Sport

Bellingham zbulon pse zgjodhi Realin dhe jo Liverpoolin

Bellingham ka zbuluar arsyen se çfarë e shtyu t’i bashkohej Realit para Liverpoolit.

Published

on

Sigurisht njëra nga sagat më të përfolura të merkatos verore pritej të ishte Jude Bellingham, ku vazhdimisht thuhej se Real Madridi dhe Liverpooli po luftojnë kokë më kokë për transferimin e yllit anglez.

Por Liverpooli vendosi që të largohej nga gara me arsyen se mjetet financiare mungojnë dhe klubi nuk mund ta përballojë transferimin e tij.

Kjo gjë i hapi rrugën Realit, i cili tanimë e ka bërë zyrtare nënshkrimin me Bellingham. Tani Bellingham ka zbuluar arsyen se çfarë e shtyu t’i bashkohej Realit para Liverpoolit.

“Kjo nuk kishte të bëjë kurrë me paranë, unë vetëm vendosa t’i bashkohem klubit më të madh në botë: Real Madridit. Të gjithë shokët e mi në Kombëtaren e Anglisë dëshironin që unë të rikthehesha në Premier Ligë, do të ishte një vendim i lehtë dhe në zonën e komfortit tim, por ju nuk mund ta refuzoi të madhin Real Madrid”, tha Bellingham.

“Unë kam vendosur në momentin kur Real Madridi erdhi në shtëpinë time për tu takuar me ne. Ishte gjë e madhe sepse ata ishin tejet të mirë me familjen time, nuk u munduan t’i manipulojnë. Paraja nuk ishte kurrë një faktor. Babai im më tregoi për interesimin e Realit vitin e kaluar, 12/15 muaj më parë, dhe më besoni, u emocionova tej mase dhe zemra mu ndal për pak. Isha në finalen mes Madridit dhe Liverpoolit, ishte një faktor i madh në vendimin tim për t’iu bashkuar Realit”, shtoi më tej Bellingham.

Reali mbylli marrëveshjen me Dortmundin për Bellingham për një shifër prej 103 milionë eurosh, ndërsa 30 milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara