Aktualitet

Berjani: BQK pranoi kërkesën për lirim nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në bankë

Shoqata e naftarëve të Kosovës e falënderoj përzemërsisht këtë veprim pozitiv të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani ka treguar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është pajtuar lidhur me kërkesën për lirimin nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në bankë.

Kjo sipas një komunikate për medie nga shoqata, erdhi pas një takimi që u zhvilluar këtë të enjte mes Shoqatës së Naftarëve dhe Guvernatorit të BQK-së.

“Shoqata e naftarëve të Kosovës në takimin e sotëm me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës janë pajtuar lidhur me kërkesën për lirim nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në banke. Me këtë veprim Banka Qendrore e Kosovës ka reflektuar pozitivisht si për bizneset ashtu edhe për qytetaret duke theksuar që për monedhat në vlerë deri në 100.00 euro nuk do të kenë provizion. Shoqata e naftarëve të Kosovës e falënderoj përzemërsisht këtë veprim pozitiv të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

Aktualitet

Ambasada e SHBA-së: Shëndetësia dhe arsimi paralel serb, duhet të bëhet pjesë e sistemit të Kosovës

Published

on

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Pratipati, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Në një intervistë për mediat në gjuhën serbe, Pratipati ka theksuar se secilit duhet të marrë vendime për vete duke i bërë thirrje komunitetit serb që të marrë përgjegjësi në ndërtimin e një Kosove më të qëndrueshme dhe të begatë.

Pothuajse një vit pas largimit të ambasadorit Geoffrey Hovenier, Pratipati është zyrtarja e parë që drejton Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Ajo konfirmoi se procesi i përzgjedhjes së një ambasadori të ri mund të zgjasë, por theksoi se mungesa e tij nuk nënkupton mungesë angazhimi nga ana e SHBA-së.

“SHBA ka mbështetur me krenari rrugën e Kosovës drejt bërjes një vend sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Por jemi të shqetësuar për veprimet e qeverisë së përkohshme dhe për lëvizjet që kanë rritur tensionet, sidomos në raport me trajtimin e serbëve,” deklaroi Pratipati.

Ajo rikujtoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, është përgjegjëse për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Ne presim që Qeveria të garantojë mundësi të barabarta për serbët dhe të sigurojë pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën politike dhe qytetare të Kosovës,” shtoi ajo.

Sa i përket institucioneve paralele serbe në arsim dhe shëndetësi, Pratipati tha se ato duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

“E kuptojmë ndjeshmërinë që lidhet me arsimin dhe shëndetësinë e komunitetit serb. Jemi shprehur vazhdimisht kundër mbylljes së institucioneve pa koordinim me ta,” theksoi diplomatja amerikane, shkruajnë mediat serbe./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Raportimet për keqtrajtim në Hagë, OVL UÇK mban konferencë për media

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar sot një konferencë për media.

Ajo është paraparë të nis nga ora 14:00 në zyrat e organizatës në Prishtinë.

Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit në Hagë ku raportohet për keqtrajtim ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga një ish-gardian në Scheveningen tashmë prokuror i specializuar.

Ai nga një roje burgu, u bë hetues, më tej u gradua në zëvendësshef, e krejt vonë si Shef i Qendrës së Paraburgimit./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Ibishi: Grafitet kërcënuese për Kurtin në veri, pjesë e luftës hibride para zgjedhjeve

Published

on

Në veri të Mitrovicës disa ditë më parë janë shfaqur grafite kërcënuese në alfabetin cirilik, me mesazhin “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, mirpo autorët ende nuk janë identifikuar.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi e cilësoi këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë dhe pjesë të një lufte hibride që intensifikohet para zgjedhjeve lokale.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Tani para zgjedhjeve është një sistem i luftës hibride që realisht ky është kërcënim pasi që ka të bëjë me jetën e kryeministrit në detyrë dhe deputetit, por duhet marrë seriozisht ngase jemi në një situatë para zgjedhjeve lokale, sidomos në pjesën veriore që kemi paraqitje të vazhdueshme të grafiteve dhe mbishkrimeve të ndryshme të elementeve kërcënuese, por edhe që përkasin edhe veprave të tjera penale. Duhet të merret seriozisht. Policia e Kosovës ka arritur njërin prej atyre ta kap dhe mendoj që së shpejti duhet përveç mbulimit të terrenit prej policisë, duhet edhe të ndërmerren masat edhe në sistemin e sigurisë teknike, që ta mbulojnë terrenin. Kjo do të vazhdojë duke parë tendencat e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë për strategjinë shqiptare, sidomos në këtë kohë kur akoma nuk i kemi krijuar institucionet as Kuvendin as Qeverinë”, deklaroi Ibishi.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Kjo tregon që duhet të vihet vëmendje dhe vlerësimi të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe gjithë sektori i sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm të parandalojë. Kërcënimi duhet të adresohet tek institucionet përkatëse në polici dhe prokurori, sepse kërcënon direkt. Çdo kërcënim duhet të merret me seriozitet, për këtë arsye duhet të merren masa të hetimit. Serbia përherë po vazhdon me sistemin e luftës hibride në forma të tjera dhe në këtë mënyrë duhet me shumë seriozitet të merret, dhe me me mbulu terrenin me sistemin e sigurisë dhe me bashkëpunimin me prezencën e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve të sigurisë në Kosovë”, tha ai për EO.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, ndonëse ende nuk ka të dyshuar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Published

on

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

Datë: 05.09.2024

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00,

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit

Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15-Datë: 06.09.2024.

E shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00

Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.

PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Continue Reading

Të kërkuara