të përfitojnë nga një kuotë e re eksporti me tarifë të reduktuar 10%, nga 27.5% që ishte më parë. Po ashtu, tarifat aktuale 10% për motorët dhe pjesët e avionëve janë hequr plotësisht, duke rritur konkurrueshmërinë e industrisë ajrore britanike në tregun amerikan.

“Kjo është një fitore për eksportuesit britanikë dhe një sinjal i qartë për përmirësimin e marrëdhënieve tona tregtare me SHBA-në,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Megjithatë, sfida mbetet për sektorin e çelikut dhe aluminit. Britania është përkohësisht e përjashtuar nga tarifat deri në 50% që SHBA vendosi për vendet e tjera në fillim të këtij muaji, por rrezikon përfshirjen në këto masa duke filluar nga data 9 korrik nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Ne do të vazhdojmë të shkojmë më tej dhe të bëjmë përparim drejt tarifave 0% për produktet kryesore të çelikut, siç është rënë dakord,” shtoi qeveria britanike.

Continue Reading

Bota

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, që kur ai mori këtë post muajin e kaluar.

Në mes të bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste – ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron kapitullim”, tha Wadephul gjatë vizitës të paparalajmëruar në Kiev.

Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës tonë të jashtme dhe të sigurisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

Rusia “po llogarit në dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë”, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të kryera më 29 qershor përfshin qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike.

Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse./REL

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin

Published

on

By

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se fitorja në konfliktin me Iranin ka hapur mundësi të mëdha për Izraelin, si në planin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatik. Deklarata u bë gjatë një takimi me oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme (SHABAK).

Netanyahu vlerësoi suksesin e ushtrisë izraelite në përballjen me Iranin si një arritje strategjike, duke theksuar se fitorja ka privuar armikun nga avantazhet e tij dhe ka mundësuar përparime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe ofensivës.

Dua t’ju informoj se, si rezultat i kësaj fitoreje, janë hapur mundësi të reja – para së gjithash, për lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se, përveç Iranit, Izraeli është ende i përkushtuar në përballjen me Hamasin dhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar organizatën si një kërcënim të vazhdueshëm.

Besoj se do të arrijmë të dy qëllimet: zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe mposhtjen përfundimtare të Hamasit,” theksoi ai.

Kryeministri izraelit la të kuptohet se pas këtij suksesi, po shfaqen gjithashtu perspektiva më të gjera rajonale, duke nënkuptuar një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shtetet arabe dhe përparim në iniciativat e paqes.

Continue Reading

Bota

Trump: SHBA shkatërroi plotësisht programin bërthamor të Iranit

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA ka shkatërruar tërësisht programin bërthamor të Iranit përmes një serie sulmesh ajrore, duke e cilësuar këtë si ndërhyrjen më të fuqishme ndonjëherë ndaj Teheranit.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se objektivat kryesore ishin tre impiante bërthamore iraniane, përfshirë kompleksin nëntokësor të Fordos, të cilin ai e përshkroi si “tashmë të rrënuar”. Sipas tij, pas sulmeve “në vend kanë mbetur vetëm mijëra tonë gurë”.

Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore – të paktën për një periudhë kohe,” deklaroi Trump.

I pyetur nëse Irani mund të kishte zhvendosur uraniumin e pasuruar përpara sulmeve, ai theksoi se një gjë e tillë ishte “shumë e vështirë, shumë e rrezikshme dhe shumë e rëndë për t’u realizuar në mënyrë të fshehtë”.

Ata nuk patën kohë, sepse nuk e dinin që po i afroheshim,” tha ai, duke theksuar elementin e befasisë në operacion.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ndodhej vetëm disa javë larg ndërtimit të një arme bërthamore përpara sulmit amerikan. Ai shtoi se pas goditjes, Teherani nuk ka më as kapacitetin dhe as vullnetin për të vijuar programin bërthamor.

Gjëja e fundit që duan tani është të mendojnë për energjinë bërthamore. Duhet të përqendrohen fillimisht tek rivendosja e funksionimit të vendit.

Presidenti amerikan shprehu gjithashtu besimin se fushata amerikano-izraelite ndaj Iranit do të kontribuojë në zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, duke shtuar se më shumë vende do t’i bashkohen kësaj nisme për paqen në Lindjen e Mesme.

Irani ishte pengesa kryesore. Në fakt, në një moment mendoja se edhe Irani mund t’i bashkohej Abraham Accords,” tha Trump.

Continue Reading

Të kërkuara