Lajmet

Berisha pas heqjes së imunitetit: Vendim antikushtetues, beteja vazhdon

Publikuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur nga ambientet jashtë sallës së Parlamentit për mediat, pasi me 75 vota pro, socialistët i hoqën këtë të enjte imunitetin duke i hapur rrugë arrestimit të tij nga Prokuroria e Posaçme.

Votimin në Kuvend, Berisha e cilësoi si antikushtetues dhe premtoi një qëndresë historike përballë atij që ai e konsideron një plan të mazhorancës së majtë për të shuar Partinë Demokratike dhe opozitën në vend.

“Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Parlamenti sot vazhdoi veprën që tentoi më datën 9 shtator dy vite më parë. Nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë dhe nën moton ‘O sot o kurrë’ do t’i japë përgjigjen më të merituar kësaj qeverie. Sot Parlamenti përfundoi në Parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot në parlament jo nga duart zyrtare por nga tunelet që lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Beteja e nisur vijon fuqishëm si kurrë më parë dhe ju garantoj se kjo opozitë do të qëndroj e pamposhtur në ruajtjen e idealeve demokratike të saj”, tha Berisha./A2/

Lajmet

Mbi 1.8 milion votues në listën zgjedhore, në garë janë 17 parti dhe koalicione

Publikuar

nga

Mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1 mijë e 33 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3 mijë e 480 vendvotime.

Qytetarët që duan të votojnë për president duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Kurse qytetarët që duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare duhet të kenë dokument të vlefshëm ose të skaduar jo më herët se 8 gushti 2023. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave. Në rast se votuesi paraqitet në vendvotim dhe merr vetëm njërën nga fletëvotimet duke refuzuar të votojë në të dy zgjedhjet, nuk do të ketë të drejtë të rikthehet më vonë për të votuar përsëri për zgjedhjet që më herët ka refuzuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Në garë për zgjedhjet parlamentare janë 17 parti dhe koalicione kurse për president garojnë dy kandidatë në rrethin e dytë. Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore./Alsat

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksident te Fakulteti Teknik, gjashtë të lënduar

Publikuar

nga

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit te semaforët afër konvikteve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për UBTNews se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB nuk mund të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

Publikuar

nga

OKB-ja vuri në dukje të martën se nuk mund të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës pas mbylljes së pikave kufitare Rafah dhe Karem Abu Salim.

Zëdhënësi Stephane Dujarric citoi raportin e fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare gjatë një konference për shtyp dhe theksoi se urdhrat e evakuimit nga forcat izraelite për palestinezët në Rafah lindor kanë “rezultuar në zhvendosjen e detyruar të dhjetëra mijëra njerëzve”.

Duke theksuar se banorët janë zhvendosur shumë herë gjatë shtatë muajve të fundit, Dujarric tha: “Civilët në Gaza duhet të mbrohen dhe të plotësohen nevojat e tyre themelore”.

Forcat izraelite lëshuan urdhra evakuimi të hënën për palestinezët në Rafahun lindor, shtëpia e 1.5 milionë palestinezëve të zhvendosur.

Dujarric theksoi nevojën për të siguruar kohën e duhur dhe një rrugë të sigurt me një destinacion përfundimtar të sigurt për ata që dëshirojnë të largohen.

Duke vënë në dukje se vendkalimet Rafah dhe Karem Abu Salim janë të mbyllura, Dujarric tha: “Kjo do të thotë se ne nuk mund të sjellim ndihmë humanitare, nuk mund të kemi akses në furnizime ushqimore. Ne duhet të trajtojmë më shumë se 3,000 fëmijë me kequshqyerje akute”.

Dujarric përmendi një sondazh të kryer nga UN Women dhe tha se ka të paktën 700,000 gra dhe vajza në Gaza, asnjëra prej të cilave nuk ka ku të shkojë.

Duke thënë se 93% e grave dhe vajzave nuk ndihen të sigurta në shtëpitë dhe strehimoret e tyre, sondazhi vuri në dukje se 80% e grave raportohet se vuajnë nga depresioni.

Gati 34,800 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Izraeli akuzohet për gjenocid në një rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Një vendim i përkohshëm në janar tha se është “e besueshme” që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë akte të tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët atje. /AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Fillon procesi i votimit në Maqedoni

Publikuar

nga

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit, kështu edhe ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sa u përket qendrave të votimit, në vendvotimet që ka pasur probleme ose do të haset në te tilla gjatë ditës, procesi vazhdon edhe pas orës 19:00 për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja.

Për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1 milion e 814 mijë e 317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1 milion e 815 mijë e 350 votues.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara